Lajme
SHBA: Jemi në Bosnje për ta tërhequr nga gremina
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të ndërhyrjnë me të gjitha mjetet e presionit diplomatik për të shmangur ndarjen e Bosnje-Hercegovinës. Në një intervistë për “The Guardian”, këshilltari i sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Derek Cholet, ka sinjalizuar angazhimin intensiv të SHBA kundër separatistëve serbë.
Ne i kemi përshpejtuar shumë përpjekjet tona diplomatike për të tërhequr Bosnjen nga humnera. Zërat për rikthimin e konfliktit na shqetësojnë shumë
ka thënë Cholet.
Oratori para pasqyrës
Presidenti amerikan Joe Biden ka ngritur shqetësimin se demokracia në botë po sfidohet në mënyrë alarmante. Gjatë hapjes së samitit virtual mbi demokracinë, ku morën pjesë përfaqësues nga më shumë se 100 vende, Biden vuri në dukje se:
Prirjet shkojnë gjerësiht në drejtimin e gabuar. Ne jemi në një pikë kthese
Shqipëria sot është krenare/Lulzim Basha kalon vettingun e SHBA
Sot duhet të jetë një ditë e gëzuar për demokracinë në epruvetë të Shqipërisë. Gabriel Escobar ka njoftuar sot nga selia e Partisë Demokratike se ka ftuar kryetarin e saj me vulë, Lulzim Basha, është ftuar në SHBA. Ftesa në fakt është një lloj deus ex machina për një kryetar partie që nuk di më të argumentojë veçse me parrullën: Amerika, Amerika, vendime që as janë të tijat.
Franca i thotë "Jo" bojkotit diplomatik ndaj Kinës
Franca nuk do t’i bashkohet bojkotit diplomatik të Lojërave Olimpike të Pekinit të vitit 2022, të propozuar nga dissa vende përëndimore. Ministri i Arsimit të Francës, Jean – Michel Blanquer ka dhënë njoftimin, që është pasuar nga një deklaratë e ministrit të Jashtëm, Jean – Yves Le Drian që ka bërë të qartë se Parisi do të kërkojë një qëndrim të përbashkët të BE-së në këtë drejtim.
Greqia: Pasaporta e vaksinimit nga 6 muaj, tashmë vlen vetëm për 3 muaj
Ministria greke e Shënetësisë ka propozuar së fundmi një amendament sipas të cilit vlefshëmria e pasaportës së vaksinimit kundër CoVid-19 reduktohet në tre muaj. Aktualisht dokumenti ka vlefshmëri 6 mujore çka hap rrugën për doza shtesë në çdo tre muaj.
Greqia është vendi i parë që propozoi pasaportën e vaksinimit dhe një ndër vendet me politikën më agresive në këtë drejtim.
SHBA zbulon letrat/Vetëm sanksione ndaj ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë
Ukraina është sheshi i betejës mes Rusisë dhe SHBA teksa Perëndimi nuk duket të ketë më vendosmërinë e dikurshme për të përparuar strategjikisht drejt Lindjes. Gjatë një takimi virtual prej dy orësh, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin, kanë parashtruar pikëpamjet e tyre duke bërë të qartë interesin e secilit shtet.
Bari që ofron Amerika
Në Tiranë pritet të mbërrijë i Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, i cili sipas njoftimit të përcjellë nga ambasada amerikane në Tiranë, do të vijë për të:
thelluar miqësinë tonë të ngushtë…dhe për të diskutuar mbi vendosmërinë e SHBA për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor
Ambasada amerikane, presion për mbylljen e dosjeve të drogës për afganët
Gjatë një diskutimi në studion e "Të Paekspozuarit" në MCN TV, analisti Andi Bushati ka deklaruar se ambasada amerikane ndërhyn në Prokurori për mbylljen e dosjeve të trafikantëve afganë të drogës. Habitet më kush me këtë?
Omicron konfirmon se vaksina nuk mund të jetë me detyrim
Ta themi qysh në fillim: vaksina është një ndër mjetet më të mira për të ruajtur shëndetin kundër CoVid-19. Kjo për të hequr çdo llj dyshimi. Por vaksina nuk mund të jetë me detyrim, jo në këtë fazë dhe me mënyrën si po përparon sëmundja. Dalja në skenë e variantit Omicron ka ndërlikuar propagandën e vaksinimit me detyrim.
Fotot me Enverin dihen. Interes kanë fotot me Saliun
Mediat antiberishiane dështuan sërish. Ato nuk ia dolën që një fotografi të shitur si ekskluzive ta kthenin në kauzë të antikomunizmit.
Sali Berisha shfaqet në një fotografi me Enver Hoxhën dhe për këtë i bëhet gjyqi se duhet qëruar nga politika. SHBA e ka pritur Saliun në Shtëpinë e Bardhë, Bushi po erdhi këtu. Nuk e dinte CIA këtë meselenë e fotos?