Lajme

Prefekti i ri i Tiranës

Postuar në 23 Nëntor, 2021 15:11

Afrim Qëndro, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor është emëruar së fundmi në detyrën e Prefektit të Tiranës. Një njeri që drejtonte një ndër entet më të përfolura në Shqipëri, Qëndro mori drejtimin e PS-së në Qarkun Vlorë ku e “tregoi veten” në zgjedhjet e fundit.

Ish-kreu i Flotës Ruse të Veriut: Kursk u mbyt pas përplasjes me një nëndetëse të NATO-s

Postuar në 22 Nëntor, 2021 21:11

Ish-kreu i Flotës Detare Ruse të Veriut, admiral Vyacheslav Popov, ka deklaruar në një intervistë për Ria News Agency, se nëndetësja bërthamore “Kursk” u mbyt si pasojë e një përplasjeje me një nëndetëse të NATO-s. Sipas tij, nëndetësja e ndoqi njësinë ruse, por iu afrua asaj më shumë sesa duhet dhe nga përplasja u dëmtua edhe vetë, por arriti të ristartonte motorrët dhe të kthehej në bazë.

A ishte Komonuelthi Lituano-Polak një shtet i dështuar? Një pyetje që hap plagë të pambyllura në Europë

Postuar në 22 Nëntor, 2021 14:30

A ishte Komoneuelthi Lituano-Polak një shtet i dështuar? 

Lufta e klasave në hava

Postuar në 21 Nëntor, 2021 17:13

Këto ditë ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion”, Lea Ypi. E cila prezantohet si profesore, akademike në London School of Economics dhe si person që mban një diplomë nga La Sapienza. Kredenciale këto shumë autoritare në vetvete nëse merr parasysh kompleksin e shoqërisë ku jetojmë.

Polonia: Loja e Lukashenkos me imigrantët, kërcënimi më i madh për destabilizimin e Europës në 30 vjet

Postuar në 21 Nëntor, 2021 15:14

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, e ka cilësuar krizën aktuale të imigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, si kërcënimin më të madh ndaj në 30 vjet.

Aleksander Lukashenko ka nisur një luftë hibride kundër BE-së. Kjo është përpjekja më e madhe për destabilizimin e Europës në 30 vjet

shkruan në tuiter kryeministri polak.

Krismat e para të armëve të pandemisë

Postuar në 20 Nëntor, 2021 19:10

Mediat eruropiane raportojnë për dy të plagosur në Roterdam si pasojë e veprimit të policisë me armë zjarri kundër protestave të dhunshme që janë provokuar nga rikthimi i masave kufizuese. Kryebashkiaku I Roterdamit e ka cilësuar protetsën e fundit një orgji dhune, teksa turma me qindra protestues u vunë zjarrin makinave dhe hodhën gurë kundër forcave të policisë. Sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar 51 persona, mes të cilëve siç raporton në mënyrë tendencioze “The Guardian”, rreth gjysma  ishin nën moshën 18 vjeç.

Propozim në Kongresin amerikan: Nëse Putin merr pjesë në zgjedhjet e 2024-ës, SHBA të tërheqë njohjen

Postuar në 19 Nëntor, 2021 15:34

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ecin drejt një kursi politik që ndan botën sipas menusë së vet, të shijeve të veta. Së fundmi ka dalë në dritë një lajm sipas të cilit Kongresi amerikan mund të adoptojë një rezolutë për mosnjohjen e zgjedhjeve presidenciale ruse të vitit 2024 nëse në to merr pjesë sërish presidenti aktual Vladimir Putin. Është një marrëzi që nuk dihet nga ushqehet, por e cila ka marrë një përgjigje qysh tani duke sinjalizuar llojin e botës që po afron.

Kina nuk na pëlqen. Ta bojkotojmë!

Postuar në 18 Nëntor, 2021 21:41

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar një fushatë diplomatike kundër Kinës ku nuk përjashtohet ideja e bojkotit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Amerika nuk mund të rikthehet me strukturat aktuale të rendit ndërkombëtar

Postuar në 18 Nëntor, 2021 12:09

 

Ndërsa Shtetet e Bashkuara duan të kthehen në rolin që kishin dikur, bota nuk është më e njëjta. Alexander Cooley, drejtori i Institutit Harriman të Universitetit të Kolumbisë dhe profesori i shkencave politike në Kolegjin Barnard, thotë në një intervistë për greken “Kathimerini” se degradimi i vlerave liberale do të vazhdojë në mbarë botën, ndërsa "batica autoritare" është ajo çfarë i pret një sërë shoqërish në Perëndim.

Tele Vizioni i Shoqnisë

Postuar në 17 Nëntor, 2021 23:39

Enkelejd Joti është zgjedhur drejtori i ri i Radiotelevizionit Shqiptar. Pa as më të voglin dyshim është një zgjedhje që për konvenciencë etike mund ta quajmë konservatore. Një njeri besnik i Edi Ramës, më saktë i afërt i tij, që në historinë e gazetarisë nuk thotë asgjë, por në historinë e medias të kujton drejtimin e Top-Channel, i afishuar qartë si televizioni kryesor i partisë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme