Lajme

Dekorata për Ramën, kryeministri francez: I pari që u angazhua në rrugën e pajtimit me Serbinë

Postuar në 29 Mars, 2017 20:16

Dje kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftonte në profilin e vet në Facebook, dekorimin nga presidenti francez, Francoise Holande, me dekoratën e Komandantit të Urdhrit të Legjionit të Nderit. Një nderim i veçantë ky që është ndër më të lartët në Republikën francez.  

Kreu i PD-së, Basha, takohet me kryeministrin hungarez, Viktor Orban

Postuar në 29 Mars, 2017 20:03

“I gjithë populli ushtar", sipas variantit Qeveri-OSBE

Postuar në 29 Mars, 2017 17:06

Dy struktura të reja do të mbështesin çështjet e sigurisë publike. Zyrat e Mobilizimit të ish-Ushtarakeve dhe  Këshillit Vendor për Siguri Publike. Të parat do të jenë nga një në çdo qark dhe hapen me iniciativë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa të dytat me mbështetjen e  OSBE-së. Kështu  në vijim të forcimit të nocionit të rezervistit, gjatë kësaj jave, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka marrë pjesë në hapjen e Zyrave të Mobilizimit në Durrës, Berat dhe Lushnjë, duke njoftuar se ky kontribut do të shpërblehet nga Ministria e Mbrojtjes.

Qeveria e pranon zyrtarisht: Sajmir Tahiri, ministri i kanabizimit

Postuar në 29 Mars, 2017 15:43

Zëvendës kryeministri Niko Peleshi ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të prezantuar një plan masash kundër kanabisit dhe kultivimit të tij.

Ministria e Jashtme: Nuk ka Platformë të Tiranës për krizën në Maqedoni

Postuar në 29 Mars, 2017 15:26

Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë ka thirrur sot në një seancë dëgjimore përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata janë pyetur nga deputetët për situatën në rajon, në dritën e zhvillimeve të reja dhe të vlerësimeve të shumta për ndërhyrje nga Rusia.

Gjesti i imamit Kalaja me futbollistët e kombëtares, KMSH dënon sjelljen e klerikut

Postuar në 29 Mars, 2017 13:12

Komuniteti Shtetëror për Kultet i ka dërguar një letër imamit Ahmed Kalaja ku i tërheq vëmendjen për gjestin tallës ndaj klerikëve ortodoksë, ku protagonistë ishin edhe dy lojtarët të kombëtares.   Edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dënuar videon e dy futbollistëve shqiptarë, Andi Lila dhe Armando Sadiku, të cilët denigronin një prift ortodoks dhe flisnin me përçmim dhe tallje ndaj riteve të krishtere.

As Rusia, as radikalizmi islam/Korrupsioni, sfida kryesore e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 29 Mars, 2017 13:08

 

Problemet kryesore të sigurisë në Ballkanin Perëndimor vijnë nga brenda  dhe jo nga jashtë rajonit. Në ndryshim nga tezat e përhapura së fundmi nga disa qeveria të rajonit, se rreziku rus, apo ai i ekstremizmit islamik, janë kryesorët për stabilitetin rajonal, zv.sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, mendon se korrupsioni është problemi më kërcënues në BP.

Pas 12 refuzimeve Apple pranoi aplikacionin që gjurmon sulmet ajrore

Postuar në 29 Mars, 2017 11:07

Pesë vjet më parë bëra një aplikacion të thjeshtë për iPhone, i cili do te njoftonte përdoruesit e telefonit sa herë qe mediat raportonin për një sulm ajror me dron të SHBA-ve. Apple e refuzoi tri herë aplikacionin, duke e quajtur atë "tepër të dënueshëm ose me përmbajtje të papërpunuar."

Përballë Gjermanisë(BE) me laps në dorë – intervista e “pazakontë” e ministrit të Jashtëm polak

Postuar në 29 Mars, 2017 10:01

Duket se me Poloninë Europa, e sidomos Bashkimi Europian, po njeh një problem serioz. Një vend katolik, me histori kyçe në zemër të kontinentit, me kontribute në kulturë dhe histori, Polonia sot po sheh larg vijave të BE-së, larg predikimit të moralit të tij. Shembulli më i qartë në këtë drejtim është, ndër të tjerë, edhe ministri i Jashtëm Witold Waszczykowski , doktor shkencash në histori, i cili dikur deklaroi se Polonia rrezikon të zhduket në miksimin e kulturave dhe të racave për t’u bërë pjesë e një “bote çiklistësh dhe vegjetarianësh”.

Studimi/Autoritarizëm dhe stabilitetokraci e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 29 Mars, 2017 09:17

Grupi Këshillues Ballkani në Politikën Europiane ka prezantuar dje në Parlamentin Europian një studim të titulluar: “Kriza e Demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Autoritarizmi dhe Stabilokracia e BE-së”. Studimi thekson një paradoks që përjetohet mirë edhe në Shqipëri: Ndonëse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ecur përpara sa I përket integrimit europian, ato kanë bërë hapa pas në çështjet e demokracisë dhe lirisë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme