Kulturë
Rifillojnë punimet për bar-kafe "Hako" në Parkun e Butrintit
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro deklaroi në Komisionin e Edukimit se në Parkun e Butrintit kanë rifilluar punimet për ndërtimin e Bar-Kafesë që do të administrohet nga një subjekt privat.
"Ne e pezulluam për sa kohë të shteroheshin pyetjet dhe proceset në diskutimin publik dhe në marrjen e opinionit të përfundimtar të UNESCO-s. Ka rifilluar punimi dhe shumë shpejt pika e shërbimit bëhet gati për sezonin e ri turistik”-theksoi ministrja.
Ndërron jetë Gëzim Qendro
Është ndarë nga jeta Gëzim Qendro, kritik dhe historian arti. Lajmi është njoftuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro që shton se Qendro vuante nga një sëmundje e rëndë.
Qendro kishte doktoruar në Estetikë në Universitetin Paris VIII dhe ka drejtuar departamentin e Art&Dizanjit në Universitetin Polis.
Ai ka qenë aktiv në debatin për artin, ai ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve dhe ka disa botime mes të cilave “Arkeologjia e mëngjesit”, “Heronjtë janë të uritur”, “Kinostudio ose Shqipëria e Vjetër” etj..
Mbyllet xhamia e Et’hem Beut
Xhamia e Et'hem Beut, e ndërtuar në vitin 1794 do t’i nënshtrohet një restaurimi të plotë. Për dy vjet sa mendohet të zgjasin edhe punimet objekti i kultit do të qëndrojë i mbyllur. Besimtarët janë munduar vetë të bëjnë disa rregullime, ndërsa vendi ku falen gratë është tejet i amortizuar.
Neandertali, artisti i parë
Ideja se Neandertalët ishin njerëzit e parë që krjuan art sa vjen dhe përforcohet për të shkuar drejt një teze përfundimtare. Një studim i fundit që ka marrë në shqyrtim edhe zbulimin e shpellave me vizatime në Spajë që mendohet se janë 65 mijë vjet të vjeta, e vendos Nenandertalin në një tjetër perspektivë për shkencën. Jo më inferiorë dhe të pazhvilluar, por humanoidë të sofistikuar që riprodhonin imazhe dhe që kishin një sens artistik të ngjashëm me tonin.
Kumbaro jep shfaqjen e preferuar të buzëqeshjes: Artistët janë keqkuptuar. Teatri nuk lëviz
Ministrja e Kulturës ka deklaruar se konsultimet kanë nisur dhe se sipas saj projektligji do diskutohet përpara se të bëhet ligj. Sipas saj madje bëhet fjalë për decentalizim kompetencash dhe jo centralizim, ndërkohë që për godinën e teatrit u shpreh se nuk do të ketë ndryshime derisa të ketë një projekt të ri.
Përplasja me artistët, Rama sqaron ndjekësit në facebook
Pas këmbënguljes së ministres Mirela Kumbaro për të mos u tërhequr nga projekti për zhvendosjen e trupës së Teatrit Kombëtar në kompleksin “Turbina”, duket se qëndron vetë kryeministri. Ndonëse në dukje i ka qëndruar larg këtij debati zoti Rama ka gjetur mënyrën për të thënë se qeveria e tij nuk merr leksione nga askush. Duke i kthyer përgjigje një komentuesi në facebook, kryeministri la të kuptohet se janë artistët ata që nuk dijnë çfarë duan.
Kthimin e teatrit në Bingo e firmosi Rama (dokumenti)
Në reagim të deklaratave të aktorit të njohur Robert Ndrenika për zhvendosjen e shfaqjeve të Teatrit Kombëtar, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një letër të hapur i kujtoi Ndrenikës kthimin e ambjenteve të Teatrit Kombëtar në sallë bingoje.
“Unë mendoj gjithashtu se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë nuk duhej ta kishin lejuar që Teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë, por jo artdashës. Nuk di ç’mendoni ju për këtë, i dashur Robert!”-thuhej në letrën e ministres.
Botohet 34 vjet pas vdekjes, vëllimi i katërt i "Historisë së seksualitetit" të Michel Foucault
Është publikuar në Francë vëllimi i katërt i “Historisë së seksualitetit”, libër me autor filozofin e njohur francez, Michel Foucault.
“Rrëfimet e mishit” është një vepër e papërfunduar që vjen për lexuesin 34 vjet pas vdekjes së Foucault dhe hulumton evolucionin e optikës kristiane mbi seksualitetin.
Botuesi Frederic Gros është shprehur se botimi i librit përkon edhe me ngritjen e lëvizjes #MeToomovement kundër ngacmimit seksual.
Kantautori shqiptar Ermal Meta fiton Sanremon në bashkëpunim me italianin Fabrizio Moro
Dyshja fitoi me 52% të votave me këngën "Nuk më keni bërë asgjë" (Non mi avete fatto niente).
Debati/Problemi i pronësisë së xhamisë së Namazgjasë, disa besimtarë refuzojnë të falen në të
Ndërkohë që vijon ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, disa besimtarë paralajmërojnë se nuk do ta frekuentojnë pa u zgjidhur më parë cështja e pronësisë. Ata e cilësojnë ndërtimin mbi pronë të vjedhur sipas tyre, një veprim të pamoralshëm fetar dhe njerëzor.
TemaTv
