Kulturë
Ministria e Kulturës nxjerr jashtë loje Shoqatën e Botuesve në Panairin e Librit në Lajpcig
Deutsche Welle ka raportuar për stendën e librit të Shqipërisë në Panairin e Librit në Lajpcig. Ndryshimi i vënë re kësaj radhe është se stenda dhe programi janë organizuar nga Ministria e Kulturës, madje vetë ministrja Mirela Kumbaro, ka qenë aty e pranishme. Bashkë me të edhe shkrimtarët e vlerësuar me çmime, si Thanas Medi, Gazmend Kapllani, Manjola Nasi.
Shqipëria dhe shqiptarët në sytë e piktorëve francezë (VIDEO)
Mund të themi se për shqiptarët, veç epokës së Rilindjes dhe lëvizjeve për liri e pavarësi, shekulli i XIX ishte gjithashtu dhe shekulli i portretizimit të tij në imazhe, pasi pothuaj për herë të parë, bota e Perëndimit shikonte portretet e shqiptarëve, veshjet e tyre, dekoret shqiptare dhe gjithçka e jashtme që lidhej me përjetimet e tyre, valltarët, këngëtarët, personazhet historikë, edhe pse në pjesën më të madhe këtu bëhet fjalë për shqiptarët jashtë kufijve aktualë të Shqipërisë, pra të atyre që jetonin jashtë kufijve të sotëm.
"National Geographic" e pranon: Kemi qenë rracistë për dekada të tëra
“National Geographic” ia kushton edicionin e muajit prill rracës dhe ndarjeve në rraca që sipas hulumtimeve të saj rezultojnë të jenë kategori të krijuara por jo natyrale.
Tematika hapet me një editorial të kryeredaktores Susan Golberg, e dhjeta në këtë detyrë qëkurse revista u themelua në vitin 1888. Ajo e prezanton veten si hebreje, pjesë e një komuniteti që është persekutuar dikur edhe në SHBA.
U kry!
Kryeministri prezantoi një ditë më parë projektin për Teatrin e Ri Kombëtar. Nuk pati konkurs, por një monitor dhe dy persona që morën fjalën, kryeministri dhe projektuesi i studios belge. Thjesht zoti Rama njohu edhe zyrtarisht publikun me atë që është paravendosur në zyrën e tij, në bashkëpunim me ndërtuesit privatë.
“Kumbaro duhet të thirrej në Prokurori për Teatrin”
Në lojën e përshtypjeve për të ardhmen e Teatrit Kombëtar do të hyjë edhe kryeministri Rama përmes degjesave me artistët. Sipas regjisorit Kastriot Çipi, transparenca lidhur me këtë projekt po trajtohet si çështje private e kryeministrit dhe kryebashkiakut Veliaj.
Rruga e vështirë e shqiptarëve të Maqedonisë në afirmimin politik e kombëtar*
Në nëntor, përkatësisht dhjetor të vitit 1990 në RS të Maqedonisë për herë të parë u organizuan zgjedhje të “lira” shumëpartiake. Shqiptarët, të cilët përbënin 1/3 e popullsisë u rreshtuan në dy partitë e atëhershme politike: Partia për Prosperitet Demokratik – PPD-ë dhe Partia Demokratike Popullore – PDP-ë, të cilat arritën të fitojnë 23 ulëse në parlament (17 PPD-ë, 1 PDP dhe 5 koalicioni PPD-PDP-ë).
Marques: Pa letërsinë bota do ishte e njëjtë
“Braktisa universitetin për të jetuar me gazetari dhe letërsi, pa patur nevojën për të mësuar, i udhëhequr nga një frazë që kam lexuar nga Bernard Show”. Kështu shkruante Gabriel Garcia Marquez, një nga romancierët më të mëdhenj të shekullit të 20. Ai u lind në vitin 1928 në Arakataka, fshat bregdetar në Kolumbi ku u rrit nga gjyshërit e nënës.
Xhamitë, monumente osmane. Restaurimi nga TIKA
Punimet për 5 xhamitë që do t'i nënshtrohen restaurimit dhe që cilësohen si monumente osmane do të kryhen nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Agjencia Anadolu raporton se brenda muajit mars do të nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në kryeqytetin e Tiranës, Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Xhamisë Mbret në Berat dhe Teqesë Halveti dhe Xhamisë së Beqarëve në Berat.
Një libër për gjuhën e shqiptarëve të Ukrainës
Është prezantuar në Akademinë e Shkencave punimi I akademikut rus, Aleksander Novik për gjuhën e shqiptarëve të Ukrainës. Punimi është realizuar bashkë me autoren Aleksandra Dugushina dhe mban titullin: “Ekspedita në brigjet e Azovit: gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës". I njëjti autor figuron edhe në punimin tjetër "Gollobordë (Golo Bordo), Shqipëri", prezantuar edhe ky në aktivitetin e organizuar me këtë rast nga Akademia e Shkencave.
Rritja e frikshme e të parëndësishmes
Nëse do të analizonim gjendjen aktuale sot, e cila i ngjason një situate shpërbërjeje dhe jo krize, një kalbëzimi të shoqërive perëndimore, dallojmë një kontradiktë të shkallës së parë. Ajo që kërkohet të zgjidhet është jashtëzakonisht e vështirë për tu zgjidhur. Kjo edhe për arsyen se vetë njerëzit, për shkak të natyrës së tyre dhe mënyrës se si ata riprodhohen nga shoqëritë perëndimore dhe jo vetëm, qëndrojnë shumë larg shtrirjes dhe diskutimit të problemit.
Por cili është ky problem?
