Kulturë
Dokumentacioni fetar i arkivave do të dixhitalizohet
Konfenrenca Ipeshkvnore e Shqipërisë njofton se i gjithë dokumentacioni fetar i arkivave, meshtarëve, të famullive dhe të doiqezave që janë sekuestruar gjatë viteve të regjimit të Enver Hoxhës, do të dixhitalizohen.
Konferenca bën me dije se kjo do të bëhet e mundur falë një marrëveshjeje që do të nënshkruhet me Arkivin Qendror të Shtetit, duke sjellë në dritën e përdorimit nga qytetarë apo studiues të ndryshëm të një materiali me rëndësi historike dhe kulturore. Marrëveshja prek vetëm materialin dokumentar që është në administrim nga Arkivi i Shtetit.
Fotohistori/Pjesëtarë të lëvizjes së Haxhi Qamilit në burgun e Elbasanit(1914)
Fotoja në fjalë është publikuar së fundmi nga Arkivi Dixhital I Elbasanit, një faqe online që kujdeset për të evidentuar historikun e qytetit. Fotoja e cila është ofruar nga qytetari z. Hysen Velenica paraqet një grup rebelësh, anëtarë të lëvizjes së Haxhi Qamilit, në burgun e Elbasanit.
Ndahet nga jeta shkrimtari Kasëm Trebeshina
Shuhet në moshën 91-vjeçare Kasëm Trebeshina. Lajmi i vdekjes së shkrimtarit ditën e hënë në Ankara të Turqisë ku jetonte prej vitesh dhe ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit në Tiranë në pasditen e së martës është mbajtur nga familjarët larg vëmendjes së medias, opinionit publik dhe institucioneve të kulturës.
Luteri dhe Europa
Këto ditët e fundit në Europë u kujtua 500 vjetori i Reformacionit dhe autorit të saj Martin Luter. Konsiderohet një prej ngjarjeve që ka shenjuar historinë e Europës dhe madje edhe të njerëzimit në kuptimin e historisë se besimit fetar. Jubileu përkon në fakt me kohë të turbullta, ku feja ka rimarrë një rëndësi të madhe në narrativat e përditshme të identitetit individual, por edhe me një periudhë rënieje të madhe të rolit të saj në shoqërinë perëndimore.
Shkrirja e Akademisë, propozohet bashkëqeverisje me shkencëtarët (Video)
Populli mund të adopotojë lehtësisht vlerësimet që i bëhen nga pushteti, por kur kjo ndodh edhe me akademikët, çështja fiton ndoshta rëndësi studimore. Pas mbledhjes urgjente së asamblesë ditën e martë, akademikët që janë dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave kanë kërkuar një tryezë debati me kryeministrin Edi Rama, ku propozohet që në frymën e bashkëqeverisjes me qytetarët të krijohet edhe një bashkëqeverisje me shkencëtarët.
Ken Loach: Biznesi mbizotëron interesat e pushtetit
Kineastët që i përkasin politikisht botës së majtë e adhurojnë. Pjesa tjetër thjesht admiron punën e tij. Regjisori britanik Ken Loach i vlerësuar me shumë çmime pati një bisedë me gazetarë, regjisorë dhe adhurues të filmit në Athinë me rastin e 30 vjetorit të kinemasë europiane, duke folur për një epokë ku mbizotëron interesi i biznesit dhe ku burimet shtetërore për financimin e filmave janë reduktuar ndjeshëm.
Dokumenti/U refuzua nga socialistët prandaj hyri në Partinë Naziste
Një historian gjerman, Thomas Weber, professor në universitetin e Aberdeen, deklaron se ka zbuluar një dokument që dëshmon se Adolf Hitler nuk e nisi karrierën politike me Partinë NacionalSocialiste, njohur edhe si Partia Naziste, por me Partinë Socialiste Gjermane. Ai kërkoi të hynte te kjo e fundit dhe të shkruante në gazetën e saj në vitin 1919, por u injorua dhe nuk u afrua. Sipas këtij historiani, shmangia e këtij “lapsusi” të socialistëve mundet të kishte sjellë tjetër kurs historik për botën, pasi ndoshta Hitleri i ri do të kishte pranuar një rol më minor.
Xhamia e re Vali-e-Asr në Teheran, pa minare dhe krejt ndryshe(foto)
Kjo që shihni në foto është xhamia e re e Vali-e-Asr në Teheran dhe asaj i mungon minareja. Ndodhet në zonën e kryeqytetit Iranian që quhet Teatri dhe xhamia e re vjen në harmoni me të. Projektues të kësaj xhamie unike janë arkitektët Reza Daneshmir dhe Catherine Spiridonof. Duke qenë se konservatorët e shohin atë si një vazhdim plotësues të Teatrit, ndërtesë e realizuar para 1979-ës, objekti ka provokuar shumë debate. Ndonëse ishte parashikuar të inaugurohej këtë verë, fondet janë ndërprerë dhe interieri ka mbetur pa u përfunduar.
"BE-ja nuk ka mësuar asgjë nga luftërat në ish-Jugosllavi"
Shkrimtarja Slavenka Drakulić, e njohur për librat e saj për konfliktin në ish-Jugosllavi, ka folur për gazetën spanjolle “El Confidencial” ku shtjellon situatën e pazakontë jugosllave në prag të shpërthimit të luftës. Më shumë se çdo gjë, intervista ndihmon për të kuptuar një nacionalizëm që duket se ka ngulitur klishe të veta, stereotipe, kuptimi i të cilave e bën më të kuptueshëm keqkuptimin e vazhdueshëm në Ballkan.
Përplasja me Kishën, Ministria e quan keqkuptim
Ministria e Kulturës e ka quajtur keqkuptim përplasjen e fundit me Kishën Orthodhokse për meshën katolike që u mbajt në Kishën e Labovës. Në një sqarim lidhur me reagimin e Kishës, Instituti i Monumenteve të Kulturës thotë se Ministria e Kulturës nuk ka pasur asnjë dijeni dhe nuk ka dhënë leje për zhvillimin e meshës nga klerikët katolikë.