Kulturë
Shuhet Milva, zëri historik i këngës italiane
Muzika italiane humbet Milvën, një nga veteranet e Sanremos. E njohur ndryshe me nofkën “La Rossa” për shkak të flokëve të kuq, Milva është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, në shtëpinë e saj. Kohët e fundit, këngëtarja vuante nga një sëmundje dhe kishte humbur kujtesën, raporton Avvenire. Milva ka shkelur skenat e të gjithë botës dhe lë mbrapa më shumë se gjashtëdhjetë albume.
Në Izrael gjendet “hallka” e munguar në historinë e alfabetit
Një copë e vjetër qeramike e zbuluar në vendbanimin e lashtë kananit në Izrael mendohet se është teksti më i vjetër i shkruar me shkrim alfabetik. Objekti daton 3 500 vjet më parë. Janë disa tekstet e hershme kananit e që njihen, por ato janë shkruar duke përdorur hieroglifë ose karaktere kuneiforme.
Një qytet 3000-vjeçar zbulohet në Egjipt
Një qytet 3000-vjeçar është zbuluar së fundmi nën rërat e Luksorit në zonën që njihet si Lugina e Mbretërve. Qyteti daton që në kohën e sundimit të Amenhotepit III, rreth vitit 1390 para Krishtit, dhe është banuar edhe më pas në periudhën e Tutankhamunit. Arkeologët e cilësojnë këtë si zbulimin më të madh që prej atij të varrit të Tutankhamunit. Ai është një pjesëz e mozaikut të egjiptianëve të lashtë në kohën kur perandoria ishte në kulmin e lulëzimit.
Video/Një punim i ri për historinë e shqiptarëve
Historia e shqiptarëve do të vijë e rishikuar në dy vëllime të Akademisë së Shkencave. Historiani Pëllumb Xhufi thotë për MCN Tv se janë gjetur dokumente autentike dhe fakte të reja për prejardhjen, kulturën dhe civilizimin e shqiptarëve. Lidhur me periudhat ku ka patur kritika apo pikëpamje alternative, Xhufi thotë se do të sillet e vërteta përmes fakteve, dokumenteve dhe bibliografisë.
Lufta e Stalinit: Një libër dhe një e dhënë historike që vjen si paralajmërim për Europën
Gazeta britanike “The Guardian” shkruan sot për publikimin e një libri të ri me temë nga Lufta e Dytë Botërore me autor historianin amerikan, Sean McMeekin që konsiderohet se jep një perspektivë alternative mbi ato ngjarje.
Versioni sovjetik i “Lord of the Rings” publikohet online 30 vite pas transmetimit
Teologjia dhe misticizmi në shekullin e XXI-të
"Nuk ka ende fonde për projektin e ri të Bibliotekës Kombëtare"
Vendi do të ketë një Bibliotekë të re Kombëtare, me gjasë tek zona e ish-Gardës së Republikës, terreni është, por mungojnë fondet.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, thotë në një intervistë për MCN TV se kjo është arsyeja që ka mbetur pa nisur zbatimi, por e sheh me optimizëm hedhjen e një prej hapave, zgjedhjen e vendit të përshtatshëm.
Por në çfarë do të kthehet Biblioteka aktuale Kombëtare? Ai thotë se ideja e kahershme është që të bëhet Biblioteka e Tiranës. Drejtori Misha tregon edhe në fazën ku gjendet projekti i dixhitalizimit të veprave dhe artikujt.
AC / DC: Historia pas realizimit të albumit “Power Up”
Albumi i fundit i AC/DC, “Power Up” i dedikohet të ndjerit Malcolm Young, ish-kitarist i grupit dhe përfshin 12 këngë që ai shkroi vite më parë me vëllain e tij kitarist, Angus. Albumi shënoi edhe rikthimin në grup të këngëtarit Brian Johnson, basistit Cliff Williams dhe bateristit Phil Rudd, ndërsa Stevie Young, nipi i Angus, vijoi performancën si kitarist i ritmit në vend të Malcolm. Poëer Up rezultoi albumi më i madh i vitit 2020.
Dhjetë gjëra që duhen njohur rreth revolucionit grek
Në shkrimin e saj “Dhjetë gjëra që duhet të njohim rreth Revolucionit Grek”, historiania greke Maria Efthimiu, përmes një përmbledhjeje në formë pyetjesh - përgjigjesh, shpjegon rëndësinë e revolucionit grek, jo vetëm për lexuesin grek, por edhe atë ballkanas e europian. Revolucioni grek është i një rëndësie të veçantë, pasi u priu gjithë kryengritjeve që pasuan më vonë në Ballkanin otoman, me përjashtim të atij serb.