Kush e përgjoi SPAK me DPI? AKEP: Nuk japim dot përgjigje!

Pak ditë më parë kreu i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj në mënyrë evazive një pyetjeje të bërë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë për përgjimin e task Force për zgjedhjet nga agjencitë qeveritare përmes teknologjisë DPI.
Nuk kam ndonjë koment, nuk kam informacion
u përgjigj ai.
Lidhur me këtë çështje, MCN ka publikuar një përgjigje nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare:
AKSK dhe AKEP kanë miratuar Urdhërin e Përbashkët, nr. 89, datë 07 mars 2025 “Për miratimin e masave teknike dhe procedurale për realizimin e TikTok.
AKSK ka përcaktuar si zgjidhje teknike implementimin e teknologjisë Deep Packet Inspection (DPI), pranë sipërmarrësve të komunikimeve. Në AKEP është implementuar Qendra e Kontrollit të Alerteve,e konfiguruar dhe e përdorur ekskluzivisht vetëm për bllokimin e paketave me përmbajtje TikTok, rifreskimin e signaturave të TikTok dhe për asnjë qëllim tjetër.
Sa i përket kërkesës për informacion mbi përgjime të Task-Forcës, kush e ka kërkuar apo arsyen pse është kryer ky përgjim, sqarojmë se AKEP nuk ka kompetencë të trajtojë kërkesën tuaj për sa kohë që çështjet e ngritura në të janë jashtë fushës së veprimit
Add new comment