Kulturë

Fotolajm/Përmbytja e bibliotekës "Shefqet Musaraj" në Vlorë

Postuar në 12 Tetor, 2015 17:43

Biblioteka publike "Shefqet Musaraj" në Vlorë është përmbytur dhe siç duket në këto foto, publikuar nga "Shekulli" gjendja është e rëndë.  

PUSHKINI: Don Zhuani i letrave ruse

Postuar në 12 Tetor, 2015 17:27

Agron Tufa në një rrëfim për poetin e gjithëkohshëm

Unë ju kam dashur: ndoshta dashuria,

Gjetje të reja për Epin e Gilgameshit

Postuar në 11 Tetor, 2015 23:48

“Washington Post” njoftonte dje për zbulimin e një fragmeti plotësues të Epit të Gilgameshit, kryeveprën letrare që i kushtohet luftës së njeriut ndaj vdekjes, përballjes me të dhe në fund, njohjes e pranimit të fatalitetit të jetës. Lajmi publikohej fillimisht nga “Ancient History et Cetera” që referon se tabela plotësuese ndodhet në “Sulaymaniyah Museum”. Tabelat janë blerë nga disa kontrabandistë artefaktesh për vetëm 800 dollarë dhe mendohet se janë gjetur në jug të Babel, Iraku i sotshëm.

Ndahet nga jeta aktori Arqile Lici

Postuar në 11 Tetor, 2015 22:23

Në pak ditë bota e teatrit dhe kinemasë shqiptare është goditur nga vdekja e tre aktorëve: Marko Bitraku, Lazër Vlashi dhe së fundi Arqile Lici. Për ata që nuk e njohin kujtojmë se Arqile Lici ka disa role emblematike në Teatrit dramatik të Fierit si dhe në filmin shqiptar. Shumkush mund ta mbaje mend tek komedia “Shoku Niqifor”, në dramën “Dy krisma në Paris”, në filmin "Pesha e kohës", apo në rolin e ndërmjetësit për faljen e gjaqeve tek filmi “Gjallë”. Mes viteve 2004-2006 ai ka drejtuar Shtëpinë Qëndrore të Ushtarakëve.

Intervista/Kritiku ANDREAS HUYSSEN: Europa, ende me keqkuptime të mëdha brenda vetes*

Postuar në 11 Tetor, 2015 12:04

Ag APOLLONI: Profesor, tri dekada më parë, keni botuar dy libra: njërin mbi të ashtuquajturën “epokë e gjenive” (Geniezeit), e cila i parapriu sakralizimit të letërsisë; tjetrin mbi “epokën e ironisë”, e cila e desakralizoi letërsinë, duke e parë krijimin si një brikolazh kaotik, duke pëlqyer kombinimin në vend të inspirimit. Duke i pasur parasysh këto fakte, si e shihni letërsinë sot: si progres, si regres, apo thjesht si ndryshim?

Ndahet nga jeta aktori Lazër Vlashi

Postuar në 09 Tetor, 2015 23:20

Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare aktori Lazër Vlashi.  Vlashi u lind në Durrës më 15 shtator 1919 dhe ka intepretuar rreth 80 role në Teatrin Popullor, mes të cilave te  “Revizori”, “Otello”, “Orët e Kremlinit” dhe “Besa e Madhe”.  I njohur për rolin e tij të Kuestorit në filmin “Debatik”, Vlashi ka aktruar edhe në kinema në filamt: “Tana”, “Detyrë e Posaçme”, “Toka Jonë” e “Njësiti Guerril”. 

Dixhitalizohet Dorëshkrimi i Elbasanit

Postuar në 09 Tetor, 2015 14:59

Robert Elsie njofton në faqen e tij, se Dorëshkrimi i Elbasanit – “teksti i hershëm shqip i dorëshkrimit të ungjijve (biblike) të Elbasanit (viti 1761) nga Gregori i Durrësit, shkruar në një alfabet të posaçëm, ndodhet tani në internet në një version të modernizuar”! Dixhitalizimi është shoqëruar edhe me transliterim dhe përkthim anglisht. Dorëshkrimi konsiderohet si vepra më e vjetër e letërsisë ortodokse shqiptare. Në të është vënë në punë një alfabet i veçantë, me parimin një grafemë për një fonemë. Ka 59 faqe , ku përfshihen përkthime biblike.

Ndahet nga jeta aktori Marko Bitraku

Postuar në 08 Tetor, 2015 15:18

Është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare aktori korçar, Marko Bitraku. Ai u lind më 15 Janar të vitit 1951 në Lavdar të Oparit të rrethit të Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Bitraku njihet për disa role në kinema si në filmat: “Mësonjëtorja” në vitin 1979, “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985, “Gjeneral Gramafoni”,“Njerëz në rrymë”, “I dashur armik” në vitin 2004 etj..

Cubnia që fshihet pas luftëtarëve të pavarësisë(video)

Postuar në 07 Tetor, 2015 18:12

“Çeta e Shahin Matrakut” që rri e varur prej gjysmë shekulli në Galerinë Kombëtare të Arteve, gjithnjë është parë si vepër romantike që i bën homazh luftëtarëve për pavarësi. Paralel me këtë të vërtetë të fabrikuar, Gëzim Qendro vendos librin e zhytyr në harresë “I rrëmbyer nga cubat” ku rilindasi Gjerasim Qiriazi tregon gjashtë muajt e rrëmbyer nga banda e Shahin Matrakut/ABCNEWS.

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë