Kulturë
Dossier: Banka Serbo-Shqiptare në Shqipëri (1925-1927)
Portret/ Arben Morina, peneli shqiptar në oborret mbretërore të Evropës
Që kur u kthye nga Firence, pas një “emigracioni artistik” të gjatë prej 10 vitesh, Arben Morina, ky artist shqiptar i njohur deri në Nju Jorkun e largët, vendosi të jetonte në të njëjtën shtëpi që kishte pasur edhe para se të largohej nga Tirana. Në të vërtetë rrënjët e tij janë sa nga Gjakova po aq dhe nga Vlora. Me pasaportë “Morina” dhe me kartë identiteti “Kanina”. Në këtë mënyrë trashëgon origjinën dyfishe prej prindërve të tij. E padyshim kjo e bën të ndihet shumë krenar.
Robert Budina: Shqipëria nuk ka treg për filma të animuar
Si arriti të sfumohej “suksesi” i viteve të regjimit ku numri i filmave vizatimorë ishte i konsiderueshëm?
Debati për kalanë e Lezhës ka nxitje fetare. Karaiskaj: Këta njerëz po ia kalojnë edhe komunizmit për egërsi
Për debatin më të fundit lidhur me rivendosjen e pllakatës së Sulltan Sulejmanit, studiuesi i njohur Gjerak Karaiskaj ka një këndvështrim ndryshe. A thotë se kjo pllakë, është pjesë e monumentit dhe se do ishte mirë të mos ishte hequr nga aty. "Nuk është e vetmja kala me pllakë, ka pasur edhe në të tjera. Ka pasur në Kalanë e Kaninës, ku tregohej se ajo qe rindërtuar në shek.XVI. Nëse këto pllaka do ishin zhdukur ne nuk do e dinim se kur u rindërtuan. Studimi i kalasë pa to do ishte i vështirë", shprehet Karaiskaj në një intervistë për Gazetën Shqiptare.
Pse nuk qeshnin njerëzit në fotografitë e vjetra?
Fotografitë e vjetra shihen zakonisht me syrin kurioz ndaj një “realiteti historik”, por një hollësi jo pak e rëndësishme na shpëton të gjithëve: askush nuk qesh në këto fotografi bardh e zi. Ose të paktën, thuajse askush. Fjala është për fotografitë realisht të vjetra, jo ato pas viteve ’20-30 të shekullit të 20-të. Phil Edwards shkruan për këtë cilësi të fotografive të vjetra në Vox.com dhe jep disa arsye. Ilustruar edhe me shembuj:
Erli Gurra, një Stradivar në Tiranë
Me ta marrë atë copën e drurit të staxhionuar, që ka bërë udhë të gjatë nga bredhat e alpeve të Italisë deri në duart e tij, mjeshtri e afron për ta dëgjuar edhe më qartë zërin brenda rrathëve që i flet, sikur i thotë se çfarë forme të fundme ka dëshirë të marrë.
Në ankand fotografi të rralla të John Lenon dy ditë para vrasjes
Fotografi të rralla të legjendarit John Lenon, dytë ditë para se ai të binte viktimë sulmit para shtëpisë në Nju Jork do të shiten në ankand nga fotografja Anni Libovic, që i ka pjesë të koleksionit të saj.
çmimi tyre pritet të kalojë disa dhjetra mijëra dollarë. John Lenon është fotografuar së bashku me gruan e tij Ono në studion radiofonike "Hit Factory" në Manhatan. Akandi i fotove pritet të nisë ga 14 mijë dollarë. Bashkë me to do të dalë në shitje e një videoje 3 orë e gjysmë e një koncerti të Beatles në Blackburn të Anglisë.
Luftë mbishkrimesh në Kalanë e Lezhës. Ministrja e Kulturës: “Nuk fshihen gjurmët e origjinave tona të lashta kudo në territor”
Një pllakat ku shkruhej “Sulltan Sulejman” në hyrje të Kalasë së Lezhës është pasuar me disa mbishkrime ditën e Bajramit ku shkruhej: “Mos u shitni te osmanët”. Ngjarja ka procokuar reagime të mëdha. Në këtë kuadër ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ka shprehur kështu revoltën e saj: “Mos kini frike nga monumentet e kultures! Aq me shume ne nje dite feste paqeje dhe urimesh e perkushtimi per Tjetrin, denoj me force çdo veprim qe cenon kulturen, trashegimine, gjurmet e historise, monumentet e kultures siç te paret na i kane lene!
Venbanimi i Komanit shpallet Zonë Arkeologjike
Qeveria shqiptare ka vendosur dje të shpallë zonat e vendbanimit të Komanit, si zona arkeologjike. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 30, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi: 1.
