Kulturë

Cubnia që fshihet pas luftëtarëve të pavarësisë(video)

Postuar në 07 Tetor, 2015 18:12

“Çeta e Shahin Matrakut” që rri e varur prej gjysmë shekulli në Galerinë Kombëtare të Arteve, gjithnjë është parë si vepër romantike që i bën homazh luftëtarëve për pavarësi. Paralel me këtë të vërtetë të fabrikuar, Gëzim Qendro vendos librin e zhytyr në harresë “I rrëmbyer nga cubat” ku rilindasi Gjerasim Qiriazi tregon gjashtë muajt e rrëmbyer nga banda e Shahin Matrakut/ABCNEWS.

Ciganët e mi

Postuar në 07 Tetor, 2015 13:34

Mund të jenë të rrallë poetët që s’u kanë kënduar ciganëve, që nga Pushkini. Magneti që i ka tërhequr është shpirti i lirë i tyre. Mbase dhe ua kanë pasë zili në çaste të veçanta. Se ciganët ku i zinte dita, nuk i zinte nata, ku i zinte vera nuk i zinte vjeshta. Jeta shtegtare që bënin i ngjante hera-herës dhe vetë shpirtit të poetit. Po ndërtoj thjesht e pa artifice një “triptik”, sa jetësor e aq poetik për këtë shpirt të lirë.

1.

Mbi spastrimin etnik të muslimanëve të Perandorisë Osmane

Postuar në 04 Tetor, 2015 14:57

Historia është një çështje narrative perceptimi, korniza themelore e të cilës është historia e civilizimit njerëzor. Historianët janë produkt i civilizimeve përkatëse, e kësodore ngjarjet që ata rrëfejnë janë po aq pasqyrim i realiteteve të civilizimit të tyre sa edhe atyre njerëzve historinë e të cilëve ata tregojnë. Kjo ngre çështjen e objektivitetit historik. Kur kanë të bëjnë me civilizime të vdekura – si p.sh. ai Egjiptian ose Minoan – intepretimet e ndryshme të dhëna nga historianët zakonisht nuk shkaktojnë asgjë më shumë se sa thjesht diskutime akademike.

Kundër pllakës së Sulejmanit, Plasari: “Leximi i historisë të bën që disa personazhe t’i neveritësh”

Postuar në 04 Tetor, 2015 12:52

Sulejmani i Madhërishëm ka së fundmi kundër edhe Aurel Plasarin. Në një shkrim në gazetën “Panorama”, Plasari shkruan se burimet flasin për një sulltan që ka bërë ato që sot dontë quheshin “krime kundër njerëzimit”. “Ky sulltan ka lënë në histori dëshmi të atyre që në gjuhën e sotme do të quheshin krime kundër njerëzimit.

Shkup, Seminari IX Ndërkombëtar i Albanologjisë nis punimet në 3 sesione shkencore

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:55

Në Shkup ka nisur Seminari IX  Ndërkombëtar i Albanologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës me temë “Lokalja dhe universalja në kulturën shqiptare”, raportojnë mediat e Shkupit.  Seminari i Albanologjisë do t’i zhvillojë punimet në katër sesione shkencore, të historisë, etnokulturës, letërsisë dhe gjuhësisë.

Një udhëtim fotografik në Shqipërinë e viteve '70

Postuar në 01 Tetor, 2015 18:02

Shqipëria e viteve ´70 vjen nëpërmjet objektivit të fotografit Vasil Koçi. Me aparatin fotografik në dorë, Vasil Koçi për vite me radhë ai ka fiksuar çaste të mrekullueshme në të gjitha anët e Shqipërisë, rivjerën, qytetet dhe vepra në ndërtim. Kjo është një Shqipëri e parë nga një këndvështrim artistik. Në këtë mënyrë fotograf Vasil Koçi ka botuar në vitin 1977 një album me ngjyra, të quajtur "Udhëtim nëpër Shqipëri". Autori përcjell një panoramë të mirëfilltë të kohës, fotografi artistike të cilat më së shumti janë shkrepur gjatë kohës kur ai ka realizuar reportazhe si gazetar.

Zgjidhet misteri i Amfipolit, varri monumental është i Hefestionit, mikut të ngushtë të Aleksandrit (Foto)

Postuar në 01 Tetor, 2015 00:35

Zgjidhet më në fund misteri i varrit monumental  të zbuluar në Amfipoli në Greqi, ky dyshohej se ishte varrosur Aleksandri i Madh.  Ai u ndërtua për nder të Hefestionit,  mikut të ngushtë të Aleksandrit. Këtë projekt të madh Aleksandri ia ngarkoi arkitektit të tij, Deniokratit. Sipas studiuesve tani nuk ka më asnjë dyshim se varri monumental i përket periudhës helenistike.

"Tomka" në shënimet e Xhanfise Kekos

Postuar në 30 Shtator, 2015 11:51

Fragmente nga ditari 

Artet e “Perëndisë së Luftës” që nxisin të rinjtë të tejkalojnë limitet fizike

Postuar në 29 Shtator, 2015 16:35

Kultura e stërvitjes fizike është e munguar në vendin tonë, e megjithatë kohët e fundit shumë persona po i drejtohen palestrave. Tek të rinjtë ka filluar të jetë në modë praktikimi i arteve luftarake, të cilat variojnë në disiplina të ndryshme sportive.

"Bolshevizmi, fashizmi, ISIS...të gjitha janë forma nihilizmi"

Postuar në 29 Shtator, 2015 15:25

Martin Amis/ Shkrimtari i njohur anglez vjen në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” ndërsa pritet që në Itali të dalë një nga librat e tij më të njohur “Zona e interesit” një roman mbi Shoah-në. Së shpejti, ky roman do të vijë në shqip nga shtëpia botuese “Saras”, e cila ka marrë të drejtën e botimit në gjuhën shqipe të këtij autori të rëndësishëm të kohës

Pse nuk lexoni letërsinë e re?

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë