Ekonomi
“Made in Europe” përballë SHBA-ve
Qeveria franceze ka bërë një rishikim të plotë të qasjes së Bashkimit Evropian për të nxitur industrinë e saj, duke ofruar një strategji gjithëpërfshirëse "Made in Europe" për të kundërshtuar subvencionet e shtuara të SHBA-së.
Goldman Sachs shkurton 3 200 vende pune për shkak të krizës
Një ndër grupet më të mëdha në botë në sektorin bankar dhe të investimeve si dhe të sigurimebe, Goldman Sachs pritet të ndërmarrë këtë javë shkurtime masive në stafin e vet.
Bëhet fjalë për mijëra punonjës që sipas agjencisë “Reuters” do të lënë vendin e punës ndërkohë që kompania përgatitet për një mjedis të vështrië ekonomik.
Investigimi/60 mld euro të pandemisë destinohen për projekte të naftës dhe gazit
Një investigim gazetaresk në Europë ka zbuluar se rreth 60 miliardë euro të dedikuara për ringritjen pas pandemisë do të kalohen për projekte të kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve.
Vendimi sipas mediave është marrë më 15 dhjetor 2022 kur gjatë një seance, PE, KE dhe KiE kanë rënë dakord që fondet e pandemisë, në total 750 miliardë euro, mund të përdoren për nismat e "Rifuqizim i BE-së", një projekt që lindi në përgjigje të krizës së gazit dhe naftës pas pushtimit rus të Ukrainës.
Jac Ma heq dorë nga kontrolli i Ant Group
Jack Ma, miliarderi i njohur kinez, ka njoftuar se do të heqë dorë nga kontrolli i gjigandit financiaro-teknologjik, Ant Group.
Ai kontrollonte deri më ta i 53.46% të kompanisë dhe tani ai do të mbajë vetëm 6.2% mes atyre që kanë të drejtë të votojnë për vendimmarrje.
Lufta e Kinës për rendin e ri energjetik. Lindja e Petrojenit
“Financial Times” shkruan së fundmi për inkuadrimin e Kinës në tregun e hidrokarbureve në Lindjen e Mesme si lojtari kryesor që po i jep fund një rendi energjetik të farkëtuar në vitin 1945 mes ShBA dhe sauditëve.
Marrëveshja e Kinës me sauditët dhe këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit në dhjetor të këtij viti sipas gazetës në fjalë dhe analistëve të tjerë shënoi lindjen e Petrojenit.
Kina do të rishkruajë rregullat e tregut global të energjisë
Bullgaria merr akses në terminalet turke të gazit
Bullgaria ka marrë sot akses në terminalet turke të gazit duke zëvendësuar kështu furnizimin me gazin rus, ndërprerë për shkak të sanksioneve.
Orvatje për t'iu përgjigjur pyetjes së sikletshme: Si u bë Zvicra kaq e pasur?
Gjithë bota pyet si duhet t’ia bëjmë me varfërinë, në Zvicër shtrohet një pyetje shumë më e sikletshme: Si u bë Zvicra kaq e pasur?
Lufta e re do jetë për metalet
Agjencia “Reuters” shkruan se lufta e re Lindje-Perëndim do të përqendrohet te metalet dhe do të largohet nga rivaliteti për hidrokarburet. Kjo sipas agjencisë lidhet me tregtinë dhe fluksin tregtar që pritet, ndërkohë që lufta në Ukrainë i dha një mësim Europës se edhe me uljen e çmimeve të gazit, duhen marrë masa që varësia nga Kina të reduktohet.
Qeveria greke kërkon nga bankat uljen e tarifave për 12 kategori shërbimesh
Qeveria greke u ka kërkuar bankave lokale që të rishohin me ulje 12 kategori komisionesh që u ngarkohen klienteve për shërbime të ndryshme.
Luftë me padi investigimit gazetaresk të krimit financiar dhe bankar
Konsorciumi i gazetarëve investigativë që qëndron pas Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton për atë që mund të quhet një betejë ligjore me viktimat e investigimeve të fundit.
Pas publikimeve nën etiketën “Suisse Secrets”, parlamenti zviceran është duke shqyrtuar amendamente liberalizuese për informacionin ndaj atij që quhet Akti Bankar Zviceran. Deri më tani, kushdo që raportonte të dhëna bankare për një klient, qofshin këto edhe interes publik, dënohej me 3 vjet burg, por OCCP raporton se tashmë kjo po ndryshon.