Ekonomi

Zyrtarizohet Këshilli i Tregtisë dhe Teknologjisë BE - Indi

Postuar në 06 Shkurt, 2023 19:44

Kina është armike, ndaj Bashkimi Europian ka hedhur sytë nga India. Këtë të hënë është zyrtarizuar krijimi i një Këshilli të ri të Tregtisë dhe Teknologjisë mes Bashkimit Europian dhe Indisë që do të përfshijë qeverisjen digjitale dhe ndërlidhjen, teknologjinë green dhe tregtinë.

Së bashku ne do të punojmë drejt një modeli demokratik të zhvillimit teknologjik që udhëheq inovacionin dhe vendos njeriun në qendër

Tani "Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special"

Postuar në 04 Shkurt, 2023 15:43

Qeveria ka vendosur dhënien e statusit të veçantë "Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për “Green Coast” sh.p.k.

Subjekti zotërohet nga biznesmeni Samir Mane që është edhe pronari përfitues i saj. Në vitin 2016 ajo ka marrë statusin e investitorit strategjik me një vlerë investimi 52 530 160 euro dhe do të zgjaste katër vjet. Me statusin e ri “Green Coast” përfiton nga lehtësitë fiskale si 6% Tatim mbi Vlerën e Shtuar dhe përjashtohet nga tatimi mbi fitimin, për një afat 10 vjeçar nëse merr një emër brandi ndërkombëtar.

Banka Qendrore Europiane ngre sërish normën bazë të interesit

Postuar në 02 Shkurt, 2023 18:05

Banka Qendrore Europiane ka vendosur rritjen me 0.5% të normës bazë të interesit duke paralajmëruar se do të ngrejë me të njëjtën shkallë normën në muajin mars.

Mediat raportojnë se për rritjen e pritshme në muajin mars ka disa dyshime, pasi politika e ndjekur deri më tani nga Banka për normën e interesit ka dhënë rezultate pozitive për mbajtjen nën kontroll të inflacionit.

Nis ndërtimi i gazsjellësit Bullgari-Serbi

Postuar në 01 Shkurt, 2023 18:37

Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit të saj me Serbinë që presupozohet të furnizojë këtë të fundit me gaz jorus. Projekti parashikon një gjatësi linje 170 km që shtrihet nga qyteti bullgar i Novi Iskar në Nish të Serbisë dhe pritet të jetë operacional në fund të këtij viti. 

Italia firmos marrëveshje 8 mliardë $ me Libinë për furnizimin me gaz

Postuar në 28 Janar, 2023 23:48

Italia ka nënshkruar një marrëveshje furnizmi me gaz nga Libia në vlerën e 8 miliardë dollarëve. Marrëveshja formalisht ka si palë National Oil Corp. të Libisë dhe Eni. 

Ky konsiderohet investimi më i madh i vetëm në Libi në sektorin energjetik në dy dekada dhe ai vjen edhe si shprehje e vizionit të kreut Ekzekutiv të Eni-t, Claudio Descalzi për orientimin e Europës drejt Afrikës për furnizmin me gaz.

 Para një jave kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ishte në Algjeri për të njëjtën arsye ku nënshkroi një marrëveshje tjetër po për gazin.

“Made in Europe” përballë SHBA-ve

Postuar në 14 Janar, 2023 17:37

Qeveria franceze ka bërë një rishikim të plotë të qasjes së Bashkimit Evropian për të nxitur industrinë e saj, duke ofruar një strategji gjithëpërfshirëse "Made in Europe" për të kundërshtuar subvencionet e shtuara të SHBA-së.

Goldman Sachs shkurton 3 200 vende pune për shkak të krizës

Postuar në 09 Janar, 2023 13:56

Një ndër grupet më të mëdha në botë në sektorin bankar dhe të investimeve si dhe të sigurimebe, Goldman Sachs pritet të ndërmarrë këtë javë shkurtime masive në stafin e vet.

Bëhet fjalë për mijëra punonjës që sipas agjencisë “Reuters” do të lënë vendin e punës ndërkohë që kompania përgatitet për një mjedis të vështrië ekonomik.

Investigimi/60 mld euro të pandemisë destinohen për projekte të naftës dhe gazit

Postuar në 09 Janar, 2023 13:12

Një investigim gazetaresk në Europë ka zbuluar se rreth 60 miliardë euro të dedikuara për ringritjen pas pandemisë do të kalohen për projekte të kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve.  

Vendimi sipas mediave është marrë më 15 dhjetor 2022 kur gjatë një seance, PE, KE dhe KiE kanë rënë dakord që fondet e pandemisë, në total 750 miliardë euro, mund të përdoren për nismat e "Rifuqizim i BE-së", një projekt që lindi në përgjigje të krizës së gazit dhe naftës pas pushtimit rus të Ukrainës.

Jac Ma heq dorë nga kontrolli i Ant Group

Postuar në 08 Janar, 2023 17:26

Jack Ma, miliarderi i njohur kinez, ka njoftuar se do të heqë dorë nga kontrolli i gjigandit financiaro-teknologjik, Ant Group.

Ai kontrollonte deri më ta i 53.46% të kompanisë dhe tani ai do të mbajë vetëm 6.2% mes atyre që kanë të drejtë të votojnë për vendimmarrje.

Lufta e Kinës për rendin e ri energjetik. Lindja e Petrojenit

Postuar në 06 Janar, 2023 02:08

“Financial Times” shkruan së fundmi për inkuadrimin e Kinës në tregun e hidrokarbureve në Lindjen e Mesme si lojtari kryesor që po i jep fund një rendi energjetik të farkëtuar në vitin 1945 mes ShBA dhe sauditëve. 

Marrëveshja e Kinës me sauditët dhe këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit në dhjetor të këtij viti sipas gazetës në fjalë dhe analistëve të tjerë shënoi lindjen e Petrojenit. 

Kina do të rishkruajë rregullat e tregut global të energjisë 

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi