Ekonomi
Autoriteti i Konkurrencës nis hetim ndaj Aeroportit të Rinasit për taksitë
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj Tirana International Airport SHPK dhe kompanisë Auto Holiday Albania SHPK në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit.
Turqia përgatit ligj për kufizimin e shitjes së pronave të huajve në zonat turistike
Mediat në Turqi shkruajnë për një aspekt tjetër të suksesit të shumëtrumbetuar të transaksioneve me pronën nga të huajt në zonat bregdetare. Sipas të dhënave zyrtare vetëm në distriktet e Alanyas dhe Konyaaltit janë shitur 108 000 prona.
Është sigurisht një gjë e mirë që të huajt vijnë në Antalia të blejnë një shtëpi. Kjo është një formë turizmi që njihet në botë. Por 108 000 apartamentet nuk u janë shitur 108 000 njerëzve të ndryshëm. Dhe këtu nis problemi
Zvicra duhet të përgatitet për kolapsin e një banke të madhe
Një grup ekspertësh i kërkojnë Zvicrës të përgatitet për dështimin e një banke të madhe. Raporti i tyre drejtuar qeverisë vjen në një moment kur Credit Suisse sapo ka shmangur rrezikun e kolapsit.
UBS Group (UBSG.S) u bë banka e vetme më e madhe e Zvicrës në fillim të këtij viti pasi qeveria organizoi me nxitim dhe financoi pjesërisht kalimin nën kontrollin e saj të Credit Suisse, për të shmangur falimentin e saj.
Gjallërohet ekonomia europiane, në suficit pas dy vitesh deficit
Bilanci tregtar midis Bashkimit Evropian dhe pjesës tjetër të botës është rikthyer në suficit pas gjashtë tremujorësh radhazi deficiti.
Sipas një raporti të Eurostat, një suficit modest prej 1 miliard eurosh u regjistrua në tremujorin e dytë të këtij viti.
Nxitjen kryesore për rritjen e kanë përcaktuar kimikatet, makineritë, automjetet, ushqimet dhe pijet e eksportuara nga BE-ja, të cilat arritën të kompensojnë blerjet e produkteve energjetike, si gazi dhe nafta, çmimet e të cilave mbeten jashtëzakonisht të larta si rezultat i luftës në Ukrainë.
Borxhi si formë e re e kolonializmit
Sipas një raporti të ri, vendet më të pasura dhe huadhënësit privatë po i fusin vendet me borxhe të mëdha në varësinë e karburanteve fosile.
Presioni për të shlyer borxhet po i detyron vendet e varfra të vijojnë të investojnë në projektet e karburanteve fosile për të likujduar ato që janë zakonisht kredi nga vendet më të pasura dhe institucionet financiare, sipas analizave të fundit që kanë bërë aktivistët kundër borxhit Debt Justice dhe partnerët në vendet e prekura.
Digjitalizimi i kadastrës nuk po jep rezultate
Mbyllja e plotë e sporteleve fizike të Kadastrës nuk ka dhënë ende rezultatin që pritej sa i takon shkurtimit të kohës në marrjen e shërbimit për qytetarët. Këshilltari i Dhomës Kombëtare të Noterisë, Fatmir Laçej, thotë se që prej digjitalizimit të Kadastrës nga 5655 aplikime normale, përgjigje kanë vetëm 1300 prej tyre. Laçej thotë për MCN TV se sistemit i duhet dhënë kohë për të shfaqur rezultatet e pritura.
Fiskalizimi në Serbi sjell ndëshkime për bizneset
Në Serbi është prezantuar sistemi i fiskalizimit, që presupozon gjurmim në kohë reale të transaksioneve financiare mes bizneseve dhe bizneseve me klientë fundorë. Në një raportim në mediat serbe, është vënë në dukje se nga kontrollet e ushtruara në bazë edhe të gjurmimit të transaksioneve janë marrë masa për mbylljen e 66 njësive të ushtrimit të biznesit për shkak të shkeljeve të konstaturara.
Falimenton China Evergrande, frikë se kriza kineze mund të eksportohet
China Evergrande, gjiganti kinez i pasurive të paluajtshme ka paraqitur kërkesën për faliment dhe ka kërkuar mbrojtje nga kreditorët në një gjykatë në Manhatan. Kompania e zhytur në borxhe i është drejtuar gjykatës në bazë të nenit 15 të ligjit amerikan për falimentin, i cili mbron kompanitë e huaja nga paditë e kreditorëve, të cilët kërkojnë t’u ngrijnë asetet në SHBA.
Rikthehen trenat në Europë
Trenat po rikthehen në Europë. Paris-Vjenë ka shitur 70% të biletave që nga hapja e linjës në dhjetor 2021. Niset në ora 7:30 nga Parisi dhe është në Vjenë në orën 10 për një biletë 30 euro. Për lidhje direkte edhe TrenItalia parashikon krijimin e një linje direkte me Parisin dhe Madridin duke nisur nga fundi I vitit 2024, pas suksesit të pabesueshëm të linjave direkte Milano-Paris, Torino-Lion. Paris-Berlin vihet në punë nga fundi i vitit 2023 me një linjë të shpejtësisë së lartë që e çon udhëtimin në 7 orë.
Shifra dhe probleme për Agroturizmin
Në një shkrim për revistën ekonomike “Monitor” Prof. Asoc. Shpresim Domi shkruan rreth zhvillimit të Agrotuirzmit në Shqipëri, që promovohet shumë edhe nga përfaqësues të qeverisë. Siç ndodh rëndom, nismat për biznes vijnë edhe me keqkuptime të ndryshme për atë që është në të vërtetë sektori, ndonëse çdo investim duhet mirëpritur. Në vendin tonë, Agroturizmi paraqet megjithatë probleme karakteristike që lidhen kryesisht edhe me funksionimin e ligjit dhe standardet.
