Ekonomi
Ndërtuesit do të detyrohen të regjistrojnë edhe kontratat e sipërmarrjes, përveç lejeve
Qeveria do të detyrojë me ligj ndërtuesit që të regjistrojnë edhe kontratat e sipërmarrjes apo porositë për ndërtime të reja. Motivi kryesor për këtë ndërhyrje që pritet të bëhet në ligj është pastrimi i parave dhe terrorizmi, që sipas zv.ministrit të Drejtësisë, Arben Isaraj, ka rezultuar i verifikueshëm në disa raste flagrante. “Është pastrimi i parave te kjo pjesa, kur flasim për karabinatë dhe kreditë. Janë kredi të këqija që ndodhen në sistemin bankar për arsye të korrupsionit etj.
Firmoset zyrtarisht “divorci” i qeverisë me Crown Agents
Kontrata dyvjeçare mes qeverisë dhe kompanisë konsulente “Crown Agents” ka mbërritur zyrtarisht në fund. Edhe pse e ka cilësuar si një bashkëpunim të suksesshëm, Ministria e Financave nuk e ka rinovuar edhe një tjetër vit kontratën me kompaninë britanike, një mundësi kjo që ishte parashikuar që në momentin e nënshkrimit, por ka vendosur t’i japë fund asaj.
Vonesat për skanimin, problem i krijuar nga Drejtoria e Doganave. “Masa kundër terrorizmit dhe nevojë për disiplinë”
Prej disa ditësh raportohet në media një problem i lindur në dogana mes bizneseve dhe konçesionarit të skanimit. Vonesat në përpunimin e automjeteve dhe kufizimi i orareve për ata që eksportojnë, kanë sjellë jo vetëm orë të zgjatura, por i kanë hapur rrugë edhe korrupsionit. Mirëpo sot gazeta “Shqip” shkruan se shkak për këtë situatë është bërë një urdhër i lëshuar nga Drejtori e Përgjithshme e Doganave në muajin dhjetor, përmes të cilit detyrohen degët doganore që të aplikojnë oraret e kthyera në problem.
Divjaka, Italia e vogël e produkteve bujqësore
Një ditë u zgjuam dhe kuptuam që makaronat tani na quhen “pasta”, që domatet na ishin xhevahire dhe se rukola dhe finoku, sidomos ky i fundit nuk na e kishte me hile, përkundrazi. I vetmi rreng që mund të na bëjnë këto delikatesa italiane është të na bëjnë të pastër brenda e të bukur jashtë, siç thonë me krenari dhe vetë italianët. Këto produkte të Mesdheut kanë hyrë tërë delikatesë në kuzhinën tonë, në restorante, por dhe në tokën tonë.
Një notë pozitive për Shqipërinë nga “Standard and Poor’s”
Agjencia e kreditimit “Standard and Poor’s” vlerëson me rritje Shqipërinë, duke çuar “vlerësimin e borxhit të Shqipërisë nga niveli B në B+”. “Përmirësimi i notës për borxhin e Shqipërisë reflekton besimin se performanca fiskale e vendit do të jetë e fortë gjatë 4 viteve të ardhshme, nën programin e bashkëpunimit me FMN-në.
Zhvillohet ceremonia e shpalljes së fituesve të Lojës Promocionale të kuponit tatimor. Ministri pranon problemet serioze me mbledhjen e TVSH-së
Sot Ministria e Financave ka organizuar shpërndarjen e çmimeve fituese për pjesëmarrësit në Lojën Promocionale të kuponit tatimor. Një ceremoni thuajse pa kuptim, përderisa organizimi i lojës nuk përmbushi kriteret teknike për të qenë e tillë. Siç u raportua në media dhe u pranua edhe nga Ministria e Financave, kishte gabime pasi disa prej fituesve ishin jashtë kritereve të vendosura paraprakisht. Ministria ja hodhi fajin Postës, e cila nga ana e vet deklaroi se zbatoi përpikmërisht hedhjen e të dhënave dhe asgjë më shumë.
Dogana kufizon oraret e eksporteve për t'iu përshtatur kapaciteteve të Rapsiscan. Bizneset kosto indirekte përveç tarifës 22 euro
Krahas pagesës së tarifës prej 22 euro për deklaratë doganore, si rrjedhojë e kontratës së skanimit mes qeverisë shqiptare dhe Rapiscan, bizneset po përballen dhe me kosto të tjera indirekte si rrjedhojë e kufizimit të orareve të punës në dogane, me qëllim që t’i krijohen kushte koncesionarit për skanim.
Athina shpall fituesit për naftë dhe gaz në kufij me Shqipërinë, së shpejti hapen ofertat për Jonin
Ministria greke e energjisë ka shpallur fituesin e tenderit ndërkombëtar për kërkimet e naftës dhe gaziot në tre blloqe tokësore të Greqisë Perëndimore.
Ministri i energjisë, Panos Skourletis ka firmosur vendimet për kompanitë që janë përzgjedhur. Në bllokun Artë-Preveza dhe atë të Peloponezit veriperëndimor, Hellenic Petroleum, dhe në Etoloakarnani, Energan Oil & Gas S.S. Kjo kompani ka fituar më herët tenderin për kërkime në blloqet e Janinës dhe Katakolos.
"Tv Klan”: 12 orë për skanimin në dogana. Konçesioni po nxjerr jashtë loje “Rrugën e Kombit”
Sot televizioni kombëtar “Klan” raportonte për vonesat e krijuara në doganën e Kukësit, si pasojë e procedurave të skanimit, një shërbimi i dhënë me konçesion në kohën e qeverisë Berisha. Nisur nga kjo situatë dhe nga deklarimet e ndryshme të njerëzve, TvKlan konkludon se praktikat e zvarritura të konçesionarit, po vënë në pikëpyetje vlerën e vetë rrugës Durrës-Kukës, e cila si aspekt kryesor pozitiv ka pikërisht shkurtimin e kohës mes Kosovës e Shqipërisë.
Skavica të ndërtohet nga KESH – varianti më i preferuar nga qeveria
Një studim i vitit 2009 i kompanisë franceze “Sogrea” mbi potencialin e shfrytëzimit të Drinit të Zi, është shtruar sot për diskutim nga Ministria e Energjetikës me përfaqësues nga Banka Botërore, Banka gjermane KfW, SECO, GIZ, EBRD, Bashkimi Evropian, Koperacioni Italian dhe UNDP. Në këtë studim parashikohen disa skema për ndërtimin e veprave të reja energjetike: Skema e parë parashikon ndërtimin e vetëm një hidrocentrali “Skavica 441”, me kosto 662.4 milionë euro, prodhim vjetor 768 GWh, për një fuqi të instaluar 193MW.