Ekonomi
Kompanitë e Kasave: Rrjeti i komunikimit të Deutsche Telekom shumë problematik
Në një takim me zv/ministren e Financave, Irena Beqiraj përfaqësuesit e shoqërive të kasave fiskale, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me problematikën që kanë hasur në funksionimin e rrjetit aktual të kominikimit, i cili bazohet mbi teknologjine e vjetër GPRS të Deutsche Telekom Albania ose ish AMC-së.
Historia e targave me çip (Video)
Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dha shpjegime në parlament për projektin e paisjes së targave të automjeteve me çip, për të cilin tha se është një ofertë e pakërkuar nga një kompani e huaj. Ai tha se pret mendimin e institucioneve të tjera si Komisioneri për të Dhënat Personale dhe Autoriteti i Konkurrencës për të vendosur nëse qeveria do të vazhdojë me projektin. Sipas tij, kriteri kryesor që do të merret parasysh do të jetë sa do i kushtojë çdo qytetari paisja me targa të reja, ku është i nstaluar një çip që sipas ministrit do të ketë rolin e monitoruesit të trafikut.
Nuk ka marrëveshje të mbyllur me gjermanët për aeroportin "Nënë Tereza". Të fundit vendosin kreditorët
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha një javë më parë se jane mbyllur me sukses negociatat për heqjen e eskluzivitetit të aeroportit "Nënë Tereza" dhe lejimin e ndërtimit të aeroporteve të tjerë jashtë një rreze deri në 100 kilometra. Duke sqaruar ecurinë e koncesionit në Aeroportin Nënë Tereza në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Ministri tha se, tashmë priten oferta për zhvillimin e aeroporteve të tjera për fluturimet ndërkombëtare ndërsa shtoi se dosja është dorëzuar te bordi i koncesionarit.
“Skavica”, LSI-ja kërkon të dëgjohen ekspertët shqiptarë: “Vepër me më shumë rëndësi se rruga Durrës-Kukës”
Skavica dhe projektet mbi të, po transformohen në një çështje për të cilën qeveria, dikasteri përkatës i drejtuar nga Damian Gjiknuri, do të duhet të japë më shumë llogari dhe të bëjë më shumë transparencë. Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka deklaruar sot në një prononcim për emicionin “Të bësh ekonomi” në “News24” se kjo çështje do të duhet të konsiderojë fillimisht mendimin e ekspertëve. Madje Vasili ka nënvizuar se nuk po bëhet transparencë.
Vonesat me skanimin, reagon edhe Dhoma Amerikane e Tregëtisë
Ndaj vonesave të krijuara në dogana si pasojë e skanimit të automjeteve, ka reaguar sot edhe Dhoma Amerikane e Tregëtisë. “Bizneset, anëtarë të Dhomës Amerikane thonë janë taksapagues të regullt dhe në vend që të ofrohen lehtësira ata ndihen te persekutuar me procedurat e shtuara pa arsye, të cilat krijojnë edhe pritje pafund. Bizneset i referohen një deklarate të Kryeministrit Edi Rama, lidhur me lehtësirat që duhet t’u ofrohen atyre subjekteve që kanë një historik të rregullt në dogana.
Hapet sërish tenderi për rrugën Durrës-Kukës
Dështoi në përpjekjen e parë, por provon sërish. Ministria e Transporteve ka publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe në gazetën “Financial Times” hapejn e tenderit ndërkombëtar për rrugën Durrës-Kukës. Afati i kontratës është parashikuar 30 vjet dhe parashikon mirëmbajtje dhe investim për ndërtim. “Koncesionari te mbledhë e te mbaje te ardhurat nga rruga dhe ne këmbim te kësaj, duhet te financoje përmirësimin e autostradës, te ndërtoje nje ure mbi lumin Drin ne Kukës dhe te zbatoje punimet me urgjente te stabilizimit te saj.
Tregu i importit të energjisë, dyshime për marrëveshje mes operatorëve dhe implikim të OSSHEE
Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur një hetim të thelluar në tregun e importit të energjisë elektrike, me qëllim mbulimin e humbjeve në rrjet.
Nga hetimi nuk janë provuar dot shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, megjithatë Autoriteti ka vlerësuar se procedurat e tenderimit nuk janë të besueshme dhe nuk ka përjashtuar se mund të ekzistojnë marrëveshje mes operatorëve për ndarjen e tregut.
Ligji i ri për hipotekat. Dixhitalizim i hartës së tokës, një zgjidhje për mbivendosjet
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka përsëritur edhe njëherë sot në Komisionin e Ligjeve, nevojën e dixhitalizimit të hartave të tokës. Sipas tij mbivendosjet e pasurive të paluajtshme janë problem shumë serioz dhe ndërhyrja me anë të teknologjisë është një zgjidhje e kënaqshme. Kjo ka vlerën e vet edhe në raport me kreditimin nga bankat, që sot paraqitet shumë problematik. “Qeveria ka hartuar një ligj të ri për regjistrimin e pasurive të paluajtshme që synon të shmangë shitjen fiktive të apartamenteve, duke shuar në këtë mënyrë një konflikt shumëvjeçar në shoqërinë shqiptare.
Raporti i BB-së/Shqipëria vend me barrë të lartë fiskale. Rritje me 5.1% në vitin 2015
Shqipëria hyn në vendet me ngarkesë të lartë fiskale. Një raport i Bankës Botërore, “Paying Taxes 2016”, vlerëson se shkalla tatimore në Shqipëri për vitin 2015 ishte 36.5%, duke shënuar rritje me 5.1% krahasuar me një vit më parë. “Shkalla tatimore në vitin 2015 ishte 36.5%, duke shënuar një rritje prej 5.1% në raport me një vit më parë. Nga këto, 14.1 për qind janë tatime, 19.8 janë taksa mbi punën, ndërsa 3.6 për qind janë taksa të tjera. Sipas raportit, biznesi në Shqipëri harxhon 357 orë në vit për pagimin e taksave.
Autoriteti i Konkurrencës kërkon liberalizmin e tregut të kasave fiskale
Autoriteti i Konkurrencës pas shqyrtimit të raportit të monitorimit në tregun e shërbimit të pajisjeve fiskale i ka rekomanduar qeverisë të liberalizojë kriteret për marrjen e autorizimit në mënyrë që të futen ne treg edhe kompani të reja.
Në tregun e kasave fiskale nuk ka pengesa ligjore për hyrjen në treg, vëren konkurrenca, pasi ndërmarrjet të cilat përmbushin kriteret e nevojshme dhe zotërojnë kapitalin e nevojshëm janë të lira të hyjnë në treg, por pengesa ka të bëjë me qarkullimin vjetor dhe garancinë bankare.