Ekonomi

"Rapiscan” largohet nga Shqipëria. Kontrata konçesionare do të zbatohet nga partneri shqiptar “S2 Albania”

Postuar në 22 Janar, 2016 13:13

Kompania “Rapiscan” që fitoi koncesionin e skanimit në dogana është larguar nga Shqipëria. Gazeta “Shqip” shkruan sot se zbatimi i kontratës i kalon partnerëve shqiptarë të “S2Albania”, sipas kontratës së rishikuar nga ministri aktual i Financave Shkëlqim Cani. “Më 12 qershor 2014, shoqëria “Rapiscan Systems Albania” emëroi një likuidator i cili ndoqi procedurat për eliminimin juridik të firmës dhe në 19 qershor 2016, kompania u çregjistrua nga QKR”, shkruan “Shqip”.

BB: 60% e të rinjve shqiptarë analfabete, hasin pengesa në tregun e punës

Postuar në 22 Janar, 2016 11:37

Të rinjtë shqiptarë kanë arsimim me cilësi të ulët, përballen me faktorë shkurajues dhe pengesa në tregun lokal të punës. Banka Botërore vërejti në një prezantim të fundit se të rinjtë shqiptare janë analfabetë funksionale në rreth 60 %, nivel ky më i lartë se në Rajon dhe padyshim edhe në vendet e tjera të BE.

Deficiti buxhetor në 2015-ën, 27% më i ulët se në 2014-ën

Postuar në 22 Janar, 2016 01:09

Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, deficiti buxhetor në 2015 ishte 52 miliardë lekë. Një vit më parë, deficiti buxhetor ishte 71 miliardë lekë. Pra, shtetit i është dashur në 2015-ën të marrë borxh 27% më pak se në 2014-ën. Në buxhetin e vitit 2016, parashikohet që deficiti buxhetor të ulet edhe më tej, deri në 34 miliardë lekë. Pra, pritet që të merret borxh 35% më pak se në 2015-ën. 

Drejtoria e Tatimeve: Roli i konçesionarit, monitorues. TVSH do të mblidhet nga ne

Postuar në 21 Janar, 2016 20:04

Zv. Drejtori i Tatimeve, Xhavit Curri ka hedhur poshtë raportimet e mediave dhe disa qëndrime se koncesionari për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar i jep të drejta koncesionarit që aktualisht i takojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Curri thotë se njësoj si tani, marrëdhëniet me subjektet, administrimi dhe menaxhimi i detyrimeve të tyre, do të bëhet nga DPT. Koncesionari vetëm ndihmon me një platformë teknologjike që i ndihmon DPT-së në përmbushjen e objektivave të saj.

Në doganën shqiptare skanohet edhe energjia

Postuar në 20 Janar, 2016 18:26

Top-Channel raporton për një situatë absurde me procesin e skanimit në doganë që zbatohet nën koncesionarin e fituaar nga “Rapiscan”. Shërbimi i skanimit po aplikohet edhe ndaj bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në import-eksport energjie. “Por si mund të skanohet energjia elektrike, e cila transmetohet përmes linjave të interkonjeksionit?

Partneritet publik privat për sistemin teknologjik të TVSH-së

Postuar në 20 Janar, 2016 12:19

Ministri e Financave njoftoi sot dhënien e një shërbimi të ri me koncesion, që synon të përmiresojë mbledhjen e TVSH-së. Gjatë një takimi informal me gazetarët ministri i Financave Shkëlqim Cani ka deklaruar se TVSH do të mblidhet nga kompani private. Pritet që së shpejti të shpallet tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë. Ministri Cani ka theksuar se ky vendim vjen si partneritet publik-privat dhe se qëllimi është mbledhja e më shumë të ardhurave.

“Unë kam një ëndërr” sipas modelit Erion Veliaj

Postuar në 20 Janar, 2016 12:01

Gjatë fjalës së tij në konferencën e donatorëve “Smart City, Go Tirana”, kreu i bashksië së Tiranës, Erion Veliaj duke iu referuar projekteve që ai ka për ta transformuar qytetin, deklaroi se bashkia ka nevojë për ndihmë në sektorin e transportit publik që sipas tij, të realizojë ëndrrën që edhe të pasurit të hipin në autobusë.

Në tetë vjet u asgjësuan 20% e pyjeve

Postuar në 19 Janar, 2016 16:48

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese se në tetë vite janë zhdukur 20% e pyjeve të Shqipërisë. “Vetëm në 8 vjet janë dhënë 2600 e ca leje shfrytëzimi pyjesh. Të kuptohemi, në 120 ditë pune që ka një administratë shtetërore i binte mesatarja çdo ditë të jepeshin 3 leje për shfrytëzim pyjesh. Në dy vjet janë dhënë 24 lejeshfrytëzimi, nga të cilat 9 janë në pyje private. Ministria e Mjedisit nuk ka dhënë asnjë leje në rrethin e Kolonjës. Janë dhënë ankande për 2014-2015, nuk është bërë asnjë.

Ju flet Shkëlqim Cani: “Që tani janë 3 miliardë minus për buxhetin 2016. Shkak, rënia e çmimit të naftës”

Postuar në 19 Janar, 2016 14:55

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi