Ekonomi
1 mld dollarë konçesione premtohen para zgjedhjeve
Qeveria anonçoi programin për investimeve publike përmes Partneritetit Publik Privat në vlerën e 1 miliardë dollarëve. Bëhet fjalë për një numër veprash publike në infrastrukturën rrugore, shkolla dhe qendra shëndetësore ekselence që siç tha kryeministri do të ndërtohen në harkun kohor të 2-3 viteve. Lista e plotë e priroteve nuk është bërë publike, por pritet t’u dorëzohet bizneseve që të përgatisin projektet.
PD-ja depoziton kallëzime penale pa emër për Ilir Beqajn
Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj lidhur me konçesionin e check-up. Akuza është sipas AbcNews, “shpërdorim detyre dhe korrupsion, me anë të një kallëzimi që është bërë pa emër.
Dështon sërish tenderi për zonën e lirë ekonomike të Spitallës
Tenderi ndërkombëtar për të dhënë me koncesion për 99 vite zonën e lirë tekonologjike të Spitallës ka dështuar për herë të dytë, por kësaj here pa shumë bujë. Në bazë të dokumentacionit, ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, ka hapur ofertat në datën 23 dhjetor të vitit që shkoi, por asnjë kompani nuk ka paraqitur interes. Burimet pranë kësaj ministrie thonë se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave është mbledhur në ambientet e ministrisë në orën 10.00 të kësaj date, dhe pasi ka pritur disa orë, është shpërndarë.
Po patët probleme në dogana telefononi drejtoreshën
Aplikimi i çmimit të referencave, bllokimi në pikat doganore, dhe kërkesa për zhdoganim në doganat lokale kanë qënë shqetësimet kryesore që anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë, i kanë prezantuar Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave. Biznesi ka komunikuar me drejtoren Belinda Ikonomi për ngërçet që hasin, siç është rasti i bllokimit në dogana të mallarave. Ikonomi deklaroi prerë se nuk mund të ketë bllokim pa vendim gjykate, nëse ndodh kjo Drejtoresha i kërkoi subjektit ta telefonojnë.
"TemaTv"
Me konçesion edhe shërbimet portuale për ankorimin e anijeve
Qeveria do të japë edhe e shërbimet në porte me koncesion. Ky shërbim duhet të paguhet nga të gjithë bizneset të cilët kanë anije, tragete apo barka për të ankoruar në Port. Deri tani, ka patur vetëm një agjenci e cila kryesisht punonte në Portin e Durrësit dhe ndihmonte kompani të ndryshme detare për ankorimin e mjeteve në det. Burime për Televizionin Klan, thonë se kontrata e kësaj firme përfundon në muajin mars, ndaj është vendosur që ky shërbim t’i rijepet një operatori privat, por këtë herë për të gjithë portet detare të vendit.
Nis hetimi për tenderin e kamerave të trupit për punonjësit e Policisë së Shtetit
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 10 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që tenderuan blerjen e kamerave të trupit për punonjësit e policisë. AbcNews raporton se kallëzimi është kryer për “shkelje të barazisë në tendera” për një prokurim që kap vlerën e 5.7 milionë eurove.
600 mijë të pasiguruar përfitojnë ilaçet e rimbursueshme
Kryeministri Rama bëri të ditur sot nga Durrësi se 600 mijë qytetarë të pasiguruar do përfitojnë falas të gjitha ilaçet e rimbursueshme duke filluar nga fillimi i këtij viti. Sipas tij, tarifat e shërbimit janë simbolike dhe nga shkurti i këtij viti nuk do ketë më receta dore, por vetëm receta elektronike.
Në qeveri varianti final për faljen e gjobave
Pas konsultimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar Ministria e Financave ka dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave variantin final të ligjit për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Përveç faljes së një pjese të borxheve fiskale të biznesit drafti përfshin dhe detyrimet që kanë drejtuesit e mjeteve për makinat që nuk kanë paguar taksat. Kështu ligji parashikon fshirjen e të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore të krijuara deri në vitin 2010-të, ndersa nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014-të do të fshihen gjobat, duke vënë si kusht pagimin e detyrimeve.
Ish-avokatja e Shtetit: CEZ kërkoi 300 milionë euro për t'u larguar
Komisioni Hetimor për cëshjen e CEZ ka thirur të dëshmojë në mbledhejn e rradhës, ish-avokaten e Shtetit Ledina Mandia. Në dëshminë e saj, Mandia ka bërë të ditur se kompania CEZ ka kërkuar 300 milonë euro dhe daljen nga Shqipëria, në të kundërt do ta çonte çështjen në Arbitrazh dhe do të kërkonte 500 milionë euro nga Shqipëria.
Dalje në det për Kosovën, nga shkurti shfrytëzon Portin e Durrësit
Brenda muajit shkurt, Kosova do të ketë një terminal të vetin në portin e Durrësit. Të dy qeveritë kanë ngritur një grup të përbashkët pune, i cili do të bëjë gati procedurat për të lënë një pjesë të doganës në këtë port posaçërisht për bizneset Kosovare, duke i mundësuar asaj daljen në det.