Ekonomi
Nga shtatori "xhevahiri" i taksës së pronës në zarfin e OSHEE-së
Pas zgjedhjeve na presin të tjera supriza nëse qeveria që është në detyrë do të rikonfirmohet. Fatura që do të na vijë me zarfin e OSHEE-së do të jetë edhe më e kripur, pasi në të do të përfshihet edhe një tjetër taksë. Kështu Shqipëria do të nisë në tetor të mbledhë taskën e pronës përmes vlerës reale që kushton shtëpia ose trualli. Lajmin e bën të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili në propozimet e programit të post monitorimit të që ka me Shqipërinë, shprehet se taksa e pronës do të mblidhet në faturat e dritave dhe të ujit.
Dëmet e Bankers sipas protestuesve të Zharrezës
Intervista është realizuar nga gazetari Ilir Sinanaj:
A do ta zgjidhë ndërhyrja e qeverisë situatën në Zharëz?
Dje u bë publik lajmi se qeveria shqiptare ka vendosur të pezullojë punimet e kompanisë bankers Petroleum në Zharrëz dhe aplikimin e teknologjisë së injektimit të ujit në gëlqeror. Teknologji që mendohet se provokon lëkundjet që kanë shkaktuar dëme në komunitet.
Banorët e Zharrëzës protestojnë para Ministrisë së Energjetikës. A do t'i gënjejnë sërish?
Dhoma Amerikane e Tregëtisë: Amnistitë e shpeshta dekurajojnë biznesin e ndershëm
Biznesi I grupuar pranë Dhomës Amerikanë të Tregtisë thirri në tryezë Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, ku i prezantuan problematikat që i shqetësojnë. Biznesi u shpreh kundër amnistisë fiskale, pasi sipas tyre kështu dekurajohet biznesi i ndërshëm. Drejtoresha e Tatimeve u nga ana e saj tha se ligji për fshirjen e detyrimeve, është një ligj i mirë. Vjero tha se tatimet synojnë të rrisin bashkepunimin me biznesin, dhe jo t'i penalizojë ata.
TemaTv
“Agresioni i të Shëmtuarës na ka bërë më të varfër”
Kryeministri Edi Rama ka folur sot gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Europës Juglindore, presidencën e të cilit e mban Shqipëria. Ai ka folur për atë që e ka cilësuar si Agresion të së Shëmtuarës, duke marrë si shembull cilësinë dhe rregullin në ndërtime.
Ilustrim për këtë është gjendja e ndërtimeve në bregdetin e rajonit, ku sipas tij vihet re një situatë e përkeqësuar në krahasim me “parardhësit tanë, që kishin më pak mundësi se ne për të njohur botën”.
Ministri i Financave: Jam skeptik për unifikimin doganor me Serbinë dhe Bosnjen
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj komentoi mbi idenë e unifikimit doganor me Serbinë dhe Bosnjen, gjatë konferencës për performancën ekonomike të vitit 2016.
Aeroporti i Vlorës, detajet i di vetëm kryeministri
Në një konferencë ku shpalosi jo pak susksese të qeverisë, ministri i Financave u pyet edhe për aeroportit të Vlorës, një projekt që e anonncoi kryeministri në Facebook pas drekës në Stamboll me Presidentin turk Erdogan.Shkurt dhe pa predispozitën e njohur të qeverisë për të trumbetuar arritje kur bëhet fjalë për investime të huaja, si psh. Porti imagjinar i Karpenit në Kavajë, ministri nuk kishte shumë për të thënë sepse detajet i di vetëm kryeministri.
Bankers, vjedhje me miratimin e shtetit
Bankers kryeson listën e kompanive që i ka shkaktuar dëmin më të madh shtetit nga mosrespektimi i marrëveshjes hidrokarbure me kompaninë Albpetrol. Këtë e ka favorizuar edhe monitorimi i dobët i marrëveshjeve nga vetë shteti.
Droga që po i shpëton skanimit qindra milionësh!
Koncesioni i skanimit në dogana po rezulton në një prej skandaleve më të mëdha, për koston e madhe, por edhe evidentimin tanimë të provuar se droga në Shqipëri është çështje politike.
10 tonë u kapën sot në Ancona të Italisë, në një kamion, shoferi i të cilit, shtetas shqiptar, është arrestuar. Marijuana ishte fshehur poshtë pjesëve metalike dhe këtu del në dritë vlera e supozuar e skanerëve që duhet të zbulojnë kalime të kësaj natyre në doganat shqiptare.