Ekonomi
Korridori i Lungomare-s
Banka Botërore: 45.5% e shqiptarëve në varfëri. Jetojnë me më pak se 5$/ditë
Shqipëria është vendi me shkallën më të lartë të varfërisë në Ballkanin Perëndimor. E dhëna që duket se i është ngjitur përjetësisht vendit tonë, jepet nga Banka Botërore në një raport për vitin 2016.
Aeroportet si universitetet private/Fondi Shqiptar i Zhvillimit hap thirrjen për aeroport në Korçë
Planet për aeroporte të reja nisin t’i ngjajnë përhapjes së universiteteve private që arritën deri në provinca me 30 mijë banorë. Kështu aerporti i Gjirokastrës apo në Sarandë edhe kanë një bazë se kanë qenë dikur pista të vogla ushtarake. Edhe për Vlorën ecën njëfarësoj logjika ekonomike, ndërkohë që atë të Kukësit ta gëzojmë se na e bënë dhuratë, e s’po e vëmë dot në punë. Por sot Tv Klan raporton se qeveria ka në plan edhe një aeroport në Korçë. Më interesante akoma: ky projekt është në kuadër të projektit më të madh 1 miliardë.
Inaugurohet ujësjellësi në Sarandë. Inshallah vjen edhe uji!
E pabesueshmja është lajm zyrtar. Edhe pse do të duhet të happen rubinetat për ta vërtetuar. Në Sarandë është inauguruar ujësjellësi i ri që dekalrohet se zgjidh problemin e ujit të pijshëm në këtë qytet. I cili u lind, u zgjerua dhe u shkatërrua vetëm me një aspekt konsensual dhe jodiskriminues për të gjithë banorët: mungesa e ujit.
Rruga e Arbrit/Refuzuam ofertën kineze se ishte shumë e shtrenjtë
Në intervistën e djeshme në News24 për Ylli Rakipin, kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe psenë e ndryshimit të subjektit ndërtues të Rrugës së Arbrit. Gjatë debatit me gazetarin, Rama tha ndër të tjera se “Ne me Kinën kemi negociuar për Rrugën e Arbrit dhe e kemi refuzuar se ishte shumë e shtrenjtë oferta”. Për negociimin me kinezët, u miratua edhe një ligj për procedurë të veçantë, ndërkohë që për publikun nuk u zbardh asnjëherë se cilat ishin termat e ofertës kineze. Më pas qeveria ia kaloi ndërtimin e rrugës një kompanie shqiptare.
Ervin Koçi zgjidhet drejtor i AMF-së
Ish-deputeti socialist, Ervin Koçi, është votuar nga Parlamenti në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, pas shkarkimit të Enkeleda Shehit. Parlamentoi votoi me 71 vota, 2 kundër dhe 3 abstenime. AMF monitoron të gjithë tregun financiar jo bankar në vend, që nga sigurimet, pensionet private deri tek fondet e investimeve. Nën drejtimin e Shehit, AMF-ja u ekspozua keq në raport me zhvillimet në tregun e sigurimeve të automjeteve.
Kina dërgon zv/kryeministrin në Shqipëri
Zv./kryeministri i Kinës Zhang Gaoli do të vizitojë Shqipërinë, në kuadrin e një turneu në Europën Lindore. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Hua Chunying, noftoi se me ftesën e qeverisë së Rusisë, Estonisë, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Kazakistanit, zv./kryeministri Zhang Gaoli do t'i vizitojë këto pesë vende nga data 11 deri më 19 prill.
Sazani hapet për turistët nga maji deri në tetor
Ishulli i Sazanit, ishulli i vetëm i banuar i Shqipërisë, do të jetë i hapur gjatë verës edhe për turistët vendas dhe të huaj. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi për lejimin e turistëve për vizita turistike në këtë ishull dikur një pikë e rëndësishme e strategjike e mbrojtjes së Shqipërisë.
BB: 300 mijë vende pune u hapën në 6 vjet në 6 vende të Ballkanit
Në 6 vitet e fundit të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor bashkë, kanë krijuar 300 mijë vende të reja pune. Në një raport të Bankës Botërore rezulton se Shqipëria ka rritur me 3% punësimin, ku nga 50% që ishtë kjo shkallë në 2013- ën, në fund të 2015-ës shkoi në 53%.
Megjithatë, Banka thotë se një pjesë e mirë e numrit të të punësuarve kanë ardhur si rezultat i futjes në skemën e sigurimeve shoqërore, edhe pse nënvizon se Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të kenë një shkallë të lartë informaliteti në këtë drejtim.
300 mln euro u transferuan nga Greqia në Shqipëri
Kriza greke ka sjellë një pjesë të mirë të parave të emigrantëve në Shqipëri. Muaji shkurt shënoi një tjetër rekord historik për nivelin e kursimeve në monedhën euro. Vetëm në harkun kohor të një viti, llogaritë në këtë valutë u rritën me 300 milion euro, raporton Tv Klan. Ekspertët e sistemit bankar, sqarojnë se kjo dukuri lidhet ngushtë me situatën që po ndodh në shtetin fqinj. Në 2016-ën remitancat shënuan rritjen më të lartë në 4 vitet e fundit, duke sjellë 650 milion euro të ardhura nga emigrantët në Shqipëri.