Bota

Edhe qeveria kineze në luftë me portalet

Postuar në 26 Korrik, 2016 13:48

Gjigandët e internetit si Netease, Sina dhe Sohu morën urdhër të hënën nga qeveria kineze të ndërpresin publikmin e artikujve me përmbajtje politike dhe shoqërore që nuk kanë si burim agjencitë shtetërore të lajmeve.
Në urdhër thuhet se përfaqësuesit e së ashtuquajturës gazetari e pavarur, të cilët kanë ndikim të fortë në publik kanë shkelur rregullat dhe kanë manipuluar informacionin.

Kasaphanë në Japoni, 26 vjeçari ther me thikë 19 persona me aftësi të kufizuar (foto)

Postuar në 26 Korrik, 2016 11:28

Një 26-vjeçar masakroi me thikë të paktën 19 persona dhe plagosi 30 të tjerë në një qendër të Personave me Aftësi të Kufizuar në Japoni.
Sipas mediave lokale, autori i masakrës është Satoshi Uematsu, ish-punonjës i kësaj qendre, i cili u vetdorëzua.

Ndryshimet në Kushtetutën greke, deputetët jo më shumë se dy mandate

Postuar në 26 Korrik, 2016 09:49

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka prezantuar të hënën në mbrëmje idetë e partisë së tij për ndryshimin e Kushtetutës, duke theksuar se dokumenti i ri konstitucional do të shënojë kalimin në “Greqinë e re të vitit 20021”.
Tsipras ka bërë thirrje për një pjesëmarrje masive në atë që e quajti “dialog i hapur dhe i frytshëm për kushtetutën e re të vendit”.
Propozimet që prezantoi kryeministri grek, konsistojnë në pesë akse dhe kanë të bëjnë me një sërë ndërhyrjesh, të cilat pak a shumë, janë diskutuar gjerësisht kohët e fundit.

CNN: Kuotat e Trump-it u rritën me 6 pikë pas konventës republikane

Postuar në 25 Korrik, 2016 17:35

Nga sondazhi më i fundit i kryer nga ORC International për llogari të CNN-it, rezulton se gara dyshe Trump-Clinton regjistron shifrat 48%-45% në nivel kombëtar (kandidatët e partive të vogla nuk janë përfshirë në pyetje).

Nismë ligjore në Itali pro legalizimit të kanabisit. Saviano: Lazarati kontrollohet nga ISIS

Postuar në 25 Korrik, 2016 17:09

Roberto Saviano, publicisti dhe aktivisti italian, i shumëmediatizuar, ka dalë në mbështetje të legalizimit të kanabisit. Në një video të publikuar në gazetën “La Repubblica”, Saviano thotë se me legalizimin e kësaj droge dhe drogave të tjera të lehta, hapet një sektor i ri ekonomik, financat në Itali fitojnë 8 milirdë euro më shumë dhe u hiqet nga dora grupeve terroriste dhe kriminale gjysma e trafiqeve. Sipas Savianos, Lazarati është qendra botërore e kanabisit dhe kontrollohet nga ISIS përmes grupeve kriminale që i mbështet. Diçka që Ministria jonë e Brendshme nuk na e ka thënë.

Vuçiç: Nuk përjashtoj mundësinë që qeverinë e re ta krijojë dikush tjetër

Postuar në 25 Korrik, 2016 12:19

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç, ka lënë të hapur mundësinë që dikush tjetër përveç tij mund të iniciojë krijimin e qeverisë së re. “Do të përpiqem për krijimin e qeverisë së re shpejt, nëse nuk ia dal, nuk e përjashtoj mundësinë që dikush tjetër ta bëjë këtë gjë. Kemi probleme, nuk bëhet fjalë për teka. Ka disa gjëra për të cilat nuk mund të flas. Nuk dua të formoj një qeveri kundër së cilës do isha edhe vetë”, tha Vuçiç të shtunën pas një vizite në kazermat ushtarake në Pançevo.

Kundër grushtit të shtetit dhe diktaturës (foto)

Postuar në 25 Korrik, 2016 09:46

"Kundër grushtit të shtetit, por edhe kundër diktaturës". Me këtë parullë mijëra turq dolën në sheshin Taksim të Stambollit, për të shprehur kundërshtinë ndaj tentativës për grusht shtetit, por edhe për të kontestuar mënyrën sesi Erdogan reagoi në kundërpërgjigje të "puçistëve", duke kryer arrestime dhe shkarkime në grup në radhët e ushtrisë, drejtësisë dhe arsimtarëve.
Tubimi ishte një nismë e Partisë Popullore Republikane, të cilës iu bashkua edhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet.

Tjetër sulm në Gjermani, 1 i vdekur dhe 11 të plagosur në Nuremberg

Postuar në 25 Korrik, 2016 01:58

Një tjetër sulm ka ndodhur sot në Gjermani, pas atij në Munih. 1 person ka vdekur dhe 11 janë plagosur në Nuremberg si pasojë e shpërthimit të një pajisjeje në një restorant në Ansbach.  Mediat raportuan për rrjedhje gazi, por kryetari i Bashkisë, Karda Seidel, ka deklaruar se bëhet fjalë për sulm terrorist. Sipas disa raportimeve thuhet se i vdekuri është personi që ka ndërmarrë sulmin vetëvrasës. 

Videolajm/Zjarr pranë një baze të NATO-s në Şirinyer, İzmir të Turqisë

Postuar në 25 Korrik, 2016 01:49

Disa media turke e lidhin zjarrin me mundësinë e një "sabotimi antiamerikan".

Blerje miliardëshe nga Izraeli: Porosi në SHBA për 33 njësi F-35

Postuar në 24 Korrik, 2016 23:38

Izraeli thyen rekordet në militarizimin e vet me një blerje të fundit që është shtruar për diskutim në mediat vendase. “Haaretz”, një gazetë e majtë kritike ndaj qeverisë aktuale, shkruan se ekzekutivi izraelit ka mbyllur blerjen e 33 njësi F-35, avionë supersonikë të cilët janë më të shtrenjtët të prodhuar ndonjëherë në kategorinë e vet. Vlera një njësie është 153 milionë dollarë dhe blerja e TelAvivit shkon në miliarda dollarë.

Pages

Subscribe to RSS - Bota