Bota
“Mali i Zi pret anëtarësimin në NATO në vitin 2017”
Kryeministri malazez, Milo Djukanoviç, mendon se vendi i tij, do të jetë anëtar i NATO-s, nga mesi i vitit 2017. Gjatë një interviste për televizionin rus “Dozhd”, raportuar shkurtimisht nga media serbe “B92”, Djukanoviç, ka bërë të ditur se Mali i Zi ka të drejtë të zgjedhë të ardhmen e tij dhe se kjo nuk cenon respektin për Rusinë. “Rruga jonë drejt BE-së dhe NATO-s është në interesin tonë, por nuk buron nga dëshira për të dëmtuar dikë tjetër. Ne na vjen keq për mënyrën sesi Rusia e sheh kërkesën e Malit të Zi për anëtarësim në NATO.
Koreja e Veriut teston 5 raketa, në alarm Koreja e Jugut dhe Japonia
Koreja e Veriut vazhdon të provokojë fqinjët e saj, teksa raportohet se ka hedhur pesë raketa me rreze veprimi të shkurtër në bregun lindor të saj. Ky veprim mund të shihet si provokim i rëndë ushtarak nga ana e Japonisë dhe Koresë së Jugut. Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Veriut provokon fqinjët e saj duke testuar raketat apo teknologjitë e saj ushtarake. Vendi më i izoluar në botë i lëshoi raketat ditën e sotme. Ato fluturuan për 200 km dhe më pas ranë në bregun e saj lindor.
"Simpsons" parashikuan presidencën e Trump që në vitin 2000
Rrëzohet avioni në Rusi, 62 të vdekur
Një aksident ajror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rusi, ku për pasojë kanë humbur jetën 62 persona që ishin në bord.
Boeing 737 – 800 i kompanisë FlyDubai, i cili ishte nisur nga Dubai kishte si destinacion Rostovin. Mediat raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:50 me orën lokale, ndërsa avioni i drejtuar nga një pilot qipriot është rrëzuar në tentativë për t’u ulur në aeroport.
Ende nuk dihet shkaku i saktë i përplasjes së avionit, megjthatë mendohet se moti i keq, erërat e forta dhe ndriçimi jo i duhur i pistës, janë shkaktarët e këtij aksidenti fatal.
Videolajm/Arrestohet Salah Abdeslam, organizatori i atentateve të Parisit
Idomeni, refugjatët dhunojnë një person që dyshohej si kishte ngacmuar një vajzë 7 vjeçare(foto+video)
Situata në kampet e refugjatëve sirianë dhe afganë në Greqi po rëndohet edhe si pasojë e dhunës që ka shpërthyer mes vetë tyre. Një ngjarje e ndodhur dje është dëshmuar nga korespondentë të gazetës britanike “Daily Mail”, sipas së cilës disa refugjatë linçuan një pedofil, i cili kishte ngacmuar sipas tyre, një vazjë 7 vjeçare. Pamjet tregojnë dhunën e ushtruar ndaj personit në fjalë në kampin e Idomenit, ndërkohë që dhunë ka patur edhe në kampin e Pireut. Në Greqi mendohet se janë aktualisht 46 mijë refugjatë. Më poshtë foto dhe një video:
Arrihet pakti BE-Turqi për emigrantët
Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një qëndrim të përbashkët për trajtimin nga Turqia të emigrantëve. Marrëveshja e propozuar parashikon që të gjithë emigrantët që zbarkojnë në ishujt e Greqisë të kthen pas në Turqi. Në këmbim të bashkëpunimit, Turqia do të marrë një ndihmë të madhe financiare, dhe udhëtimin pa viza për qytetarët e saj në zonën Shengen. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Turqia ka për të përmbushur standardet ndërkombëtare të mbrojtjes për të gjithë emigrantët.
Edhe Tsipras firmos me termin “Maqedonia”. A po heq dorë Greqia nga pretendimet për emrin?
Para disa ditësh ministri për Imigracionin John Mouzalas provokoi debate në Greqi kur gjatë një interviste përdori termin “Maqedonia”. Greqia i përmbahet fort një debati se ky term është provokativ nga ana e sllavëve që sot dominojnë shtetin në veri të Greqisë. Mirëpo gazetat greke publikojnë sot një dokument, të firmosur nga kryeministri aktual Alexis Tsipras, ku përdoret po i njëjti term, gjatë një takimi më 12 mars në Paris.
“Skifterët për Lirinë e Kurdistanit” marrin përsipër sulmin në Ankara
Sulmi në Ankara që vrau 37 persona dhe plagosi rreth 100 të tjerë u mor përsipër nga Grupi Militant Kurd “Skifterët për Lirinë e Kurdistanit” (TAK). Përmes një deklarate online, grupi e cilësoi sulmin me autobombë në qendër të kryeqytetit turk, si hakmarrje për operacionet ushtarake, kryesisht në zonën kurde në jug-lindje. TAK , degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përsipër edhe sulmin e muajit të kaluar në Ankara. Fill pas shpërthimit të autobombës të djelën në një nga nyjet e transportit në Ankara, autoritetet turke fajësuan PKK-në.
Edhe ti je Donald Trump. Gjeje se në cilën datë!
Donald Trump ndryshon shpesh mendje. Ose të paktën jep përgjigje të ndryshme për të njëjtat çështje në kohë të ndryshme. Kjo natyrisht nuk ka penguar që kandidati republikan të mposhtë këdo që i "doli përpara". Një gazetë holandeze ka gjetur një ide origjinale për ta përshkruar Trump: një pyetësor në të cilin çdo përgjigje të japësh, në finale të jep Trumpin e një date te caktuar. Si duket duke bërë kryqëzimin e përgjigjeve me ato që Trump ka thënë për te njëjtat tema.