Billboard
Demokrati part time Ilir Meta dhe DJ i protestës Lulzim Basha
Dje Petrit Vasili, alter egoja e Ilir Metës, deklaroi se qeveria dhe Edi Rama në krye të saj po ecin drejt autokracisë dhe diktaturës. Vasili është ministër i qeverisë, ndërkohë që grupi parlamentar i LSI-së votoi njësoj si PS-ja në seancën e fundit të parlamentit. Mund të vazhdohet pa ndalur të bëhet pyetja të cilës LSI-ja nuk i përgjigjet: Pse qëndron në këtë rrugë Ilir Meta? Pse nuk i shërben ai Shqipërisë duke u larguar dhe duke imponuar zgjidhjen politike demokratike? Dhe më tej: si ka mundësi që ai sërish ofrohet për aleancë me Ramën, ndonëse vendos ca kushte?
Suksesi i konçesionuar i Erion Veliajt
Ka një lloj konstatimi se kryetari i ri i Bashkisë, Erion Veliaj pamvarësisht retorikës shumë herë të tepruar që përdor në daljet publike po kryen disa punë që kontrastojnë dukshëm me “gjumin” e ish-kryebashkut Lulzim Basha. Në më shumë se 1 vit që drejton bashkinë e kryeqytetit Erion Veliaj ka rritur koston e transportit publik, ka taksuar parkimin e automjeteve dhe ka marrë autorësinë e të paktën 2 veprave të mëdha publike, Bulevardit të Ri të Tiranës dhe Pazarit të Ri, për të cilat Partia Demokratike thotë se janë projekte të nisura nga ish-kryetari Basha.
PD-ja po i fal Ilir Metës opozitën
Ajo çfarë po ndodh aktualisht me PD-në dhe sidomos kreun e saj Lulzim Basha provon se zotëria në fjalë nuk është në gjendje dhe në lartësinë e detyrës që i është dhënë. Për më tepër që drejtimi i opozitës është parë përherë si mision më shumë sesa detyrë, duke invokuar këtu nevojën e përmbajtjes ndaj parimeve në politikë si prerogativë bazë dhe premisa për kultivimin e cilësive të liderit dhe suksesin afatgjatë të Politikave. Përgjigja e tij pozitive sot ndaj “ofertës” dinake të Ilir Metës, e cila është më shumë diversion ndaj Ramës, na jep një ilustrim të ri të faktit se z.
Portretizimi i opozitës si reaksionare
Çadra e PD-së është nën sulm frontal që nga dita që nisi jetën e saj. Protesta e ndrydhur në kufijtë horizontalë dhe vertikalë të saj përfaqësojnë një histori politike të ndërlikuar, por që kompromentohet keqaz nga kronika e veprimeve të partisë dhe krerëve të saj.
Kur qeveria legalizon edhe Zotin
Kemi ardhur në një pikë ku qeveria kërkon të flitet për të edhe në marrëdhëniet me Zotin. Kryeministri i dha dje trajta satire dorëzimit një leje legalizimi për Kishën e Shën Athanasit në Selenicë. Një humor i pa vend që u ngjan batutave të ish-Kinostudios për të cilat sot ka një debat tejet të rëndësishëm. Kryeministri ndoshta i pëlqen të duket si një prej atyre personazheve duke kënaqur egon e spektatorëve që votojnë edhe për arsye që lidhen me "vlerat" kulturore dhe kombëtare të ish-Kinostudios.
"Të panjohurat” e faktorizimit të një të dobëti të politikës
Disa ditë pas vizitës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në ShBA, disa segmente të koalicionit qeverisës kanë vënë në veprim një “skenar” të vockël që synon eklipsimin e plotë të saj. Televizioni kombëtar, Top-Channel, raportonte sot për një prononcim të një prej zëdhënësve të ambasadës amerikane në Tiranë që të shprehej:
Kujt i vlejnë paralelet me '97-ën?
Në debatin politik mbi protestën e opozitës dhe kërkesat e saj u përfshi sot edhe ideologu i prapavijës në Partinë Socialiste, Gramoz Ruçi, angazhimi i të cilit në këtë fushatë shënon një kthesë në diskursin me të cilin qeveria po trajton çadrën e Partisë Demokratike.
Ministria e Brendshme, teknikisht është Qeveri Teknike
Dita e sotme ofroi një spektakël deklarimesh për shtyp që meriton të komentohet jo për amoralitetin total, por për synimet që mund të gjurmohen pas tyre.
Shtyrja e zgjedhjeve, skenari më i mundshëm
Kriza politike që po konsumohet në trekëndëshin e tre qendrave të pushtetit me shumë gjasë do të shkojë drejt një zgjidhje që nuk do të cënojë egon e asnjë prej palëve dhe do të tejkalojë afatet Kushtetuese, çka do të thotë skenari më i mundshëm për daljen nga kjo situatë është ai i shtyrjes së datës së zgjedhjeve të dekretuara nga presidenti më 18 Qershor.
Qarqe që nuk duan Shqipërinë apo Edi Ramën kryeministër?
Kryeministri Rama tha në një intervistë në Top Story se "ka edhe qarqe që nuk jetojnë për t’i bërë mirë Shqipërisë", madje do ta dëshironin që në Shqipëri të ndodhnin gjëra që i shkojnë kundër një procesi, të cilin kryeministri e quan drejtim të gabuar, duke marrë përsipër të flasë në emër të partnerëve strategjikë të vendit.
