Arkiv-Opinion

Unë, Doktori dhe frika nga historia

Postuar në 25 Nëntor, 2014 04:54

Nuk e kisha menduar se do të më takonte mua të tregoja kuptimin e “BUNK’ART”, duke parë lumin e fjalëve që u shkruan për të. Vetëm 48 orë pas hapjes së tij për publikun, e pasqyruan mediat e gjithë botës: nga Shtetet e Bashkuara në Australi, nga Gjermania në Japoni, nga Turqia në websitet e Bangkokut. Por, duke “shfletuar” internetin hasa në një krahasim qesharak: Sali Berisha ka kuotuar punën time 1 milion euro, tamam sa pagoi ai për koncertin që organizoi dy vite më parë në nder të Çiljetës.

Karta “Enver Hoxha”, thikë elektorale me dy presa

Postuar në 24 Nëntor, 2014 16:55

Blendi Fevziu, në një intervistë për Roland Qafokun e “Channel One”, deklaroi sa më poshtë në lidhje me ngritjen e portreteve të Enver Hoxhës në ceremoninë e 17 nëntorit, në të cilën ishin prezent Rama dhe Meta: “Të pyetur nga ana jonë (për efekte të emisionit), personat deklaruan se ishin orientuar nga LSI-ja për të ngritur portretet e Enver Hoxhës. Ata përmendin emra të caktuar të LSI-së për këtë”. S’dihet se sa të sakta mund të jenë burimet e Fevziut, por nisur nga zhvillimet e kohëve të fundit, ky skenar duket i besueshëm.

Vizita e Papës dhe rishkrimi i historisë së Luftës

Postuar në 24 Nëntor, 2014 12:10

Lexuesi me të drejtë mund të pyesë: Po Papën çfarë e lidh me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit tonë dhe me rishkrimin e historisë së saj? Ashtu siç pyesnin kalimtarët, në prag të vizitës së Papës, kur Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbush me fotografi klerikësh kristianë: Po ata, çfarë duan aty? Pati edhe ndonjë kalimtar të vëmendshëm që pyeti: Po fotografia e Patër Anton Harapit, përse nuk është aty? A nuk e meriton të ishte edhe ai që propagandohet sot nga disa si personalitet i shquar i katolicizmit, politikës, letërsisë dhe patriot i madh?

Shqipëria, 25 vjet pas rënies së Murit të Berlinit

Postuar në 24 Nëntor, 2014 08:08

25-vjetori i rënies së regjimeve diktatoriale komuniste në Europën Lindore është një moment i rëndësishëm reflektimi, analize krahasimore, në pikëpamje politike dhe historike, që për Shqipërinë, e nisur e fundit në atë rrugë dhe e mbetur ende mjaft larg pritshmërisë së publikut, të forcave progresiste dhe vendeve mike, merr një rëndësi të posaçme.

Çuditem me habinë tuaj për bunkerin atomik!

Postuar në 24 Nëntor, 2014 05:08

Zbulimi” i një sekreti shtetëror, siç ishte ai i pallatit atomik apo bunkerit antibërthamor të Enver Hoxhës, duket se sfumon vlerën e vënies së tij në atë përdorim që është parashikuar dhe që mendoj se ashtu do të duhet të bëhej. Shumë mirë që ai objekt ushtarak, më në fund, u hap për publikun, siç rëndom është bërë me shumë objekte të ngjashme në botën ish-komuniste.

Pax Albanica: Ena e qelqtë e harmonisë fetare dhe … Shkodra

Postuar në 23 Nëntor, 2014 04:42

Problemet mes feve, sado paradoksale mund të duket, lindën tok me idenë për një Shqipëri të pavarur. Deri në atë moment, gjithçka ishte ok. Nuk kishin se për çfarë të haheshin brenda asaj që pak më sipër e quajta pax ottomana. Sherret do t’ua sillte identiteti befas i rikuperuar i shqiptarit. E prandaj, sa më shumë po ndiheshin apo u duhej të ndiheshin shqiptarë, aq më shumë provonin o për një nevojë afirmimi, o për vetëmbrojte, të motivoheshin në mënyrë fetare.

Enveri “ynë”

Postuar në 22 Nëntor, 2014 07:40

Kur në Prill të vitit 1941 Mbretëria Jugosllave po hidhte vickla dhe Musolini kishte ngecur në batakun e luftës greke, Hitleri urdhëroi ti hiqnin qafe bezdinë. Brenda një muaji Vermahtit, i hyri Ballkanit krye-fund, duke u dhënë mësim shteteve të gadishullit dhe aleatit pompoz italik se lufta ishte profesion serioz. Nga ai prill e deri në shtator të ’44-ës kur armatat e sovjetikut Tolbukhin vërshuan në gadishull, Rajhu i III la në përpjekje me guerilasit ballkanikë 24 mijë të vrarë dhe 12 mijë të humbur në luftim.

Një protestë pa Olldashin

Postuar në 22 Nëntor, 2014 05:10

 

7 refleksione për ndeshjen Itali-Shqipëri

Postuar në 22 Nëntor, 2014 05:04

TvSh nuk e transmeton ndeshjen. Pse? Një mister antropologjik

Revolucion i dinjitetit në Ukrainë

Postuar në 21 Nëntor, 2014 09:36

1989 ishte një vit i kthesës në Evropë. Në Gjermani ra Muri i Berlinit. Dhe qytetarë të guximshëm, nga Talini në Varshavë deri në Bukuresht dhe Sofie u çliruan nga zgjedha sovjetike. Gati 25 vjet më vonë, njerëzit në Evropë luftuan sërish për liri dhe demokraci. Në Euromaidan në Ukrainë njerëzit u ngritën kundër një sundimi autoritar dhe të korruptuar. Synimi i tyre: një Ukrainë e re, me shtet juridik dhe demokraci. Për muaj të tërë qindra mijëra qytetarë qendrojnë në Sheshin e Pavarësisë në Kiev dhe në qytete të tjera të Ukrainës. Në fund u arrit kthesa.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion