Arkiv-Opinion
Zëri i atyre që ranë…
LANÇ është një nga luftërat më të mëdha, më të organizuara, “një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së re të Shqipërisë”. Si asnjëherë tjetër më parë, populli Shqiptar kapërceu ndarjet krahinore, kulturore e fetare dhe u bashkua i tëri, nga veriu në jug, në një betejë, që ishte betejë e përbotshme, duke u vendosur në krahun e duhur të historisë. Si asnjëherë tjetër më parë gruaja u bë pjesë e historisë, duke iu bashkuar në mënyrë masive radhëve të luftëtarëve të lirisë.
Metri i opozitës dhe problemet në qeverisje
Për çfarë mund të kritikohet kjo mazhorancë? Opozita politike e parlamentare ka bërë çmos ta vendosë lart stekën e kritikës së saj, duke bërë një lexim tepër dramatik të zhvillimeve të pas 23 qershorit, por kjo qasje nuk duket se ka ngjitur në opinionin publik. Ka ngjitur te të vetët, por te këta do ngjiste edhe teza se Rama është shtatzënë. Ka ngjitur ndoshta dhe te socialistë që s’kanë marrë atë që kanë pritur, d.m.th.
Predikojnë pastërti, bashkëjetojnë me fëlliqësi
u fillon Ballkani? Në botën perëndimore toponimi Ballkan përdoret shpesh si sinonim për kaos. Kur nuk ecin punët mirë në Parlamentin italian, atëherë mediet ankohen për “ballkanizim të politikës buzë lumit Tevere”. Kur skocezët kërkojnë pavarësi, zëra kritikë paralajmërojnë “rrethana ballkanike”.
Metri i opozitës dhe problemet në qeverisje
Për çfarë mund të kritikohet kjo mazhorancë? Opozita politike e parlamentare ka bërë çmos ta vendosë lart stekën e kritikës së saj, duke bërë një lexim tepër dramatik të zhvillimeve të pas 23 qershorit, por kjo qasje nuk duket se ka ngjitur në opinionin publik. Ka ngjitur te të vetët, por te këta do ngjiste edhe teza se Rama është shtatzënë. Ka ngjitur ndoshta dhe te socialistë që s’kanë marrë atë që kanë pritur, d.m.th.
Miti i dhunës fetare
Në fillim ishte feja dhe vetëm feja. Kjo fe ishte e palogjikshme, absolutiste dhe përçarëse rrjedhimisht kaosi mbizotëronte mbi faqen e dheut. Feja i çmendte mbretërit. Për shkak të fesë dhe sepse feja ishte gjithçka, katolikët vrisnin protestantët, protestantët vrisnin katolikët dhe katolikët me protestantët së bashku vrisnin paganët përtej oqeaneve. Errësira mbulonte faqen e dheut dhe nga errësira, diku larg atje në Perëndim, erdhi shteti liberal dhe tha: “U bëftë drita!”. Dhe drita u bë. Ndërsa errësira u frikësua. Shteti liberal e quajti veten sekular. Dhe kështu u bë.
Sprova identitare e Kongresit të Manastirit
Gjuha shqipe është ndoshta gjuha e vetme europiane që ka provuar persekutimet, ndalimet dhe dënimet deri në mosushtrimin e saj bash në kohën kur zhvillimi i kulturës së shkruar ishte shndërruar në një kulturë mbizotëruese në Europë. Këto persekutime dhe ndalime sollën si rrjedhim edhe përhapjen më me vonesë të nacionalizmit etnik, pasi ashtu si është provuar prej kohësh, shpërhapja e shtypit të shkruar ka luajtur rol të pazëvendësueshëm ndër kombet e Europës Juglindore.
Europa duhet të jetë ndryshe për të mbetur...*
Jo, nuk ishin thjesht fjalët e bukura që jemi mësuar të dëgjojmë gjithmonë nga Papa Françesku. Kreu i Kishës katolike paralajmëroi para Parlamentit Europian në Strasburg. Në mënyrë drastike dhe të qartë. Françesku erdhi këtu që nga larg. Ai kishte perspektivën e Amerikës Latine dhe atë të atyre që kërkojnë ndihmë dhe të përndjekurve në Europë. Jorge Mario Bergoglio, i cili u zgjodh Papë vitin e shkuar, është djali i dy prindërve emigrantë nga Europa. Gjyshërit e tij, ata ishin Europa për të. Dhe tani ai flet për "Përshtypjet e një Europe gjyshe që nuk është më e frikshme dhe me gjallëri".
Një qeverisje mes pasionit dhe logjikës
Ka ende zhurmë në media e opinionin publik, për përmasat dhe mesazhet e protestës së opozitës më 22 nëntor. Ka gjithashtu akoma shumë komente lidhur me efektet e drejtpërdrejta ose të tërthorta që kjo ngjarje do të prodhojë brenda kampit të shumicës. Përtej toneve triumfaliste të PD-së, të pritshme dhe të kuptueshme, protesta e 22 nëntorit tregoi se ka një masë të madhe shqiptarësh, të cilët ndihen të prekur nga reformat dhe masat shtrënguese të qeverisë aktuale. Natyrshëm, jo e gjitha kjo masë njerëzish, mund të cilësohen hajdutë, shkelës dhe dhunues të ligjit.
Dua të shkoj të dielën në stadium, por…
Futbolli është një gjë e rëndësishme në jetën time. E kam ndjekur gjithë kohën atë. Qysh nga momenti që më ka lindur ky pasion, nuk kam lënë të më ikë – as në periudhat e paqeta të jetës sime – ndonjë prej veprimtarive e ngjarjeve futbollistike të botës. Por futbollin shqiptar kam kohë që nuk e ndjek, me përjashtim, kuptohet, të kombëtares së këtyre kohëve që, falë italianit De Biasi dhe disa djemve tanë që luajnë në Europë, ka zënë të luajë një futboll të bukur e, për këtë shkak, u ka rënë në sy të gjithëve.
Mbi protestën e opozitës
Protesta e opozitës ditën e shtunë ishte një ngjarje që mund ta krahasosh me një prizëm shumëfaqësh ndër të cilat disa edhe kontradiktore me njëra-tjetrën që duhen lexuar me kujdes nga e gjithë shoqëria shqiptare. Sigurisht, ta dikton këtë nevojë fakti se numri i protestuesve ishte i madh, shumë më i madh nga ç’pritej, dhe kjo është sigurisht një nga gjërat kontradiktore që e bën këtë ngjarje njëherësh me faqe të errëta, por edhe me faqe të ndritshme; shqetësuese, por edhe ngushëlluese.