Metri i opozitës dhe problemet në qeverisje

Postuar në 28 Nëntor, 2014 02:51
Mustafa Nano

Për çfarë mund të kritikohet kjo mazhorancë? Opozita politike e parlamentare ka bërë çmos ta vendosë lart stekën e kritikës së saj, duke bërë një lexim tepër dramatik të zhvillimeve të pas 23 qershorit, por kjo qasje nuk duket se ka ngjitur në opinionin publik. Ka ngjitur te të vetët, por te këta do ngjiste edhe teza se Rama është shtatzënë. Ka ngjitur ndoshta dhe te socialistë që s’kanë marrë atë që kanë pritur, d.m.th. një vend pune në administratë (ka me mijëra njerëz në Shqipëri që s’e kanë për gjë të ngatërrojnë nevojat e tyre për mbijetesë me një dramë kombëtare), e për këtë është e sigurt se opozita nuk do të heqë keq për protestues, por puna është se opinioni publik nuk ka dhënë asnjë shenjë se është i gatshëm të ndjekë e të besojë leximin që opozita i bën realitetit. Dhe pa opinionin publik (këtu po përfshij edhe gazetarë, të cilët e kanë mirëkuptuar në çdo kohë opozitën e sotme e të cilët, prej 23 qershorit 2013 e këtej, nuk janë dalluar për ndonjë qasje kritike kushedi se çfarë ndaj qeverisë “Rama”) nuk fitohet asnjë betejë elektorale. Protestuesit e shumtë gjatë tubimit të fundit janë provë se opozita është e aftë të mobilizojë njerëz e t’i nxjerrë në rrugë, por nuk janë provë se opozita do të fitojë zgjedhjet. Zgjedhjet fitohen me votues, jo me protestues. Përveç kësaj, një protestë, sado e madhe qoftë, nuk mund të na hidhet syve si për të na thënë se “shiheni se ç’jemi në gjendje të bëjmë”. Një protestë është një protestë, asgjë me tepër. Është për të ardhur keq që në këtë grackë ka rënë edhe ndonjë komentator politik, i cili paska pritur këtë protestë të madhe për t’u ftilluar, për të vënë pak rend në arsyetimet e veta politike e për të rikuperuar nervin e vet opozitar. Zakonisht, janë mendimtarët politikë që u hapin sytë protestuesve. Ndërsa këtejpari protestuesit u hapkan sytë mendimtarëve.

Kthehemi te pyetja e kreut: Për çfarë mund të kritikohet kjo mazhorancë? Mund të kritikohet për shumë gjëra, mund të kritikohet që prodhon e nuk zgjidh probleme, por nuk mund të shihet – dhe kjo është tanimë një arritje, së cilës mund t’i gëzohemi – si problemi i shqiptarëve. Madje, kjo gjë duhet thënë njëherë e mirë: Nuk ka asnjë arsye, të paktën deri tani, që këtë mazhorancë ta shohim si problemin e shqiptarëve. Dhe duke pranuar këtë gjë, ne biem dakord me faktin që më 23 qershor të vitit të shkuar ne jemi ndarë me qeveritë që ishin problemi, e kemi hyrë në epokën kur qeveria në rastin më të keq nuk është në gjendje të zgjidhë probleme apo krijon probleme me sjelljen e saj, e në rastin më të mirë është ajo që i zgjidh problemet.

Qeveria “Rama” i ka bërë të dyja. Ka zgjidhur probleme e ka krijuar probleme. Nuk po merrem me problemet që ka zgjidhur; as me vendimet që nuk janë mirëpritur prej një pjese të madhe të popullsisë, por që, megjithatë, janë në tagrin e saj për t’i marrë, siç janë rritja e çmimit të energjisë, sanksionet e forta në kurriz të atyre që nuk kanë paguar energjinë elektrike, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, etj., etj. Po ndalem te problemet që ka krijuar e te problemet që nuk i ka zgjidhur. Dhe po veçoj dy sosh.

Gjëja e parë që të bie në sy në këtë mes është zgjedhja e diskutueshme, në mos e gabuar, e përparësive të veta. Qeveria “Rama”, me aksionin e madh frontal kundër paligjshmërisë (ndërtimeve pa leje, universiteteve të improvizuara, Lazaratit, vjedhjes së energjisë elektrike, gjykatave të korruptuara etj.) ka demonstruar se privilegjon, të paktën në letër, etikën përpara rezultateve në qeverisje. Kjo mund të ishte një zgjedhje e lavdërueshme në rrethana të tjera, kur ekonomia do të ishte e gjallë dhe vibrante, por nuk duket se është e tillë në rrethanat aktuale, kur ekonomia duket se po jep shpirt. “It’s the economy, stupid!”, shkruhej në sloganin e Bill Clinton-it gjatë garës elektorale të vitit 1992 kundër George Bush-it senior. Kjo është një e vërtetë për çdo kohë. Një ekonomi e dobët i komprometon qysh në origjinë të gjitha reformat e mundshme. Fjala vjen – sa për dijeni të Saimir Tahirit – një ekonomi e dobët nuk të lejon të korrësh frute në luftën kundër kriminalitetit, pavarësisht vendosmërisë politike për ta luftuar atë, ngaqë kriminaliteti i prodhuar nga papunësia është më i madh sesa ai që luftohet nga policia.

Duhet injoruar aspekti etik i qeverisjes? Jo, nuk po them këtë, por për sa kohë etika dhe rezultatet janë në konflikt me njëra-tjetrën (të fiksohesh pas një standardi të ri e të lartë etik në Shqipërinë e sotme është si të ngrihesh kundër të gjithë shqiptarëve, që kanë ngritur stilin e tyre të menduarit e të të jetuarit mbi korrupsionin e kundërvajtjen), do ish mirë të bëhej një kombinim i të dyjave; duke privilegjuar rezultatet në qeverisje. Rama na bën me dije se ky aksion i tij nuk ka rënduar mbi ekonominë, përkundrazi. Por gjasat janë që ose ai nuk thotë të vërtetën, ose atij nuk ia thonë këtë të vërtetë. Ekonomia nuk duket në gjendje të mirë. E për të arritur në këtë përfundim nuk lipsen shifrat. Është një gjë që shihet me sy edhe nga ata, të cilëve punët e tyre u shkojnë mbroth.

Një problem i dytë i kësaj qeverie ka të bëjë me sjelljen ndaj institucioneve. Nuk ka të krahasuar me kohët kur refuzohej urdhri i prokurorisë për të arrestuar gardistët, kur Presidenti quhej “horr bulevardi”, apo kur pushteti i shihte protestuesit si armiq për t’i mundur, madje edhe për t’i vrarë, por duket se Ramës i mjafton të raportohet me (dhe jo ta kapërcejë) këtë traditë. Në më shumë se një rast, Rama ka dhënë shenja se bezdiset prej institucioneve që janë ndërtuar prej paraardhësve të tij me një logjikë partizane, dhe të jep përshtypjen se ua vë veshin ca si shumë atyre që i sugjerojnë mënyra jo fort të hijshme për t’i zhbërë apo ribërë këto institucione. Nuk është se ka bërë gjeste spektakolare, por parehatia e tij ia bën mu në këtë situatë. Duket sikur nuk e mban vendi. Tani, që institucionet janë ndërtuar prej paraardhësit me synimin për të kalçifikuar pushtetin e vet, apo për të sabotuar punët e pasardhësit, kjo është një gjë që dihet. Por Rama nuk ka pse të rrijë pa gjumë prej kësaj loje, e cila e ka një fund (të gjithë krerët apo anëtarët e institucioneve ushtrojnë një mandat të kufizuar në kohë). Nga ana tjetër, asnjë prej institucioneve nuk është në gjendje t’ia komprometojë apo sabotojë qeverisjen. Këto institucione mund të dëmtojnë më shumë shtetin, apo interesin e të mirën publike (siç është, fjala vjen, sistemi gjyqësor), e më pak qeverisjen.

Në fund duhet thënë se këto institucione, edhe pse funksionojnë me një logjikë partiake, janë ndërtuar në respekt të germës së ligjit. E si për t’i vënë kapak këtij diskutimi, Rama nuk është se ka demonstruar një qasje e frymëzim të ri në ndërtimin e institucioneve. Gjatë kësaj kohe ai ka pasur rast, për detyrime që vijnë prej Kushtetutës, të bëjë emërime nëpër institucione të ndryshme, dhe në të gjitha emërimet e bëra ka fituar interesi partiak mbi logjikën meritokratike. Kjo është një arsye më tepër për të mos jetuar më shumë sesa duhet me këtë shqetësim të Ramës. Madje, është vendi për t’i thënë: “Hiqeni nga kryet këtë shqetësim, zoti Rama! Kjo çështje do të gjejë zgjidhje në kohën e duhur, e prandaj bëni atë që mund të bëni, merruni me qeverisjen!”

Shqip

Comments

Submitted by Marvixhan (not verified) on

Mustafa, nese vertet ke bindjen se institucionet kushtetuese te pavarura, veprojne me llogjike partiake, aq me teper me llogjiken e mjere partiake te opozites se sotme, lere Ramen rehat qe, jo vetem te jete si i bezdisur, por te jete i prere si shpate me drejtuesit berishiane  te institucioneve te pavarura.

Deri sa tu mbaroje mandati atyre, ka mbaruar dhe koha efektive  e reformave qe ka nevoje shteti dhe shoqeria.

Rama duhet, pa medyshje, te perdore kartonat e parlamentit per ti zevendesuar keto marioneta te nje kaste politike qe po e varroste Shqiperine.

Kjo duhet bere me cdo kusht, edhe kunder opinionit te nderkombetareve, qe per te ruajtur fasaden e qetesise brenda vendit, nuk e cajne trapin per pasojat tona.                                                                        Per kete situate absurde postberishiane, qe po mbyt shpresat per ndryshim te nje milion votuesve te mazhorances, mund te adoptohet  slogani bolshevik  "gjithe pushteti sovjeteve", si shpata qe pret nyjen gordiane qe ka lidhur Ramen dhe garden e tij qeverisese.                                                                                                                                                       Rama mund ti nderkrehet  lojrave te fatit, droges se Laxaratit,  ndertimeve pa leje, shkeljeve te qarkullimit rrugor,  vjedhesve te energjise elektrike, mospaguesve te taksave, universiteteve fiktive dhe cfardo buje tjeter qeverie qe mbush propoganden e sukseve te vogla administrative, qe mund te kete projektuar Rama ne koken e tij.

Por kjo nuk eshte cfare eshte pritur dhe cfare duhet te beje  Rama qe te tregoje se ai po qeveris ndryshe.                                                                                                                                Te gjitha keto aksione si shashka tymuese qe, edhe pse nuk jane sfida ndaj Berishes, ky i fundit po i perdor per te telendisur Ramen, nuk jane lufta e vertete e Rames, i cili gjithnje e me shume i po i ngjason atij gjenerali ne fushen e betejes, qe e ka kundershtarin perballe, inferior dhe te raskapitur dhe qe, ne vend qe ta sulmoje dhe ta shpartalloje ate, turret me tamtame ne pyjet rreth e rrotull. per te gjuajtur lepura, thelleza dhe dhelpra.                                                                                                                           Berisha po ringrihet, i qete, i pakercenuar, i pashqetesuar, i miresubvencionuar dhe i mbrojtur nga institucionet kushtetuese te pavarura qe i ka akaparuar prej kohe.  Berisha, me nje akt sfidues prej banditi te vertete, rrembeu ShQUP-in,  liroi nga akuzat Imamin, Mziun dhe do te liroje nje pas nje gjithe taborrin e hajduteve dhe abuzuesve, ate taboor qe te liruar nga krimi do ta perdore neser per revansh, do ta shperbleje perseri me poste dhe ofiqe, sic beri me kriminelet e 97-es.                       Rama del per gjueti lepujsh dhe ben sikur nuk e sheh SHQUP-in, Bastijën e Berishes, te mbeshtetur nga garnizonet e Presidences se Kapter Nishanit, te Prokurorise se Pergjithshme te Llalles dhe te SHISH-t te Visho Ajazit.

Rama nuk po e sheh kete Bastijë berishiane te mbledhur tek SHQUP-i i grabitur si mall pa zot edhe kur, kjo Bastijë, ja ngre bajonetat para kryeministrise.

Rama eshte i zene me gjuetine e lepujve, si makiazh i nje qeverisjeje ndryshe, por qe ne fakt eshte makiazhi i pavendosmerise dhe pazotesise per te qeverisur ndryshe.

Rezultati i vertete i nje viti e gjysem qeverisjeje nga Rama, eshte legjitimimi i berishizmit, i atij berishizmi qe telendisi Shqiperine per 8 vjet ne pushtet, si dhe legjitimimi i berishizmit ne opozite.

Submitted by Luigjit i duhet... (not verified) on

Marvixhan eshte nga te paktet e Majte te se Majtes,

qe pranon se Pluralizmi eshte rrotacion brenda se Majtes, por Marvixhan eshte pandreqshmerisht i Majte ortodoks,

perderisa nuk permend thelbin e vazhdimesise se Berishes si Rame: Luigjin 7501. (Rastesisht e shkrojta Luigji, ne vend te Ligji,

por...) aq me mire, duhet thene se po nuk iu pre koka ketij luigji/Ligji, nuk ka per te zene vend vendi.

Berisha kerkoi Ndjese per kete Ligj, pas doreheqjes, por Rama po e respekton, pikerisht ne kete Ligj.

E c'kuptim ka ta shash Berishen per gjera te vogla, kur ti e vazhdon ate ne Ligjin qe ai ka kerkuar Ndjese?!

Bukuri qe Ad Krasta dhe AGON-asit po e ftojne Erjon Veline ne interviste sqaruese per tenderat e fituar pa shpallur tender

prej Ministrise se cKultures, por a nuk do t'ja vlente nje Kujtese e tille per Berishen dhe Ramen, per Ligjin per Token?

Marvixhan nuk e shkon ndermend kete gje...Edhe ai, si Rama, gjuan laraska!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Marvixhan, i majte Ortodoks? Ky besoj eshte eufemizmi me i pershtatshem per Komunist Budalla, apo si?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.