Mbi protestën e opozitës

Protesta e opozitës ditën e shtunë ishte një ngjarje që mund ta krahasosh me një prizëm shumëfaqësh ndër të cilat disa edhe kontradiktore me njëra-tjetrën që duhen lexuar me kujdes nga e gjithë shoqëria shqiptare. Sigurisht, ta dikton këtë nevojë fakti se numri i protestuesve ishte i madh, shumë më i madh nga ç’pritej, dhe kjo është sigurisht një nga gjërat kontradiktore që e bën këtë ngjarje njëherësh me faqe të errëta, por edhe me faqe të ndritshme; shqetësuese, por edhe ngushëlluese. E bën shqetësuese fakti se flet për një gjendje jo të mirë e për rreziqe që na kanosen, e bën ngushëlluese fakti se tregon se, me gjithë një mijë defektet, demokracia jonë krijon ende mundësi reagimi.
Qeverisja
E para gjë që mund të thuhet është se kjo protestë shprehu një pakënaqësi në rritje të njerëzve, që nuk lidhet vetëm me mosmbajtjen e premtimeve pasi njerëzit janë mësuar me gënjeshtrat e politikanëve tanë & dhe as thjesht me punën e mirë organizative të PD-së, por më së shumti me disa punë të këqija të qeverisë, veçanërisht me disa aksione që shkojnë 180 gradë kundër premtimeve, si dhe me mënyrën se si po kryhen ato. Problemi është se kjo maxhorancë ka marrë në duar për të kuruar një trup të sëmurë, shumë të sëmurë. Ajo që po bën, nëse mund të përdor një metaforë, është sikur këtë trup, që i ka të gjitha organet copë, ta hapësh dhe të kërkosh t’i operosh në të njëjtën kohë edhe zemrën, edhe mëlçinë, edhe stomakun, edhe mushkëritë, edhe, edhe. Nuk ka pikë dyshimi se trupi nuk mund të durojë një rrjedhje të tillë të gjakut. Edhe rritje taksash, edhe prerje energjie për ata që nuk e paguajnë, edhe rritje të çmimit të energjisë për të gjithë, edhe rritje gjobash, edhe shkatërrim i ndërtimeve pa leje që kanë punësuar gjithsesi një numër jo të vogël – edhe shkatërrim të marijuanës, edhe rritje e tarifave për studentët, edhe zëvendësime masive nga puna në administratë, edhe, edhe. Nuk ka dyshim se duhej vënë dorë mbi shumëçka, por jo në këtë mënyrë. Ta dikton bon sensi që në një punë të kesh prioritete, që pasi kryen një operacion që derdh gjak duhet të kujdesesh që trupi të rikuperohet njëfarësoj që të mund të aplikosh një terapi tjetër mbi një organ tjetër të sëmurë. Po ashtu, jo çdo terapi duhet të jetë operacion me thikë, mund të përdoren edhe terapi më afatgjata dhe jo traumatike. Po t’i shtosh kësaj edhe pandjeshmërinë që tregohet ndaj këtyre prerjeve me thikë si dhe faktin se jeta në “pallat” vazhdon si më parë, me show-t e njëpasnjëshëm të Kryeministrit të rrethuar me një numër ministrash kukulla që s’kanë asnjë zë në kapitull, zemërimi që shprehu kjo protestë është mëse i kuptueshëm.
Opozita
Paradoksi, megjithatë, qëndron në faktin se protesta e njerëzve nuk mund të kanalizohet tjetërkund veçse në favor të opozitës, e cila, në shumë aspekte, është përgjegjëse kryesore për sëmundjen e rëndë ku ndodhemi. Nëse kjo qeveri mund të akuzohet si përgjegjëse për një terapi të gabuar, për sëmundjen janë përgjegjës më shumë ata që kanë qeverisur tetë vjet, sesa këta që kanë vetëm një vit e pak. E këtu vjen reflektimi që duhet të bëjë opozita kur thërret njerëzit në protestë. Duket sikur ajo është e kënaqur që tregoi forcën e saj dhe mjaftohet me kaq. Madje ndoshta ajo mund të jetë duke fërkuar duart me idenë se do të rikthehet shumë shpejt në pushtet. Mirëpo trupi i sëmurë është aty i gjithi duke pritur terapinë efikase dhe njerëzit nuk mund të mos ngrenë edhe kësaj radhe pyetjen: po përsëri do të ngrihemi ne në protesta e do të votojmë për të sjellë në pushtet po ata që, si gjithnjë, në opozitë na premtojnë Parajsën dhe në pushtet na japin Ferrin? Çfarë na premton ndryshe kjo opozitë përveç përmbysjes së kësaj qeverie në emër të pasurimit të oligarkëve të saj dhe punësimit të militantëve të saj? A ka ajo ndonjë terapi tjetër kundër oligarkisë që akuzon sot përveç metodës së qeverisjes që aplikoi gjatë tetë vjetëve, që na katandisi në këtë gjendje? Po për çështjet e kontrollit të territorit, të pagesës së energjisë, të uljes së borxheve e me radhë, e me radhë, a ka ajo ndonjë ide më të mirë?
Shoqëria civile
Një lexim pozitiv i kësaj proteste vjen nga fakti se ajo tregoi se njerëzit, gjithsesi, arrijnë të reagojnë, të paktën përsa i përket arrogancës së pushtetit. Sepse nuk ka dyshim se një nga gjërat që i ka zemëruar ata është edhe një arrogancë dhe mospërfillje që po tregon qeveria me në krye Kryeministrin, duke mbështetur aksionet e veta kryesisht në forcën policore si dhe duke mos përfillur qoftë një opinion jo të vogël publik, qoftë edhe opozitën, e cila dukshëm ka të drejtë në disa nga pretendimet e saj. Megjithatë, edhe pas protestës, Kryeministri deklaroi se asgjë nuk do ta ndalojë në rrugën që ka nisur. Nga ana tjetër, opozita duket se është e gatshme të shfrytëzojë pakënaqësinë në rritje në favor të rikthimit të saj në pushtet pa marrë parasysh asgjë. Shoqëria civile duhet të shqetësohet në këtë situatë pasi të dyja forcat politika po tregohen irracionale siç edhe janë treguar historikisht – duke vënë konfliktualitetin dhe luftën për pushtet midis tyre përmbi të mirën e të gjithëve. Protesta në këtë aspekt duhet lexuar edhe si një grumbullim resh që paralajmërojnë furtunë. Nëse qeveria nuk reflekton, por vazhdon me metodat që ka nisur, të rrisë pakënaqësinë, varfërinë dhe pasigurinë e jetës së shumicës së njerëzve dhe opozita i shfrytëzon këto për të rritur konfliktualitetin, vendi mund të futet edhe në një krizë të rëndë destabilizimi dhe mosqeverisshmërie. Shoqëria civile, mediat dhe në përgjithësi njerëzit e vullnetit të mirë duhet të reagojnë për këtë dhe jo të bëjnë, siç kanë bërë më së shumti, zgjatimin e llogoreve të partive.
Ndërkombëtarët
Së fundi, por jo për nga rëndësia, besoj se kjo protestë duhet të bëjë të mendojnë edhe ndërkombëtarët e këtushëm, ambasadorë të ndryshëm, që luajnë një rol jo të vogël në lojën tonë politike, të cilët duken më të entuziazmuar se ç’duhet nga efektet spektakolare të disa aksioneve të qeverisë, dhe kanë lënë jashtë shikimit dhe vëmendjes disa rreziqe që i shprehu jo pak edhe kjo protestë.
"Panorama"
Comments
Protesta e opozites ishte

Protesta e opozites ishte komuniste. Kunder masave per sundimin e kapitalit dhe te ligjit ne Shqiperi. Cudia qendron tek Lubonja qe kerkon kapitalizmin, mirepo pelqen te jetoje si ne komunizem.

Z. Lubonja, po cfare jane

Z. Lubonja, po cfare jane keto "perfundime" qe nxjerr ? Po sillesh sikur je analist permbi partite, permbi shoqerine e permbi cdo aspekt ne Shqiperi qe po na tregon se si duhet te kuptojme kete apo ate. Nuk je instanca e kontrollit te llogjikes publike sepse po vete aq larg (si ajo ministria e lumturise popullore) na syrgjeron edhe se si duhet te shohe, kuptoje dhe veproje shoqeria. Robt e kane te garantuar me kushtetute te analizojne e krijojne pershtypjet vete mbi cdo gje qe ndodh. Ti po u mohon robve mendimin e lire duke shfrytezuar Median jo thjshte si informacion por si demagogji besimi.

Ne rradhe te pare, jane vete partite qe kane te drejten politike e kushtetuese te kanalizojne shoqerine me deklaratat a veprimet e tyre kah pikpamjet e synimet e tyre (legjitime). Qofshin keto gabim apo per mire! pergjegjesite per cdo gje ata i mbajne vete!

Ne rradhe te dyte, eshte gazetaria qe nuk i lejohet te beje opozitarizmin ne demtim te partive politike dhe politikave te tyre. Nuk e kam fjalen per partite e ndaluara apo rryma te ndaluara me ligj e kushtetute! Gazetaria ka per thelb informacionin jo llogoren partiake qe na paraqitet si mendim partie!

Ne rradhe te trete, nqs. ti argumenton me gabimet e qeverive te kaluara pa permendur ndryshimet e ndodhura brenda partise PD ku jane ne kryesi persona te tjere nga prurje te tjera dhe me strategji te re atehere ti po shtremberon realitet dhe po mashtron shoqerine duke mospermendur ca gjera qe kane edhe ato peshen e duhur ne percepetim! Sipas llogjikes tende, nqs. qeveria PD-LSI ka pasur gabime i bie qe ato nuk kane te drejte te zgjidhen me kurre ne pushtet? Pse u votua LSI atehere kur dihet e LSI ishte me problematikja dhe me e korruptuarane qeverine e shkuar? Sipas teje, Republikanet ne USA nuk duhet te fitonin dy dhomat ne zgjedhjet e sapo kaluara sepse Xhorxh Bushi ka pasur gabimet e veta qe po mundojne Obamen ne qeverisjen e tije (!)??? Po ku eshte thelbi i zgjedhjeve atehere? a nuk lufton cdo parti per te ardhur ne pushtet?

Z. Lubonja, shkruaj me mire per ate bunkerin e Rames qe po e propagandon me djallezi sepse edhe per nga jeta private te shkon me shume! Nuk ta kemi borxh te na besh tellall sikur ke hapur Partine Lubonja kur nuk ta mohon kush mundesine kushtetute me e hapur realisht. Ti ben komente politike duke e ditur se askush nga nje parti serioze, thjeshte nga bon sensi, nuk do te harxhonte energji te merresh me ty. Ti zgjedh pozicionin komod te te mos atakuari politikisht por merresh me politike(!)???

Bej analistin sipas zanatit te analistit sic e bejne edhe koleget e tu ne evrope dhe mos u shit si analist dhe na del politikan...!

Ty or njeri, te gjitha gjerat

Ty or njeri, te gjitha gjerat komuniste te duken. Kaq shume te ka hyre komunizmi neper vrimat e trupit saqe tani nuk mund te dallosh asgje tjeter.

Që bënë protestë opozita

Që bënë protestë opozita është gjë e mirë që dhe ngre popullin dhe kjo gjë e mirë por të bëshë grevë se qeveria nuk lejonë më të vidhet dhe të shpërdorohet pasuria shtetërore nuk është normale dhe diçka për ju zori Lubonja para se të mbështetësh këtë protestë dohet të thuash që për kë premtimë që ka bërë qeveria dhe se ka mbajtur dhe në qoftëse ka ti tundim dhëmbë dhe dhëmballë që ti vëjë në zbatim në mos të largohet dhe të vinë këta të ndershmit që për 8vjetë na çuan në vendin e dytë të eoropës nga ekonomia

Suksesi i protestes eshte se

Suksesi i protestes eshte se shqiptaret treguan se edhe makineria - RAMA-mediat dhe strukturat proqeveritare ... nuk po arrijne ta hipnotizojne(debilizojne) kete popull!! Eshte zgjuar ndergjegja dhe kurajoja e shqiptareve! Uh ... me ne fund.....!!!

Nje nga analizat me te mira

Nje nga analizat me te mira qe kam lexuar per kete proteste. Fatosi ka te drejte ne shume ceshtje qe ka shtruar. Ka te drejte sidomos per perzgjedhjen e prioriteteve, por sidomos per pakesimin e tyre dhe per metodat qe perdoren. Kur teprohet, teprohet.

Kerkohet nje rishikim i gjithe aksionit qeveritar nga pikpamja e sensit te mases. Edhe ilaci jepet me doza, jo i gjithi menjehere, sepse ne vend qe te na sheroje, mund te na lere ne vend.

Add new comment