Një protestë pa Olldashin

Postuar në 22 Nëntor, 2014 05:10
Skënder Minxhozi

Vetëm 48 orë pasi miq personalë e kolegë politikë, përkujtuan njëvjetorin e vdekjes tragjike të Sokol Olldashit, Partia Demokratike bëhet gati të zbresë për herë të katërt para zyrës së Edi Ramës, qëkurse është në opozitë, për të protestuar për situatën në të cilën ndodhet vendi. Herën e parë ajo protestoi për procesin e votimit të kreut të Bashkisë së Korçës në nëntor të vitit të shkuar, herën e dytë protesta kishte si subjekt përvjetorin e 23-të të rënies së monumentit të Enver Hoxhës. Në protestën e tretë opozita ngriti zërin kundër asaj që e quajti implikim i shtetit në trafiqet e narkotikëve, kurse sot duket se do të protestohet për rekordet njëvjeçare të qeverisë “Rama” dhe ligjin financiar, i cili ka zgjuar në fakt jo pak dyshime, me rritjen faktike të çmimit të energjisë dhe të disa taksave.

Demokratët vijojnë të mbeten jashtë Parlamentit, në një strategji e cila e ka larguar opozitën nga institucioni kryesor në të cilin bëhet politikë, në një demokraci parlamentare. Kjo bëri që edhe buxheti, ligji më i rëndësishëm i vitit, të diskutohet dhe miratohet praktikisht pa asnjë oponencë direkte të pakicës.

Kjo mungesë në institucionet e shtetit, po bën që të vihet re një paradoks nga ata që duhet t’i shohësh, për t’i besuar. PD po e vuan prej një viti, kontaktin e drejtpërdrejtë me përkrahësit e saj. Pa e paragjykuar atë që mund të ndodhë sot, protestat e saj të deritanishme kanë qenë gjysmëanemike. Sa herë që PD po përballet me rrugën, pas marrjes së drejtimit nga Basha, tek ajo shfaqet therëse kriza e lidershipit. Sapo shfaqet podiumi i një mitingu, zëri ikën, mesazhet mjegullohen, vetëbesimi bjerret.

Nuk ka paradoks më të madh sesa ky, për një parti që historinë e sukseseve të saj ia dedikon, në një pjesë jo të vogël, edhe karizmës së skajshme të liderit historik, që merrte forcën e Anteut, sa herë që shihte para tij një mikrofon dhe një det me koka që e duar që dallgëzonin.

Partia Demokratike ka qenë një parti thellësisht populiste. Ky, populizmi, është marka e saj unikale në spektrin politik shqiptar në dy dekadat e fundit, që e ka dalluar nga socialistët apo siglat e tjera më të vogla.

Nëse ka pasur një kartë të fortë publike, ku PD i linte të gjithë të tjerët pas, kjo ka qenë përballja publike me kundërshtarin politik, në sheshet e Tiranës dhe të qyteteve të tjera. Foltoret e mitingjeve kanë qenë trampolina e suksesit politik njëzetvjeçar për Sali Berishën, i cili bëri shkollë më vete, në komunikimin e hapur me shqiptarët. Aq sa toni i tij deklamimit mbeti përjetësisht i lartë, edhe kur ai fliste në ambiente të mbyllura, duke ngjallur shpotitë e kundërshtarëve.

Të shohësh sot, sesi mpaket kjo trashëgimi, nën një lidership që është në fakt një hibrid i mpiksur keq, i krizës së djeshme me pamundësinë e nesërme, kjo është diçka që s’mund të thuash se shkon në dobi të kauzës opozitare.

Sokol Olldashi nuk mundi të bëhet kryetar i Partisë Demokratike. Megjithatë, edhe në ato pak ditë të një gare krejt të pabarabartë me Lulzim Bashën, ai tregoi se i kishte premisat e krijimit të një lidershipi të vërtetë e të pavarur. Tregoi se ishte një njeri që kërkonte të ecte në rrugën e tij, e jo të meremetonte rrugën me gropa të të tjerëve. Olldashi është një mungesë gjithnjë e më e zhurmshme në PD e sotme, sa më akut bëhet problemi i lidershipit të partisë. Dhe partia e ka vërtet një problem lidershipi, në kokën e saj.

Përjetimi i fortë i shumë demokratëve për vdekjen e Olldashit, edhe sot, një vit pas ikjes së tij nga kjo botë, është një reagim i brendshëm instiktiv, jo edhe aq i tërthortë, për boshllëkun e madh që ai la pas në krye të partisë, e që nuk po plotësohet dot nga konkurrenti fitues i korrikut të shkuar. Sepse, mirë ose keq, Sokol Olldashi qe e vetmja siguri që PD kishte pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e vitit të shkuar, që partia të ndërpriste inercinë dhe të hapte një faqe vërtetë të re në historinë e saj. Sot, pas një viti, kjo nevojë është më shumë se kurrë prezente.

Ndoshta Sokol Olldashi nuk do të ishte sot kaq i sublimuar nga një pjesë e madhe e PD, nëse në krye të kësaj force politike do të kishte qenë një lider politik i fortë, i pavarur, me vizion të qartë dhe me një projekt politik konkurrues. Në ditë si kjo e sotmja, kur opozita duhet t’i tregojë të gjitha këto bashkë, në harkun e mbyllur të një proteste, mungesa e Olldashit forcohet nga pafuqia e lidershipit zyrtar të partisë, përballë përkrahësve të saj. Prandaj një protestë si kjo e sotmja, pa Sokol Olldashin, mbetet gjithsesi e mangët, cilido qoftë rezultati i saj.

"SHQIP"

Comments

Submitted by Mbiemrat kokeforte (not verified) on

Teprimi sjell te kunderten,

edhe ne rastin e historise jeteshkurter te Sokol Olldashit...

Aksidenti, ndarja parakohe nga jeta, nuk mban kaq gjate.

Tjeter te kesh dhimbjen si familje, si miq te tij, dhe krejt tjeter ta mbash ne rend te dites.

Sokol Olldashi ishte padyshim ne krahun me te forte te Sali Berishes, njeri nga kartrat e tij me te perdorura.

Si kandidat per bashkine e Tiranes, si disa here deputet dhe minister ne kabinetet e tij, gjer edhe si kandidat per

kryetar partie, ketu nuk ka gjera te rastesishme.

Nje gazetari serioze, mund te kerkoj dhe te investigoj pafundesisht, edhe per fundin e cdokujt, aq me shume te

nje figure politikisht publike, por jo te luaj me sentimentin dhe aq me pak me pandehma.

Me ne fund, duhet te kujtohemi se mbiemrat nuk jane aq te rastesishem ne politiken e Tiranes,

edhe pas dekretimit zyrtar te pluralizmit...

Submitted by Albi (not verified) on

E vertete! Koli do ishte kryetar i vertete jo si ky.

Po andej nga PS-ja do kemi ndonje kandidat te vertete me, apo vetem dhe perhere me Ramen?

Submitted by Anonim (not verified) on

Sa  te  paskerka  zene  meraku  per  PD  more  i  shkrete.Qe  te  fliste  ndonje  tjeter  hajde  se  ja  beja  kabull  por  kur  flet  edhe  ti  qe  asnjehere  ske  qene  simpatizant  i  saj  dhe  ne  cdo  rrast  vetem  e  ke  share  ate, nuk  mund  ta  pranoj. Ti  quan  si  anemike  protestat  e  PD  dhe  ketu  te  jap  te  drejte  sepse  per  ty  protesta  te  fuqishme  dhe  jo  anemike  jane  vetem  ato  ku  derdhet  gjak  dhe  vriten  njerez.Dhe  sa  per  te  ndjerin  Olldashi  ti  dhe  gjithe  shpura  jote  as  qe  duhet  ta  zini  ne  goje  sepse , goja  juaj  qelbet  ere  e  rende  dhe  nuk  mund  ta  durojme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.