Arkiv-Op-Ed

Piramida e krimit dhe beteja për demokraci

Postuar në 20 Shtator, 2012 04:27

Qeveria pa legjitimitet demokratik dhe e prirë nga Hashim Thaçi po i përgjunjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për të lidhur koalicion para negociatave me Serbinë për gjetjen e një zgjidhjeje për veriun. Si në çdo parti edhe në AAK ka politikanë pa kurriz, të cilët me qejf do të uleshin në kolltukët e pushtetit në emër të gjoja “interesave të Kosovës”. Por interes i Kosovës nuk janë koalicionet që forcojnë krimin, por ndërtimi i demokracisë, përgatitja dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira.

Prishja e rrethimit të Pallatit të Brigadave, turp dhe barbari

Postuar në 19 Shtator, 2012 03:19

Po hiqet muri rrethues i Pallatit te Brigadave, në kuadër të të njëjtit “projekt për zgjerimin e rrugës së Elbasanit” që shkaktoi disa javë më parë protestën për prerjen e pemëve. Pallati i Brigadave dhe muri rrethues i tij, jane nder veprat me te vjetra te Tiranes. Zgjerimi i kesaj rruge eshte kontenstuar disa here nga shoqeria civile, pasi firma e ndertimit ka nisur punen pa nje leje mjedisore, dhe pa nje projekt te miratuar e te bere publik per zgjerimin e rruges.

Mbikëqyrja e përmbylljes

Postuar në 18 Shtator, 2012 03:09

Pavarësia e shpallur më 17 shkurt 2008, po të quhej ‘pavarësi e kontrolluar’ nuk do ngjante aq e vlefshme.

Krimi, një emergjencë kombëtare

Postuar në 17 Shtator, 2012 04:12

Një grua 26-vjeçare është gjetur dje e plagosur rëndë në një kazan plehrash, në lagjen numër 8 të Korçës. Mediat njoftuan se ka dyshime se i shoqi e kishte keqtrajtuar dhe më pas e kishte hedhur në një pikë mbeturinash. Ky është vetëm lajmi i fundit i listës së gjatë të akteve të dhunës dhe krimit që ka pushtuar Shqipërinë në muajt e fundit. Statistikat i ngjajnë një buletini lufte: Qendra për Çështjet Europiane dhe të Sigurisë, pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, thotë se në tre muajt që lamë pas, ka pasur 158 të vrarë dhe 220 të plagosur në gjithë vendin.

GARA PRESIDENCIALE NË AMERIKË

Postuar në 16 Shtator, 2012 08:20

Kanë kaluar pothuajse katër vjet kur Barack Obama u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 2008.  Amerika dha dhe një herë mesazhin që është një vend i lirë, çdokush mund të bëhet president edhe pse ka ngjyrën e lëkurës të zezë. Është nga leksionet që vijnë përtej Atlantikut që jo vetëm sfidojnë të gjithë botën demokratike por edhe fitojnë një betejë të hershme. Kjo betejë fitohet prej superfuqisë amerikane pa armë, siç fiton shumicën e betejave Amerika.

VLERAT E RREZIKUARA TE QYTETËRIMEVE

Postuar në 15 Shtator, 2012 04:50

Tri ditë më parë një ambasador amerikan u vra gjatë protestave të masave të indinjuara për një film me frymë antiislame. Tashmë është bërë e modës që, sa herë që bëhen publike ngjarje apo elemente që mund të interpretohen si antiislame, menjëherë shpërthejnë të tilla protesta. Fillojnë pak e nga pak në një zonë të caktuar ose edhe në zona të ndryshme dhe pastaj përhapen e forcohen ditë pas dite, derisa ezaurojnë gjithë ngarkesën e tyre duke djegur e duke vrarë.

Magjup si Behrami

Postuar në 15 Shtator, 2012 04:19

Ndërmjet patriotëve si Armand Duka dhe “magjupëve” si Valon Behrami, unë do të zgjidhja këtë të dytin. Dhe “tradhtinë” e Xherdanit e Granitit.

 

Po të isha si Xherdan Shaqiri do ta festoja shumë golin e së martës mbrëma kundër Shqipërisë. Futbolli luhet për gola dhe ai e dha një të tillë. Por, i gjendur nën presion të paparë ai nuk diti të gëzohej, madje sikur u ndie fajtor.

Shqiptarët e bardhë

Postuar në 14 Shtator, 2012 03:34

NDOSHTA NJË KOINCIDENCË, por për gëzimin e shqiptarëve nga të katër anët e globit, duket se është pritur përvjetori i 100-të i Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët, përfundimisht, gjatë këtij viti, në masë të madhe kanë qenë në lajmet kryesore – për suksese. E kemi konstatuar deri tash me dëshpërim se shumica e lajmeve që kanë depërtuar në kryetituj të mediave të mëdha botërore kanë pasur të bëjnë me problemet e shqiptarëve në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu.

Përpjekje e kotë për të mbuluar diellin me shoshë

Postuar në 13 Shtator, 2012 02:53

Në fund të marsit të vitit 2008, Pieter Feith ishte shumë i qetë sa u përkiste detyrave që e prisnin në Kosovë. Sapo kishte marrë detyrën si shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) dhe i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovë. Sipas disa burimeve në Bruksel, të ardhurat e tij mujore silleshin rreth 20 mijë euro. I ulur në restorantin e një hoteli në Prishtinë, diplomati holandez gjatë bisedës vazhdimisht i ikte përgjigjes se kur ICO-ja dhe misioni i BE-së për sundimin e ligjit EULEX do ta marrin përgjegjësinë për drejtimin e punëve në Kosovë.

Serbët pas pavarësisë së mbikëqyrur

Postuar në 12 Shtator, 2012 02:57

Në enklava ka serbë, të cilët jetojnë sipas sistemit kosovar dhe serbë, të cilët jetojnë sipas sistemit serb. Dhe kështu ata shikojnë njëri-tjetrin përmes dritareve të tyre paralele, akuzojnë, pështyjnë, i klithin njëri-tjetrit, qeshin, kërcënojnë. Secili shkon në kafenenë e tij, dyqanin e tij, spitalin e tij, Komunën e tij, zyrën e tij. Gjithmonë duke pritur se ata të parët, apo të dytët, dikush do ti cilësojë si viktima, si përfaqësues të duhur, si serbët e vetëm të vërtetë. E kush janë serbët e vërtetë?
*********

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed