Serbët pas pavarësisë së mbikëqyrur

Në enklava ka serbë, të cilët jetojnë sipas sistemit kosovar dhe serbë, të cilët jetojnë sipas sistemit serb. Dhe kështu ata shikojnë njëri-tjetrin përmes dritareve të tyre paralele, akuzojnë, pështyjnë, i klithin njëri-tjetrit, qeshin, kërcënojnë. Secili shkon në kafenenë e tij, dyqanin e tij, spitalin e tij, Komunën e tij, zyrën e tij. Gjithmonë duke pritur se ata të parët, apo të dytët, dikush do ti cilësojë si viktima, si përfaqësues të duhur, si serbët e vetëm të vërtetë. E kush janë serbët e vërtetë?
*********
Për momentin ceremonial të përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, serbët kanë pranuar dy dhurata. Në një pako atyre ju dhanë ligjet dhe vizioni i jetës në Kosovën e pavarur, ndërsa në të dytën retorika dhe shpresa se do të jenë përgjithmonë zemra e Serbisë.
Është mirë që serbëve ju bëhet një nderim i tillë, kur ju bëhet me dije se janë të nevojshëm dhe të pazëvendësueshëm për suksesin e projekteve politike. Pra, pa serbët nuk ka Kosovë të suksesshme të pavarur, nuk ka euro-integrime, nga njëra anë, e as ardhjes dhe qëndrimit të autoriteteve serbe dhe luftës kundër pavarësisë së Kosovës, nga ana tjetër.
Nga autoritetet kosovare dhe ndërkombëtare kanë marrë Komunat e tyre, vendet e garantuara në Kuvend dhe Qeveri, shërbimet publike, polici, mbrojtjen e kishave dhe të manastireve, televizionin, banesat për të kthyerit, përkthyesit, por edhe lirinë për të vendosur barrikada, hapësirën për kontrabandë ligjore.
Nga autoritetet serbe për këtë rast ceremonial morën dhuratë vizitën e shefit serb për Kosovën, vizitën e tij emocionale nëpër fshatra, premtimet se do të çrrënjosë urinë, e ai do të kishte ofruar edhe male dhe lugina, po mos ta kishte dëbuar policia e Kosovës. Më tutje, serbët siguruan vazhdimin e dialogut, të shoqëruar me kushte dhe vërejtje, njerëz të ri në vendet e vjetra, qeveri të re, e cila po këndon këngën e njohur të vjetër.
Siç i ka hije momenteve të kremtes, kishte aty edhe dhurata të përbashkëta kosovare-serbe, si për shembull pagesa e haraçit kufitar, dokumente dhe shpenzime të dyfishta, kontroll në kalimet kufitare, fakultete me qasje të vështirë, shkolla të stërmbushura, shkolla të zbrazëta, gjithçka dhe nga diçka.
Të emocionuar për shkak të dhuratave, serbët fillimin e epokës së re të shtetit më të ri e presin në realitete të dyfishta. Nëse hidhni hapin në këtë botë të dyfishtë, do të zbuloni se engjëjt janë demonë dhe anasjelltas, se djelmoshat e këqij mund të jenë djelmosha të mirë.
Ndarja e botëve, ndarja e vlerave, e vizioneve-mirë se erdhët në pavarësinë e përkryer të mbikëqyrur të Kosovës pak të njohur e pak të panjohur ,sipas mënyrës serbe.
Në enklava ka serbë, të cilët jetojnë sipas sistemit kosovar dhe serbë, të cilët jetojnë sipas sistemit serb. Dhe kështu ata shikojnë njëri-tjetrin përmes dritareve të tyre paralele, akuzojnë, pështyjnë, i klithin njëri-tjetrit, qeshin, kërcënojnë. Secili shkon në kafenenë e tij, dyqanin e tij, spitalin e tij, Komunën e tij, zyrën e tij. Gjithmonë duke pritur se ata të parët, apo të dytët, dikush do ti cilësojë si viktima, si përfaqësues të duhur, si serbët e vetëm të vërtetë.
E kush janë serbët e vërtetë?
Ka serbë, të cilët punojnë sipas sistemit të Kosovës. Ashtu kanë vendosur, ngase nuk kanë mundësi tjetër, e kanë shfrytëzuar situatën në terren, marrin pjesë në pushtet, janë pushteti vetë, dëshirojnë të integrohen, luftojnë me akuzat se janë tradhtarë, se janë njerëz të Thaçit, pra se janë njerëz të kryeministrit.
Për këta serbë thuhet se janë të fuqishëm, i kemi në ministri, shërbime publike, polici, doganë, pra punojnë sipas ligjeve të shtetit të Kosovës. Përndryshe, ligje tjera këtu as që ka. Pra, në përputhje me ligjet e vetme. Ata janë të përfshirë në hartimin e ligjeve, thonë se punojnë për interesat e serbëve, për të mirën e të gjitha pakicave, që ti mbrojnë, se ju garantojnë të drejtat. Këta serbë po shkruajnë histori, ngase nga hapësirat bujqësore kanë krijuar hapësira urbane dhe kanë dëbuar ata kryetarë të vjetër serbë të Komunave nga zyrat, të cilave ju vinte era e viteve të 90-ta.
Disa prej tyre madje nuk e kanë ditur se çfarë i kishte gjetur, kur e kanë parë vetën nëpër sallat e Komunave, kur u bënë të rëndësishëm, kur filluan të marrin vendime. Disa të shkolluar, e disa jo, por megjithatë, të gjithë që janë nisur nga zero. Ndërtuan rrugë, terrene sportive, vendosin për urbanizmin, imponojnë tatimet, bëjnë buxhetet, kërkojnë investues, kanë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim me kishën, me botën e ndershme, mbrojtësit e traditës, të gjitha këto për të dëshmuar se janë serbë, edhe përkundër faktit se janë në koalicionin e Thaçit. Për shkak të gjitha këtyre sukseseve, aty këtu heshtet për ndonjë mashtrim.
Të gjithë këtyre serbëve ju mungon vizioni, jeta publike, sinqeriteti që konkurrencën e ndërsjellë mes tyre mos ta marrin si sulm, fyerje apo demotivim, se një fshat me I suksesshëm se tjetri nuk është e thënë të jetë nxitje për konflikt serbo-serb.
Megjithatë, këta serbë janë gjetur. Kanë funksione të larta, ndikim të drejtpërdrejtë dhe mundësi për të lobuar. Si të tillë, ata gjithmonë janë të sulmuar, kur gjërat nuk rrjedhin si duhet. Nga ta pritet që të kthejnë serbët e zhvendosur, që gjuha serbe të dëgjohet nëpër qytete, që të kenë gjithmonë ujë dhe rrymë, që të ketë vende të punës për të gjithë.
E këtë nga ata e presin edhe fqinjët e parë, ata serbë që punojnë nëpër institucionet serbe, apo ajo çfarë ka mbetur nga ata, në sistemin e edukimit, shëndetësi, posta. Edhe pse dikush i quan struktura paralele, ata janë edhe një realitet tjetër serb.
Këta serbë janë të detyruar, për shkak se punojnë në sistemin serb, të presin me nguti ardhjen e çdo funksionari nga Beogradi. Mezi presin që të xhirohen nga kamerat, duke qëndruar prapa shefave të ndryshëm të zyrave, ata shpesh për shkak të mungesës së njohurive çdo humbje të autoriteteve serbe e kuptojnë si fitore.
Këta serbë e dinë, e nuk guxojnë të flasin se si vidhet në shëndetësi, në sistemin e edukimit, se prej nga vijnë pagat e mëdha, se pse njerëzit punësohen, vetëm pasi të paguajnë ndonjë mijëshe në llogarinë e shefave. Nuk pyesin, ngase nuk guxojnë. I kanë mësuar se është me rëndësi që shteti (Serbia, dihet) të mos i braktisë. E kanë vështirë, ngase nëpër zyre duhet të punojnë sipas serbishtes, ndërsa në rrugë duhet të respektojnë ligjet e Kosovës. Megjithatë, ka këta serbë pritet të jenë mësues dhe mjekë të mirë.
Serbët nga ky realitet shpesh flasin për diskriminim, por assesi nuk pranojnë të jenë pjesë e luftës kundër tij. Ka në mesin e tyre të atillë, të cilët do t’iu bindin se nuk e pranojnë qeverinë e Kosovës, por do të heshtin për faktin se me dëshirë marrin dhe pranojnë paratë e kësaj qeverie.
Këta serbë presin dhe presin me durim. Por kënd? Dihet. Por nuk dihet se a do të vijë ndonjëherë.
Serbët nga të dy realitetet bëjnë me gisht kah njëri-tjetri dhe cilësohen mes vete si tradhtarë, lavire, bashkëpunëtorë, jobesimtarë, hajna. Kështu mendojnë, e thonë nganjëherë publikisht, por nuk është që nuk shoqërohen dhe nuk bashkëpunojnë.
Pra, kush në fakt janë serbët e vërtetë? Do të kuptohet, vetëm pasi që ata të vendosin vetë se kush janë. Këtu mund t’iu ndihmojnë mendimet kritike, të cilat serbëve ju mungojnë si dërrasa në kokë. Vetëm masa kritike e mendimeve të pavarura, vlerësimeve, hapjes së hapësirave, mundësive, mund të jenë dhurata e vetme e vërtetë për serbët, të humbur në kohë dhe hapësirë.
*Gazeta Express / Prishtinë
Comments
nderkohe qe serbet e kosoves
<p>nderkohe qe serbet e kosoves vazhdojne te quhen serbe,shqiptaret e kosoves perpiqen ti quajne kosovare!!</p><p>kjo gje behet padashje???</p>
Add new comment