Prishja e rrethimit të Pallatit të Brigadave, turp dhe barbari

Postuar në 19 Shtator, 2012 03:19

Po hiqet muri rrethues i Pallatit te Brigadave, në kuadër të të njëjtit “projekt për zgjerimin e rrugës së Elbasanit” që shkaktoi disa javë më parë protestën për prerjen e pemëve. Pallati i Brigadave dhe muri rrethues i tij, jane nder veprat me te vjetra te Tiranes. Zgjerimi i kesaj rruge eshte kontenstuar disa here nga shoqeria civile, pasi firma e ndertimit ka nisur punen pa nje leje mjedisore, dhe pa nje projekt te miratuar e te bere publik per zgjerimin e rruges. Sipas Bashkisë, muri do të rivendoset serish pak metra me tutje me kërkesë të Kryeministrit, por kjo prishje konsiderohet nga Artan Lame dhe Artan Shkreli si “një akt i pabesë, ndërsa ata ndodhen në Bruksel për ngritjen e një ekspozite për Shqipërinë”.

Më poshtë, dy shënime të Shkrelit e Lames marrë nga TCH:

Artan Shkreli, arkitekt: Është një akt i turpshëm, i ulët, i ndyrë dhe tregon surratin e vërtetë të njerëzve që qeverisin vendin në Shqipëri, të cilët kanë gjetur momentin kur një pjesë e shoqërisë civile nuk ndodhet në Shqipëri, për të bërë goditjen e shëmtuar në Tiranë. Një akt pabesie shumë i madh... Ne i kemi bërë letër kryeministrit që në vazhdën e urdhërit që ai ka dhënë që institucionet përgjegjëse, që janë Bashkia e Tiranës, Ministria e Punëve Publike, Drejtoria e Rrugëve dhe Ministria e Kulturës të kontaktonin shoqërinë civile që është e shqetësuar për këtë veprim, dhe bashkë të gjenin rrugën e zgjidhjes. Një gjë e tillë jo vetëm nuk u bë, pra urdhëri i Berishës nuk u mor në konsideratë, por ne pasi u ankuam me një shkresë Berishës, nuk na erdhi asnjë përgjigje. Përgjigjja e Berishës është ndërhyrja që po bëhet në Pallatin e Brigadave në momentin që ne jemi duke u marrë me punimet për këtë ekspozitë me rastin e përvjetorit të 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë. Duke prekur një pjesë të mirë të rrethimit që bëjnë pjesë në sistemin mbrojtës së Pallatit të Brigadave, dhe pjesë të Parkut, që është i mbrojtur nga monumentet tona, por është në listën për t’u mbrojtur nga European Heritage.

Artan Lame, shoqëria civile: Ndjehem vërtet i trishtuar dhe i prerë në besë dhe në një farë mënyrë duhet ta ndjejnë të gjithë veten si me një thikë të ngulur në shpinë. Ne kemi ardhur në Bruksel për të sjellë një pjesë të historisë së Shqipërisë, për të treguar që Shqipëria nuk është vetëm “politikanë injorantë”, apo “barbarë”, apo një ambient barbar dhe i egër, por ka edhe një kulturë të veten, një trashëgimi të veten që nga antikiteti dhe Mesjeta. Dhe këtë ne e sollëm në Bruksel në prag të procesit të integrimit për të treguar që ndoshta edhe e meritojmë integrimin. Dhe pikërisht tani, ne ndjehemi të prerë në besë sepse në Tiranë barbarët dhe politikanët injorantë vënë dorën mbi trashëgiminë që po përpiqemi të mbrojmë. U përpoqëm pikërisht me këtë ekspozitë, pikërisht me këto imazhe për t’i ndryshuar në një farë mënyrë vlerën kësaj pashaporte, që është një copë letër që s’na jep akoma dinjitet. Ne deshëm të sjellim pikërisht njëfarë dinjiteti të kësaj pashaporte dhe në Tiranë ndodh një akt barbarie i pashembullt. Pikërisht nga ata njerëz që pretendojnë të integrojnë Shqipërinë në Europë.

Comments

Submitted by Eri (not verified) on

<p>Ne Bruksel duhet te dergoni dhe shkaterrimin e Shqiperise, degradimin e mjedisit, e rrugeve, monumenteve dhe shoqerise keto vitet e fundit... romantizmi per te shkuaren ka vleren e vet, por realizmi per te tashmen i nevojitet me shume Shqiperise sot.&nbsp; Denonconi, protestoni ne Bruksel, ngrini zerin per barbarine qe ka marre dhene.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.