Arkiv-Lajme

Bode: Borxhi është 60% i GDP-së? Do të shkojë më lart se kaq.

Postuar në 25 Nëntor, 2011 02:53

Lajmet që kanë ardhur këto ditë nga hidrocentralet kanë paralajmëruar një krizë energjitike. Dje këtë gjë e pranoi dhe ministri i financave Ridvan Bode, i cili, i ftuar në programin Top Story, na ka bërë me dije se qeveria është krejt e papërgatitur për këtë situatë. Ka kohë që nga arka e shtetit dalin çdo muaj rreth 30 milionë euro për të financuar blerjen e energjisë në tregun e huaj. Jemi në rrethanat, kur më shumë se gjysma e energjisë që konsumojmë, vjen nga importi.

Klima e qetë i shndërron politikanët shqiptarë nga nxënës në partnerë

Postuar në 24 Nëntor, 2011 15:36

Pas shumë kohësh, Edi Rama pritet nga një personalitet ‘i rëndë’ në Bruksel, nga komisioneri i zgjerimit të BE-së, Stefan Fule. Nuk është se të dy takohen për herë të parë. Përkundrazi, mund të jenë takuar në më shumë se një duzinë rastesh, në kryeqytetin shqiptar e në atë belg, por ka qenë fjala për takime që kanë synuar të zgjidhin një stalemate (kjo është fjala në anglisht që gazetarët shqiptarë e përkthejnë me”ngërç”). Ndërsa këtë herë mund të flitet për një takim zyrtar, dmth Rama shkon në Bruksel në krye të një delegacioni socialist, dhe atje pritet nga Fule e të tijtë.

Paskal Milo: Qosen e duan më shumë në Shqipëri se në Kosovë

Postuar në 24 Nëntor, 2011 12:17

Rasti i promovimit të një libri të Rexhep Qoses në Prishtinë ka shërbyer edhe si “platformë” për mbrojtjen e akademikut kosovar të përfshirë në një radhë deklaratash e sulmesh kundërthënëse me anëtarë të Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe LDK-në. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe ish-presidenti Rexhep Meidani, aktivisti Adem Demaçi, ministri i Arsimit të Kosovës Ram Buja, dhe ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Paskal Milo. Ky i fundit, njofton Kosovapress, duke lëvduar figurën dhe veprën e akademikut është shprehur se Rexhep Qosen Shqipëria e do më shumë se njerëzit në Kosovë.

Omer Stringa: Nuk bashkohem me Topin; por PD është kthyer në parti fshati

Postuar në 24 Nëntor, 2011 09:46

Partia Demokratike është një forcë që ka kaluar majtas duke iu larguar qytetarisë, ndërsa Bamir Topi është një ndër politikanët e paktë në Shqipëri me qytetari. Këtë raport ka ndërtuar mes Presidentit Topi dhe partisë së vet, asaj Demokratike, Omer Stringa, dekan i Fakultetit Ekonomik, deri para pak kohësh anëtar i strukturave drejtuese të PD-së. Nëpër rreshtat e një interviste për ‘Gazetën Shqiptare’, duket se edhe Stringa i është bashkuar ‘grupit të të pakënaqurve’ në Partinë Demokratike. Megjithatë ai nuk pranon se do t’i bashkohet partisë së re të Presidentit Topi.

Banka e Shqipërisë konfirmon shqetësimet e ngritura nga shtypi

Postuar në 24 Nëntor, 2011 09:33

Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin e vet mbi stabilitetin financiar të vendit. Është një raport që gli addetti ai lavori do duhet me hir, me pahir ta lexojnë (gjetkë, një raport i tillë, ashtu si të gjitha qëndrimet e tjera publike të Bankës Qendrore, lexohet me vëmendje në radhë të parë nga qeveritë), por e vërteta është se nuk thuhen gjëra të paditura. Duket sikur Banka bën një përmbledhje të shqetësimeve të ngritura nga shtypi e nga opozita gjatë muajve të fundit.

Shqiptarët marrin borxh tek sho-shoqi, e jo te bankat

Postuar në 24 Nëntor, 2011 05:59

Nga një studim i bërë nga Banka e Shqipërisë (saktësisht, është fjala për një sondazh të kryer mbi një kampion prej një mijë familjesh), të cilit i referohen në të përditshmen Shekulli, del në evidencë se një në katër familje ka borxhe për të shlyer. Është interesante struktura apo diagrama e borxheve, nga e cila dalin disa të dhëna. Së pari, shqiptarët, në shumicë, nuk u janë në borxh bankave. Sa herë që kanë nevojë të financojnë halle apo qejfe të tyre, ata u drejtohen miqve e të njohurve.

Një inspektim i drejtë me një motivim të lig

Postuar në 24 Nëntor, 2011 04:34

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka urdhëruar të bëhet një inspektim rrufé për dosjen penale të Konstandin Xhuvanit pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që i dha atij dënimin minimal për vrasjen e Alfred Musabelliut. Pse ky interes kaq i madh nga ana e ministrit? Sepse Konstandin Xhuvani është djali i deputetes së PS-së, Luiza Xhuvanit.

Një tjetër shifër e INSTAT-it që sinjalizon ngadalësim ekonomik

Postuar në 24 Nëntor, 2011 02:22

Me 73 ditë me vonesë, INSTAT-i vendosi të publikoje indeksin sintetik të tregëtisë me pakicë për tremujorin e dytë të vitit 2011 (http://www.instat.gov.al/graphics/doc/tabelat/TRPnew/3Mujori_II_2011/t2.xls)

Tabela më poshtë jep përmbledhtazi ecurinë e indeksit sintetik të tregtisë me pakicë nga tremujori i dytë 2010 deri në tremujorin e dytë 2011

Tremujori            II.2010  III.2010  IV.2010  I.2011  II.2011

Olta Xhaçka: Socialistët janë një tufë macesh

Postuar në 23 Nëntor, 2011 14:52

Në një mbledhje të grupit parlamentar socialist kanë vijuar debate të ashpra që, mesa duket, nuk janë mbyllur nga ajo që u duk si frymë pajtimi e Kongresit të partisë. Arben Malaj e Andis Harasani kanë debatuar me Artan Gaçen e Sajmir Tahirin mbi takimin e prishur të Kombinatit. “Ti me rrugaçët e tu e prishët takimin tonë në Kombinat”, i është drejtuar Malaj Tahirit. Harasani nga ana tjetër ka replikuar me Artan Gaçen duke thënë se ai kishte kërkuar përjashtimin e tyre nëpër gazeta.

Drama e një babai nga Bulqiza, që ilustron një realitet të tërë social

Postuar në 23 Nëntor, 2011 12:59

Tema online, duke ju referuar televizionit Ora News, jep një lajm tronditës lidhur me një minator nga Bulqiza. Është 55 vjeç. Quhet Luftim Asllani. Fizikisht është i brishtë, pasi ka bërë dy operacione në zemër. Është martuar dy herë. Dhe deri këtu, nuk ka asgjë që mund të ndjellë vëmendje gazetareske. Por ka diçka tjetër të rëndësishme në jetën e vet, të cilën ai don ta ndajë me publikun; ndoshta ngaqë beson se një rrëfim para kamerave mund ta ngushëllojë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme