Banka e Shqipërisë konfirmon shqetësimet e ngritura nga shtypi

Postuar në 24 Nëntor, 2011 09:33

Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin e vet mbi stabilitetin financiar të vendit. Është një raport që gli addetti ai lavori do duhet me hir, me pahir ta lexojnë (gjetkë, një raport i tillë, ashtu si të gjitha qëndrimet e tjera publike të Bankës Qendrore, lexohet me vëmendje në radhë të parë nga qeveritë), por e vërteta është se nuk thuhen gjëra të paditura. Duket sikur Banka bën një përmbledhje të shqetësimeve të ngritura nga shtypi e nga opozita gjatë muajve të fundit.

Në raport janë nënvizuar tre rreziqe. Së pari, është rreziku prej rënies së rritjes ekonomike, gjë që ka përbërë një nga argumentat më të dashur të shtypit. Një tjetër rrezik, sipas bankës, mbetet edhe ai i kursit të këmbimit. Edhe pse leku ka qenë i qëndrueshëm vitin e fundit ndaj Euros, banka vëren se rreziku i kursit të këmbimit mbetet i pranishëm dhe mund të godasë ekononominë në dy drejtime, së pari duke përkeqësuar borxhin e qeverisë dhe së dyti duke rritur më shumë kreditë me probleme në banka. Dhe tek këto të fundit, dmth tek kreditë me probleme, është identifikuar rreziku i tretë. Ka kohë që në debatin publik janë ndjerë fort zërat që i kanë mëshuar këtij rreziku.

E vetmja çështje që nuk është kapur prej brirësh nga Banka është ajo e borxhit publik, për të cilin u është rënë borive të alarmit nga më shumë se një drejtim. Nuk sheh arsye për panik? Ashtu qoftë!

Re.Pu.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>&nbsp;U rizgjodh Fullani! I erdhi goja memecit! Tashme per lajme kobzeza.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.