Shqiptarët marrin borxh tek sho-shoqi, e jo te bankat

Nga një studim i bërë nga Banka e Shqipërisë (saktësisht, është fjala për një sondazh të kryer mbi një kampion prej një mijë familjesh), të cilit i referohen në të përditshmen Shekulli, del në evidencë se një në katër familje ka borxhe për të shlyer. Është interesante struktura apo diagrama e borxheve, nga e cila dalin disa të dhëna. Së pari, shqiptarët, në shumicë, nuk u janë në borxh bankave. Sa herë që kanë nevojë të financojnë halle apo qejfe të tyre, ata u drejtohen miqve e të njohurve. Kjo është një traditë e njohur ndër ne, e cila, me sa duket, mbahet ende në këmbë si dëshmi e solidaritetit social. Me këtë mënyrë kreditimi të investimeve apo veprimtarive të tyre, njerëzit kanë mundësi të evitojnë interesat e bankave, apo kokëçarjet proceduriale të marrjes së kredisë. Nga sondazhi rezulton se 60% e familjeve me borxhe u janë në borxh personave fizikë. Vetëm 37,4% e tyre janë debitorë në banka.
Së dyti, ky borxh i marrë përdoret rëndom për të blerë pasuri të paluajtshme, blerje apo rikonstruksion shtëpie; vetëm 10% e familjeve kanë marrë borxh për të hapur një aktivitet biznesi. Dhe së treti, një pjesë e borxhit është për mbijetesë. Me fjalë të tjera, tek borxhi që merret për konsum, bie në sy se është një pjesë shumë e vogël ajo që merr kredi për të financuar ca pushime të mira, blerjen e një makine, mobilimin e shtëpisë, etj. Pjesa më e madhe merr borxh për të mbajtur veten me bukë. Kuptohet, që ky lloj borxhi është i tëri i marrë tek persona fizikë, miq e të afërm. Shpalosja spektakolare e këtij borxhi janë blerja e ushqimeve duke vënë emrin në listën e shitësve.
Re.Pu.
Comments
Interesat e kredive ne
<p>Interesat e kredive ne Shqiperi jane nga me te lartat ne Europe(per mos te thene me te lartat) + qe te marresh nje kredi ne Bankat tona duhet te kesh mik (si per çdo gje tjeter) dhe te duhen nja 100 garancira te ndryshme. Kohet e fundit nuk flitet me per dyqanet qe japin ushqimet me Liste, dhe nuk jane pak. Duhet bere ndonje studim per te para se sa % e dyqaneve "te lagjeve" mbajne akoma lista, dhe sa % e klienteve te ketyre dyqaneve marrin ushqime me liste. Por pak veta kane interes te bejne studime te tilla.</p>
Jemi te njejte. Jemi te
<p> Jemi te njejte. Jemi te ndryshem. Sa shume ngjajme! Sa shume dallojme! Te gjithe duam te fluturojme. Me krah borxh jo !!!</p>
Add new comment