Një inspektim i drejtë me një motivim të lig

Postuar në 24 Nëntor, 2011 04:34

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka urdhëruar të bëhet një inspektim rrufé për dosjen penale të Konstandin Xhuvanit pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që i dha atij dënimin minimal për vrasjen e Alfred Musabelliut. Pse ky interes kaq i madh nga ana e ministrit? Sepse Konstandin Xhuvani është djali i deputetes së PS-së, Luiza Xhuvanit.

Nuk e kemi parë herë të tjera Eduard Halimin (E mbani mend? Është ai që drejtoi komisionin e hetimit të grushtit të shtetit, që deshën ta bënin me thika me helm e me stilolapsa pistoletë) të ushtrojë kontrolle të tilla të bujshme. E vërteta është se një kontroll i tillë, për një rast të tillë, është me shumë vend, pasi dënimi i djalit të deputetes me dy vjet burg mbi bazën e akuzës elegante “të vrasjes së kryer në kapërcim të kufijvve të mbrojtjes së nevojshme” të ngjall dyshime sa të duash. Mendja të shkon pra se gjykata është kondicionuar nga pushteti politik i së ëmës. Por – përsërisim – Halimi “i thikave me helm” është hera e parë që organizon një raid kaq të befasishëm në një gjykatë. Kjo do të thotë se ai nuk motivohet hiç nga padrejtësia që është bërë, por motivohet nga një urrejtje primitive dhe e tërbuar kundër një kolegeje. Po të jetë i dhënë pas drejtësisë, le të organizojë një inspektim pasi të marrë fund gjyqi për Gërdecin, ku djali i kryeministrit që u bë shkak, tok me të tjerë, të vriten 26 vetë, po ia hedh pa lagur.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

Ne SaliGrad e KabuliStan ndodhin  shume absurditete te tilla!!!Ne presim qe gjykatat te jene te pavarura!! A do jene ndonjehere? Pse duhet te kene imunitet gjyqtaret ne Shqiperi?

Submitted by L. (not verified) on

Po me 21 janarin çfare behet ,po afron viti,sa keq te vrasin ne vendim tim qe te mos guxosh te shkosh me.

Pri e prit drejtesi dhe na dalin DREQTESI.E dime qe çdo hall zgjidhet me ligesi por edhe kaq sa vete nje palomi

te merret me probleme te tilla,te kerkoje e vendose drejtesi eshte por PER TE GJITHE NJESOJ.

ÇDO DITE E ME KEQ BEHET.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.