Bode: Borxhi është 60% i GDP-së? Do të shkojë më lart se kaq.

Lajmet që kanë ardhur këto ditë nga hidrocentralet kanë paralajmëruar një krizë energjitike. Dje këtë gjë e pranoi dhe ministri i financave Ridvan Bode, i cili, i ftuar në programin Top Story, na ka bërë me dije se qeveria është krejt e papërgatitur për këtë situatë. Ka kohë që nga arka e shtetit dalin çdo muaj rreth 30 milionë euro për të financuar blerjen e energjisë në tregun e huaj. Jemi në rrethanat, kur më shumë se gjysma e energjisë që konsumojmë, vjen nga importi. Dhe kjo është energji që blihet me çmim të lartë, dhe i shitet CEZ-it me çmim më të ulët, mbi bazën e kontratës që është lidhur mes KESH-it dhe CEZ-it.
Si dilet nga kjo situatë? Në stilin e kësaj qeverie: duke marrë borxh e duke rritur borxhin. Borxhi publik është në nivelin e 60%-ëshit të GDP-së (sipas shifrave zyrtare), dhe ligji për buxhetin nuk lejon që të kalohet ky nivel. Bode – thuhet në Panoramën online – teksa nënvizoi se kjo krizë energjitike mund të kapërcehet vetëm me ndihmën e borxheve, ka hedhur idenë se rritja e borxhit mbi këtë nivel nuk është ndonjë kiamet i madh. “Nuk është tabu prekja e përkohshme e këtij limiti”, citohet të ketë thënë saktësisht ai.
Ditë të vështira janë duke ardhur. Jo vetëm për qeverinë.
Re.Pu.
Comments
E GDP-së apo buxhetit?
<p>E GDP-së apo buxhetit?</p>
Ky ka luajtur mendsh. Borxhi
Ky ka luajtur mendsh. Borxhi po u rrit nuk ulet me, se e vetmja menyre eshte qe buxheti te jete me suficit (qe s'ka shanse te ndodhe sidomos kto vite). Kriza energjitike nuk quhet me krize, pasi eshte e perseritur per gjithe kto vjet. Ku jane 50 HEC-et me koncesion qe thoshte Berisha???
@Jeton: Behet fjale per raportin e botxhit total/GDP.
Add new comment