Paskal Milo: Qosen e duan më shumë në Shqipëri se në Kosovë

Rasti i promovimit të një libri të Rexhep Qoses në Prishtinë ka shërbyer edhe si “platformë” për mbrojtjen e akademikut kosovar të përfshirë në një radhë deklaratash e sulmesh kundërthënëse me anëtarë të Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe LDK-në. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe ish-presidenti Rexhep Meidani, aktivisti Adem Demaçi, ministri i Arsimit të Kosovës Ram Buja, dhe ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Paskal Milo. Ky i fundit, njofton Kosovapress, duke lëvduar figurën dhe veprën e akademikut është shprehur se Rexhep Qosen Shqipëria e do më shumë se njerëzit në Kosovë. “Ju që e keni këtu në Kosovë dhe që keni mundësi të kontaktoni dhe ta dëgjoni e lexoni, atë aq sa ka mundësi ai të prodhojë e që unë jam i bindur që ai ka shumë për të dhënë, mos e lini që të bjerë ndonjëherë viktimë e sulmeve të pa merituara të njerëzve që janë xhelozë dhe asgjë më shumë“, ka thënë Milo. Akademiku Qosja nuk ka dëshiruar të ndalet gjatë te akuzat e drejtuara kundër tij. Më shërbejnë të dyja, si kritikat ashtu dhe lavdërimet, ka thënë Qosja. “Prandaj unë dua t’i falënderoj këta kolegët e mi të nderuar; dhe ata që më kritikojnë, edhe këta edhe ata i kanë dhënë kontribut punës time “, ka vazhduar ai.
H.B.
Comments
Qosen e duan më shumë në

Qosen e duan më shumë në Shqipëri se në Kosovë, ashtu siç e duan Kadaren më shumë në Kosovë se në Shqipëri. Pse? - Sepse Qosen nuk e njohin në Shqipëri dhe Kadaren nuk e njohin në Kosovë.

I nderuar Pal, nga pervoja

I nderuar Pal,

nga pervoja vetjake mund te them se ata qe nuk e duan Kadarene ne Shqiperi u perkasin dy kategorive: te paret jane komuniste nostalgjike e fanatike, ndersa te dytet jane te persekutuar qe per t'u "rehabilituar" u bene spiune te sigurimit. E bukura eshte se pjesa me e madhe e te gjithe ketyre as qe e kene lexuar Kadarene.

Rrjedh natyrshem pyetja: ti ciles kategorie i perket?

Edhe Shokun Enver e ka ne

Edhe Shokun Enver e ka ne dashur me shume ne Prishtine se ne Tirane.

Sa mire do ishte t'u lexonim

Sa mire do ishte t'u lexonim veprat si Qoses edhe Kadares.

Ata qe ua kane lexuar vepren nuk zgjedhin cili eshte me i miri, me i madhi, me hidhnaku, me i ndershmi etj., por edhe ne zgjedhshin nuk do t'u shkoj fare ndermend se ku banojne, ne Tirane apo ne Prishtine, ne Mitrovice apo ne Sarande, e k[shtu me radhe.

Add new comment