Arkiv-Lajme të përditësuara
Stuhia dimërore në SHBA, jo dhe aq “epike”. Meteorologët gabuan në parashikim
Reshje të dendura dëbore ranë në Connecticut e Massachusetts, ku rrugët u veshën në të bardhë, megjithatë qyteti i Nju Jorkut nuk e pa gjëkundi stuhinë historike, e cila duhet të ishte ndoshta më e madhja që prej fillimit të regjistrimeve.
Kryebashkiaku Bill de Blasio iu përgjigj pretendimeve për reagim të ekzagjeruar, me pohimin se veproi i mbështetur në informacionet e ekspertëve.
Rama: Debati për naftën, i stisur. Çmimi në Shqipëri ka rënë me 20%. "21 janari", të rihapet dosja
Ai komentoi edhe protestën e opozitës, ndërsa u ndal gjatë tek çështja e çmimit të naftës. Rama tha se është një debat i stisur, pasi sipas tij shqiptarët e paguajnë atë 20% më pak. Sipas tij, asnjë vend i rajonit nuk e ka në strukturë taksën e qarkullimit apo atë të karbonit.
Shkodër, OSHEE kontrolle gjatë natës; 130 personat e ndaluar
Kjo është arsyeja që prej një jave OSHEE, me mbështetjen e policisë bën kontrolle gjatë natës pranë abonentëve që tentojnë të rilidhin energjinë.
Dhjetëra persona janë arrestuar ndërkohë me akuzën e vjedhjes së energjisë, ndërsa më të shumta janë rastet e lidhjeve të dyta me rrjetin që bëjnë pronarët e dyqaneve apo banesave.
Elektricistët e OSHEE kontrollojnë çdo lidhje nëse është e ligjshme dhe në rastet kur konstatojnë shkelje është policia ajo që shoqëron autorët e vjedhjes. Këto lloj kontrollesh po bëhen prej një jave në këtë qytet.
Greqi, Tsipras prezanton emrat e ministrave të kabinetit të tij
Prej mbëmjes së kaluar flitet se në postin e zëvendëskryeministrit do të jetë Janis Dragasakis, si ministër i Financave do të Janis Varoufakis, Zoi Konstantopoulou do të jetë në krye të Superministrisë së Punëve të Brendshme dhe Reformës Administrative, Panagiotis Nikoloudis te Ministria e Drejtesise, Nikos Papas te Ministria e Shtetit, Nikos Chountis, zëvendësministër i Jashtëm për çështje evropiane, Panagiotis Lafazanis, Superministria e Rindërtimit Produktiv, Mjedisit dhe Energjisë, Konstantin Tsoukalas ose Aristides Baltas, te SuperMinistria e Kulturës, Panajotis Kouroumplis, Ministri
Protesta e Vetëvendosjes, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës. Plagosen disa persona
Pas fjalimeve të mbajtura përpara të pranishmëve, një përplasje mes protestuesve dhe policisë bëri që situata të merrte një drejtim krejt tjetër dhe policia të përdorte gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e mbledhur në sheshin "Skënderbeu".
Sipas gazetarëve të Top Channel në Kosovë, disa persona, mes te cileve police dhe protestues jane lenduar dhe jane derguar me urgjence ne spital.
Organizatorët e protestës kërkuan nga policia që të mos sulmojë qytetarët, ndërsa iu bënë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të mos gjuajnë më gurë.
/ Top Channel
Greqi, fitojnë radikalët e majtë, marrëveshje për qeverinë me Grekët e Pavarur
Në një fjalim tepër entuziast me mesazhe edhe për Europën, lideri i Syrizës, Aleksis Tsipras, ka theksuar se ka marrë një mandat popullor për të përmbysur politikat e masave të ashpra.
“Greqia ka kthyer një kapitull. Greqia lë pas saj masat e ashpra katastrofike, frikën dhe autokracinë, një 5-vjeçar poshtërimi dhe dhimbjeje. Fitorja jonë është gjithashtu një fitore për gjithë popujt e Europës të cilët po luftojnë kundër masave shtrënguese që po shkatërrojnë të ardhmen tonë të përbashkët europiane. Sot u mundën Greqia e elitës dhe e oligarkëve”, tha Tsipras.
Qeveria diskuton për shkarkimin e Jabllanoviç
Kabineti i kryeministrit kosovar Ia Mustafa nuk e përjashton mundësinë e shkarkimit të ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka deklaruar se në Qeveri do të diskutohet për shkarkimin e ministrit për Komunitet dhe Kthim, Aleksander Jabllanoviç.
Pritet që të hënën pasdite Qeveria të vendosë nëse do ta largojë nga kabineti ministrin serb, i cili i ka quajtur egërsira disa protestues që kanë gjuajtur me gurë autobusin serb që po transportnte pelegrinë serbë, që donin të vizitonin kishën ortodokse në Gjakovë.
Shkreli denoncon Bashkinë e Tiranës, akuza për një ndërtim të paligjshëm
Këshilltar i Kryeministrit për Zhvillimin e Territorit, zoti Artan Shkreli ka akuzuar Bashkinë e Tiranës pasditen e së dielës për nisjen e një ndërtimi i të paligjshëm.
Ai ka thënë se me këto ndërtime zoti Basha ka vrarë çdo lloj ekspertize në bashki.
Mustafa sulmon opozitën: VV, AAK dhe Nisma votuan kundër ndryshimit të ligjit për Trepçën
Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma, më 19 janar 2015 votuan kundër ndryshimit të ligjit, i cili duhej të nxirrej në momentet e fundit në Kuvend, për të pamundësuar një vendim gjykate e cila e çonte Trepçën në likuidim. Këta që dje thërrisnin Trepça është e jona dhe mbanin pankarta, atë ditë ishin të gatshëm që Trepçën t’ua dorëzonin kreditorëve, të cilët janë nga Serbia e Greqia, shqiptarë e serbë të korruptuar dhe me dokumente të dyshimta. Kjo është e vërteta jonë për Trepçën në këto momente dhe dyfytyrësia jonë”, thotë kreu i ekzekutivit kosovar.
Greqia vendos sot të ardhmen, Syriza drejt fitores sipas sondazheve
Kryeministri Samaras, që pretendon se ekonomia po rimëkëmbet, ka votuar qysh herët në mëngjes, me shpresën te rreth 14% e grekëve të pavendosur dhe te 2.1 milionë votues, të cilët janë mbi 70 vjeç dhe të vështirë për t’i bindur.
“Këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Sot ne vendosim nëse do të shkojmë përpara me dinamizëm, siguri dhe besim, ose nëse do të hyjmë në aventura”, tha kryeministri grek, Antonis Samaras.