Protesta e Vetëvendosjes, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës. Plagosen disa persona

Pas fjalimeve të mbajtura përpara të pranishmëve, një përplasje mes protestuesve dhe policisë bëri që situata të merrte një drejtim krejt tjetër dhe policia të përdorte gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e mbledhur në sheshin "Skënderbeu".
Sipas gazetarëve të Top Channel në Kosovë, disa persona, mes te cileve police dhe protestues jane lenduar dhe jane derguar me urgjence ne spital.
Organizatorët e protestës kërkuan nga policia që të mos sulmojë qytetarët, ndërsa iu bënë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të mos gjuajnë më gurë.
/ Top Channel
Add new comment