Arkiv-Lajme të përditësuara
Psikologia e viziton ne burg: Andon Mehillaj, jo i semure mendor.
Zbulohen fakte të reja për çështjen e vrasjeve me pagesë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ditën e djeshme është përpiluar ekspertiza e parë psikologjike e të dyshuarit si sekser i bandës së vrasjeve me pagesë. Duke iu referuar gjithmonë të njëjtave burime, në pjesën e parë të kësaj ekspertize citohet se gjendja mendore e Andon Mëhillajt është stabël dhe nuk shfaq shenja të një gjendjeje depresive.
Nishani uron Presidenten Jahjaga me rastin e Festës së Pavarësisë së Kosovës.
Mesazhi i urimit i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e 6-vjetorit të Pavarësisë:“E nderuar Zonja Presidente,
Kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju uroj përzemërsisht Ditën e Pavarësisë, Juve dhe gjithë popullit të Kosovës!
Jahjaga: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm.
Pavarësia e Kosovës është e paprekshme dhe e pakthyeshme. Kështu ka thënë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një pritje që organizoi për përfaqësues tëinstitucioneve vendore e ndërkombëtare, me rastin e shënimit të përvjetorit të gjashtë, të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ajo shprehu synimin e vendit, për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Shkodër, digjet makina, dyshohet se i përket një grabitësi.
Një automjet është djegur ditën e sotme në Shkodër ndërsa policia ka thënë se makina kishte targa false. Dyshohet se mjeti është përdorur nga një grabitës që ka vjedhur bagëti në zonë.
Policia ka thënë se më datën 16. 02. 2014, në orët e para të mëngjezit në fshatin Shkjezë, Komuna Bushat e rrethit Shkodër, është marrë informacion se është duke u djegur një automjet.
Gjykatësi dënon trafikantin shqiptar: Kufijtë e Britanisë si një “sitë që rrjedh”.
Një gjykatës britanik i ka përshkruar kufijtë Mbretërisë së Bashkuar si “një sitë rrjedh” pasi dha dënimin për një shtetas shqiptar të akuzuar për tregti droge.
Gjyqtari shqyrtoi rastin e një tregtari të paligjshëm të drogës që ka hyrë në Britani si emigrant dhe ishte deportuar tri herë, por më pas ishte kthyer për të kryer shumë krime .
Shtetasi shqiptar Baksim Bushati, 37 vjeç, u dënua me shtatë vjet burg , pasi ai u gjet me pothuajse 1 kg kokainë me vlerë £ 26.875 dhe 14.000 £ në para të gatshme në shtëpinë e tij .
Elbasan, gjendet në rrugë një person i pajetë.
Një person i seksit mashkull është gjetur i pajetë në orët e pasdites në qytetin e Elbasanit. Mësohet se viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit në rrugë. Sakaq nga ana e uniformave blu dyshohet se shkak për vdekjen e tij ka shërbyer mbidoza e drogës, pasi pranë trupit të të ndjerit janë gjetur disa shiringa. Ndërkohë aktualisht nga ana e policisë vijon puna për identifikimin e personit të pajetë si dhe për të zbardhur plotësisht shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morg.
Fier, makina del nga rruga, plagosen tre persona.
Tre persona janë plagosur nga një aksident i ndodhur sot në Fier. Burimet nga vendi i ngjarjes, na bëjnë me dije se paraditen e ditës së sotme, në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndodhur një aksident.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vajkan. Në makinën tip “Benz” me targa Tr 3757 I në të cilën udhëtonin 3 persona, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë. Kurse dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Jashtë rrezikut për jetën është djali i drejtuesit të mjetit, 12-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga autoritetet përkatëse.
Topalli në NATO: Oligarkët shtypin opozitën përmes parave.
Si pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentere të NATOs sot Jozefina Topalli mori pjesë në takimin e Komitetit të Çështjeve të sigurisë dhe të mbrojtjes. Në takim mes folësve elitar ishte dhe zëvendës asistenti i sekretarit të përgjithshvm James Apparthurai. Në takim u diskutuan çështje që lidhen me Zhvillimet në Ukrainë, Siri, etj. mbledhja zhvillohet para Samitit të Natos që do mbahet në Britani. Ndërhyrja e znj.
Tepelenë, gjendet i mbytur 51 vjeçari në ujërat e Vjosës.
TEPELENE-Një 51-vjeçar është gjetur i pa jetë në ujërat e lumit Vjosë në Tepelenë paraditen e sotme.
Engjëll Hadëri ishte larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit dhe më pas është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Vjosë.
Policia bën me dije se dyshohet që 51-vjeçari të jetë vetëmbytur pasi në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ende nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë viktimën drejt vendimit ekstrem. Policia ka nisur hetimet.
“Lungomare”, juria përzgjedh 5 kompani për shëtitoren e Vlorës.
TIRANE-Juria ndërkombëtare ka përzgjedhur 5 kompanitë për ndërtimin e vijës bregdetare të Vlorës.
Më 21 shkurt 5 kompanitë do të prezantojnë projektet në Vlorë.
Kompanitë e përzgjedhura janë “ L’Auc” Paris, “ Dogma” Belgjikë-Itali, “ HFF” Zvicër , “ MBAS” Gjermani dhe “XDGA” Belgjikë. Përzgjedhja e kompanisë fituese do të bëhet në Vlorë. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit bëri me dije se në konkurrim ishin regjistruar 110 studio të huaja.