Nishani uron Presidenten Jahjaga me rastin e Festës së Pavarësisë së Kosovës.

Postuar në 17 Shkurt, 2014 03:03

Mesazhi i urimit i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e 6-vjetorit të Pavarësisë:“E nderuar Zonja Presidente,

Kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju uroj përzemërsisht Ditën e Pavarësisë, Juve dhe gjithë popullit të Kosovës!

Më lejoni t’ju ripohoj, Zonja Presidente, angazhimin tim e të vendit tim, në  intensifikimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik të marrëdhënieve që karakterizon Shqipërinë dhe Kosovën, për t’i shndërruar ato në model rajonal, në të mirë të zhvillimit të dy vendeve tona, përmbushjes së aspiratave të përbashkëta eurointegruese, si edhe në ndihmë të kohezionit mbarëshqiptar.

Republika e Shqipërisë i gëzohet arritjeve të mëdha shtetkonsoliduese, angazhimeve rajonale dhe evropiane që Kosova ka përmbushur përgjatë këtyre gjashtë viteve modeste, si edhe garanton mbështetjen e vazhdueshme në vazhdimësinë e mëtejshme të përballjes së këtyre sfidave.

Duke ju shprehur konsideratën time më të lartë, si edhe dëshirën për t`Ju mikpritur së afërmi në Tiranë, ju lutem pranoni edhe njëherë, e nderuar Zonja Presidente, urimet e mia më të ngrohta e të sinqerta për këtë festë të shënuar mbarëshqiptare!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.