Gjykatësi dënon trafikantin shqiptar: Kufijtë e Britanisë si një “sitë që rrjedh”.

Postuar në 16 Shkurt, 2014 15:04

Një gjykatës britanik i ka përshkruar kufijtë Mbretërisë së Bashkuar si “një sitë rrjedh” pasi dha dënimin për një shtetas shqiptar të akuzuar për tregti droge.
Gjyqtari shqyrtoi rastin e një tregtari të paligjshëm të drogës që ka hyrë në Britani si emigrant dhe ishte deportuar tri herë, por më pas ishte kthyer për të kryer shumë krime .
Shtetasi shqiptar Baksim Bushati, 37 vjeç, u dënua me shtatë vjet burg , pasi ai u gjet me pothuajse 1 kg kokainë me vlerë £ 26.875 dhe 14.000 £ në para të gatshme në shtëpinë e tij .
Nga viti 2005 , ai ka qenë i dënuar me burg për pesë vjet për vepra të dhunës, dhe përdorim të dokumenteve të rreme të identifikimit.
Pavarësisht se është dëbuar nga Britania e Madhe ai u kthye për të bërë edhe më krime, shkruan Daily Mail.
Dje , gjykatësi Richard Bray ka kritikuar Qeverinë duke thënë se kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar ‘rrjedhin si një sitë . ”
Dje ky gjykatësi kritikoi qeverinë britanike, duke iu referuar rastit te fundit te shqiptarit qe u ka shpëtuar autoriteteve, duke i konsideruar kufijte e Britanise si një sitë që rrjedh.
“Këto gjëra janë raste klasike studimi qe tregojnë nëse autoritete e bëjnë punën mirë apo jo” tha gjykatësi në gjykatën e Northampton.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.