Shkodër, digjet makina, dyshohet se i përket një grabitësi.

Postuar në 16 Shkurt, 2014 15:09

Një automjet është djegur ditën e sotme në Shkodër ndërsa policia ka thënë se makina kishte targa false. Dyshohet se mjeti është përdorur nga një grabitës që ka vjedhur bagëti në zonë.
Policia ka thënë se më datën 16. 02. 2014, në orët e para të mëngjezit në fshatin Shkjezë, Komuna Bushat e rrethit Shkodër, është marrë informacion se është duke u djegur një automjet.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se po digjej një automjet tip Benz, i cili dyshohet se kishte tragat fallso. Në afërsi të mjetit u gjet dhe një bagëti lopë, e cila dyshohet se ishte vjedhur në këtë fshat.
Strukturat e hetimit të krimeve po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.