Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, arrestohet me armë “anëtari i Bandës së Durrësit”

Postuar në 19 Shkurt, 2014 16:20

Arrestohet nga Policia e Tiranës 33-vjeçari Indrit Rusi, i cili dyshohet të jetë pjestar i bandës së Durrësit.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë së Tiranës që thanë se i riu është vënë në pranga pranë digës së liqenit artificial.
Në momentin e arrestimit Indrit Rusit i është gjetur një pistoletë e tipit “Glock” dhe një krëhër me 15 fishekë.
Forcat e komisariatit numër dy në Tiranë që kanë kryer arrestimin e tij duke e konsideruar person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aksioni është koduar “Telefonata e fundit”.

Ndryshimi i pagave në polici, zbardhen tabelat.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 15:38

Pagat janë rritur si përqindje (kolona e fundit e tabelës bashkëngjitur), ndërkohë që disa paga kanë ulje sepse është aplikuar “norma e vështirësisë”, që do të thotë së një punonjës policie me gradën “Kryekomisar”, që punon në terren, ka koefiçent të rritjes së pagës shumë më të lartë se një punonjës policie me të njëjtën gradë që punon në zyrë.

Rritja më e madhe është bërë për nivelet më të ulëta (gradat e poshtme), që në përgjithësi janë punonjësit e terrenit.

Ambasada apel shtetasve amerikanë: Bëni kujdes nga protesta e PD.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 15:12

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj që të kenë kujdes në protestën e ditës së enjte të organizuar nga opozita. “Partia Demokratike ka thërritur protesta kundër qeverisë të enjten, 20 shkurt, në orën 1:00 pm në sheshin Skëndërbej. Protestuesit do të mblidhen në shesh dhe do të marshojnë drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit drejt Sheshit Nënë Tereza. Demonstratat dhe aktivitete të tjera që nisin paqësisht mund të kthehen në konfrontime. Shmangni zonat e demonstratës, jini të kujdesshëm ndaj grumbullimeve të mëdha, protestuesve apo demonstruesve.

Qeveria ndryshon pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 13:35

Këshilli i Ministrave ka vendosur të ndryshojë pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit. 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 88, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

Mashtrimi 3 milionë dollarë me TVSH, Tiranë, arrestohet biznesmeni.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 13:33

Një biznesmen është arrestuar sot me akuzën e mashtrimit me skemën e TVSH-së në Tatime.
Shtetasi Besim Hoxha, është vënë në pranga me urdhër të prokurorisë pasi akuzohet për mashtrim me dëm financiar 3 milionë dollarë.
Biznesmeni Besim Hoxha akuzohet pas një hetimi për akuzën e ” mashtrimit” të kryer prej disa muajsh nga Doganat dhe Prokuroria e Tiranës.
Gjykata e Tiranës kishte lëshuar urdhër arrest për këtë shtetas dy ditë më parë, pasi nga hetimet, dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit është 3 milionë dollarë.

Peshkopi, rrëzohet duke luajtur në shkollë, nxënësi 7 vjeç bie në koma.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 09:22

PESHKOPI-Një nxënës i klasës së parë në Peshkopi u aksidentua në shkollë gjatë një loje. I mituri është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Tiranës.

Ngjarja ndodhi në një shkollë 9-vjeçare në komunën Tomin ku nxënësi 7 vjeç me inicialet G.D është rrëzuar duke rënë në pjesën e pasme të kokës. Mjekët në spitalin rajonal kanë konstatuar dëmtime të rënda në kokë ndaj rekomanduan dërgimin për trajtim më të specializuar drejt Tiranës. Mjekët thanë se fëmija aktualisht ndodhet në gjendje kome.

KQZ i jep mandatin e deputetit Edmond Panaritit.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 08:16

TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, i dha mandatin e deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në Qarkun Durrës, Edmond Panariti. Z. Panariti aktualisht mban postin e ministrit të Bujqësisë në kabinetin qeveritar.

Pas njoftimit të Kuvendit për plotësimin e vakancës së krijuar pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të znj. Ermira Koçi, KQZ i kaloi mandatin e deputetit kandidatit në listën shumëemërore të LSI-së, Edmond Panariti.

Peqin, hetim për falsifikim zyrtarit të komunës Pajovë.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 06:26

PEQIN-Policia e Peqinit ka nisur proçedimin penal për 58-vjeçarin me iniciale B.L, me detyrë përgjegjës i zyres se urbanistikës në komunën Pajovë, si dhe për një person tjetër.

Platini në Tiranë: Punimet për Stadiumin e ri, në shtator.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 05:49

TIRANE-Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka mbërritur  sot në Tiranë në orën 09:10 dhe vetëm një orë më pas ka pasur një takim zyrtar në FSHF me presidentin Armand Duka. Në takim ka marrë pjesë edhe sekretari i federatës, Ilir Shulku, si dhe delegacioni i UEFA-s.

Platini i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë të UEFA-s, kryesisht ekspertë në fushën e futbollit masiv dhe infrastruktures, rreth orës 10:30 ka zhvilluar një takim zyrtar me kryeministrin Edi Rama dhe zv.ministrin e Sporteve.

Rama pret shoqatën e agjencisë së sigurimeve: Plan strategjik për këtë sektor.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 04:22

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e shoqatës së agjencive të sigurimeve. Në këtë takim u fol për problematikën dhe shqetësimet e publikut dhe të shoqatës në lidhje fushën e sigurimeve.

Kryeministri theksoi se kjo fushë përbën një potencial të madh zhvillimi për Shqipërinë dhe për pasojë nevojitet një strategji e plotë zhvillimi për të ardhmen, për t’u larguar një herë e mirë nga arnimet e vazhdueshme që janë bërë në këtë sektor.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara