Mashtrimi 3 milionë dollarë me TVSH, Tiranë, arrestohet biznesmeni.

Një biznesmen është arrestuar sot me akuzën e mashtrimit me skemën e TVSH-së në Tatime.
Shtetasi Besim Hoxha, është vënë në pranga me urdhër të prokurorisë pasi akuzohet për mashtrim me dëm financiar 3 milionë dollarë.
Biznesmeni Besim Hoxha akuzohet pas një hetimi për akuzën e ” mashtrimit” të kryer prej disa muajsh nga Doganat dhe Prokuroria e Tiranës.
Gjykata e Tiranës kishte lëshuar urdhër arrest për këtë shtetas dy ditë më parë, pasi nga hetimet, dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit është 3 milionë dollarë.
Add new comment