Peqin, hetim për falsifikim zyrtarit të komunës Pajovë.

PEQIN-Policia e Peqinit ka nisur proçedimin penal për 58-vjeçarin me iniciale B.L, me detyrë përgjegjës i zyres se urbanistikës në komunën Pajovë, si dhe për një person tjetër.
Burime të Policisë bënë të ditur se “proçedimi penal ndaj 58- vjeçarit ka nisur pas një kontrolli që Policia ka ushtruar në banesën e shtetasit L.T në fshatin Pajovë, i cili po kryente ndërtimin e një kati shtesë në banesën e tij, nderkohe qe ishte falsifikuar leja e ndërtimit nga ana e përgjegjësit të zyrës së urbanistikës. Materialet në ngarkim të dy personave i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.
Add new comment