Platini në Tiranë: Punimet për Stadiumin e ri, në shtator.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 05:49

TIRANE-Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka mbërritur  sot në Tiranë në orën 09:10 dhe vetëm një orë më pas ka pasur një takim zyrtar në FSHF me presidentin Armand Duka. Në takim ka marrë pjesë edhe sekretari i federatës, Ilir Shulku, si dhe delegacioni i UEFA-s.

Platini i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë të UEFA-s, kryesisht ekspertë në fushën e futbollit masiv dhe infrastruktures, rreth orës 10:30 ka zhvilluar një takim zyrtar me kryeministrin Edi Rama dhe zv.ministrin e Sporteve.

Në këtë takim është diskutuar në radhë të parë për projektin e qeverisë për masivizimin e futbollit edhe në shkolla, projekt i cili sponsorizohet edhe nga UEFA. Kjo e fundit i ofron Shqipërisë bazë materiale (topa, uniforma etj), si dhe ka marrë përsipër që të trajnojë disa specialistë, që do merren specifikisht me klasat sportive.

Mësohet se ky projekt fillimisht do të bëhet në disa shkolla të vendit dhe më pas do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Por, ky projekt duket se është vetëm “sebepi” i kësaj vizite dhe takimit me kryeministrin Rama, pasi çështja më e prekshme dhe e rëndësishme është ajo që lidhet me stadiumin e ri, “Qemal Stafa”.

Kryeministri Rama informoi presidentin e UEFA-s, Mishel Platini se stadiumi ‘Qemal Stafa’ nuk përmbush kushtet për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare dhe për këtë arsye, shtoi ai, në muajin shtator do të fillojnë punimet për të ndërtuar stadiumin e ri në Tiranë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.