Ndryshimi i pagave në polici, zbardhen tabelat.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 15:38

Pagat janë rritur si përqindje (kolona e fundit e tabelës bashkëngjitur), ndërkohë që disa paga kanë ulje sepse është aplikuar “norma e vështirësisë”, që do të thotë së një punonjës policie me gradën “Kryekomisar”, që punon në terren, ka koefiçent të rritjes së pagës shumë më të lartë se një punonjës policie me të njëjtën gradë që punon në zyrë.

Rritja më e madhe është bërë për nivelet më të ulëta (gradat e poshtme), që në përgjithësi janë punonjësit e terrenit.

Për të gjithë tabelën, nuk është përllogaritur përqindja e përfitimin nga aplikimi i taksës progresive, që për pagat e ulta është shumë më i lartë. (Për shembull, nëse gradës inspektor, i është rritur paga 21%, bashkë me aplikimin e taksës progresive, rritja reale e pagës shkon mbi 25%).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.