Fier, makina del nga rruga, plagosen tre persona.

Postuar në 16 Shkurt, 2014 11:29

Tre persona janë plagosur nga një aksident i ndodhur sot në Fier. Burimet nga vendi i ngjarjes, na bëjnë me dije se paraditen e ditës së sotme, në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndodhur një aksident.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vajkan. Në makinën tip “Benz” me targa Tr 3757 I në të cilën udhëtonin 3 persona, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë. Kurse dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Jashtë rrezikut për jetën është djali i drejtuesit të mjetit, 12-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga autoritetet përkatëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.