Arkiv-Lajme të përditësuara
Shkolla e policisë, 2-3 maj testimi me shkrim i aplikanteve femra të pakualifikuara.
Policia e Shtetit ka përcaktuar datat 2 dhe 3 maj për të zhvilluar testimin me shkrim të gjitha aplikantet femra që në testimin kaluar nuk kanë grumbulluar 50 pikë.
Kosovë, Krasniqi uron Ditën Ndërkombëtare të Punës.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e festës së 1 Majit, uron sot të gjithë qytetarët për festën ndërkombëtare të punës.
“Kosova është në vazhdën e përpjekjeve për të konsoliduar shtetin ligjor dhe të së drejtës, si bazë për zhvillim ekonomik, kulturor dhe social të vendit, drejt sigurimit të një jete sa më të dinjitetshme, si dhe punë dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj”, theksohet në mesazhin e kryeparlamentarit Krasniqi.
Athinë, shqiptari arrestohet me 445 kilogramë drogë.
Një shtetas shqiptar është vënë në pranga me një sasi të madhe droge në Athinë.
Plot 445 kilogramë drogë mësohet se i janë sekuestruar shtetasit shqiptar të cilit i janë kapur edhe 510 euro dhe 2 celularë.
Policia ka thënë se droga e ndarë në 356 pako, u gjet në banesën e shqiptarit.
Më herët policia greke kapi edhe 21 kg marijuanë në Kapshticë.
Policia greke ka thënë se droga në të dy rastet ka pasur si vend origjine Shqipërinë.
Turqi, përplasje mes policisë dhe manifestuesve me rastin e 1 Majit.
Policia turke shpërndau sot me pompa uji dhe gaz lotsjellës qindra manifestues që tentuan të kundërshtonin ndalimin e manifestimeve me rastin e 1 majit në Sheshin Taksim, shesh emblematik i protestave kundër qeverisë.”Policia ka ndërhyrë me ndihmën e automjeteve të pajisura me pompa uji kundër manifestuesve, të cilët tentuan të largonin me forcë barrierat e ngritura në lagjen Besiktas për të arritur në Sheshin Taksim”, theksoi një gazetar.
Vrasja e të kërkuarit në Elbasan, policia shoqëron 15 të dyshuar.
Policia e Elbasanit ka shoqëruar të paktën 15 persona në lidhje me vrasjen e shtetasit Arben Ceta i cili u qëllua me tre plumba pasditen e djeshme në këtë qytet.
Personi me precedentë penalë ka qenë i dënuar për një vrasje në vitin 1998 dhe ka kryer 13 vite burg për këtë krim.
Per kete aresye policia dyshon se vrasja ka ndodhur per hakmarrje. Viktima u lirua nga qelitë në vitin 2011 por ne vitin 2013 u arrestua për vjedhje ne nje karburant.
Has, trafik armësh drejt Kosovës, në pranga 2 persona.
Dy persona janë vënë në pranga nga policia ditën e sotme nën akuzën e trafikut të armëve. Policia bën me dije se ka arrestuar Abdi Lleshi 51 vjeç, dhe Riza Lleshi 47 vjeç. Të arrestuarit janë banorë të fshatit Kishaj.
Kinë, shpërthim në një stacion hekurudhor, 3 të vdekur dhe 79 të plagosur.
Të paktën tre persona u vranë dhe 79 të tjerë u plagosën sot në mbrëmje pas shpërthimit para një stacioni hekurudhor në Urumqi, kryeqytet i rajonit Xianjiang në Kinë, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsihua.Shpërthimi, i cilësuar nga Hsinhua si një sulm terrorist i dhunshëm, ndodhi ditën kur presidenti, Xi Jinping përfundoi një vizitë në rajon
Departamenti i Shtetit: Qeveria Berisha u informua që në 2012 për rekrutimet e shqiptarëve drejt Sirisë.
Departamenti i Shtetit ka publikuar raportin per terrorizmin qe i referohet vitit 2013. Me poshte gjeni konstatimet kryesore te raportit per Shqiperine.
Vështrim i Përgjithshëm: Shqipëria zhvilloi zgjedhje kombëtare në vitin 2013, ku qeveria ndryshoi nga një koalicion i drejtuar nga PartiaDemokratike e qendrës së djathtë në një të udhëhequr nga Partia Socialiste e qendrës së majtë. Ndryshimi në qeveri nuk ndikoi në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë kundër terrorizmit, ku administrate e re vazhdoi marrëdhënien e fortë të bashkëpunimit të vendit me SHBA.
Dëshmitarët në gjykatë: S`i pamë vrasësit e Dritan Lamajt.
Gjykata e krimeve te rënda mori në pyetje sot disa dëshmitarë të ngjarjes ku mbeti i vrarë kryekomisari Dritan Lamaj më 24 shkurt 2013.
Po ashtu në gjykatë dha dëshminë e tij edhe pronari i makinës BMVV që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.
Ai mohoi njohjen me Arben Frrokun apo të dënuarin për grabitjen e mjetit te tij, Gentjan Bejtja. Fatmir Lulaj dëshmoi për 45 minuta para Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke treguar momentet e vjedhjes së makinës në Durrës më datë 22 shkurt, dy ditë para vrasjes së ish-shefit të Komisariatit të Kombinatit.
Situata në Ukrainë, Bushati: Ka sjellë në pikëpyetje perimetrin e sigurisë së NATO-s.
Ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati po merr pjesë këto ditë në një konferencë për NATO-n dhe Bashkimin Evropian të organizuar nga Këshilli i Atlantikut, një organizatë jo-qevertiare në Uashington. Konferenca mblidhet për të shënuar arritjet drejt krijimit të një Evrope të lirë dhe të bashkuar. Konferenca po zhvillohet në një kohë kur në qendër të sigurisë së Evropës ka dalë kriza mes Rusisë dhe Ukrainës pas aneksimit të Krimesë nga Moska. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ai shprehet se kriza e Ukrainës ka sjellë efektet e saj edhe në rajonin tonë.